Dy banda ka Shqipëria, PD-ja dhe LSI-ja!..

Leda Hysa

Mbasi brodhën katër orë,

gjithë u kthyen në oborr,

në oborrin e Shtëpisë,

foli Njëshi i partisë.

 

Dhe tha në Shtëpinë Qendrore:

“Protesta më madhështore!?..

“Lulash ziu t’u ngjatë jeta,

nuk kishe as dhjetëmijë veta!

 

Ne të thamë-o kalander,

gënjeshtrat droni t’i nxjerr,

as prania e Doktorit,

s’mbushte gjysmën e oborrit!

 

Pa mé thuaj ti-o Gore,

sa mban Shtëpia Qendrore?!

Sikur plot e plot të jetë,

nuk mban as 20 mijë vetë!

 

S’na thua as ti-as Mona,

përse vazhdoni akoma,

në çdo muaj-more djalë,

me të njëjtin ritual!

 

Pallavrat për madhështi,

tani nuk i ha njeri,

se kanë sy edhe shikojnë,

se si njerëzit po firojnë!

 

Njëmijë vjet është larg fitorja,

veç nga Kamza dhe Bathorje,

s’ndezët dot-more të gjorë,

rebelimin popullor!

 

Njerëzit kot po i meroni,

të njëjtat gjëra u thoni,

i shkulni nga anë e anës,

gjer në qendrën e Tiranës!

 

Çdo protestë e shumë më pak,

po më shumë alabakë,

më shumë zjarr e më shumë flakë,

dhe më shumë etje për gjak!..

 

Kush godet mbi polici, e ka vendin në qeli,

policia s’reagon, po në çast ju shpartallon,

shkon e provokon çdo horr,

as shkop gome nuk përdor!

 

E di ti dhe e di unë,

policia s’përdor dhunë,

të tërhequr rrinë shpesh,

sikur s’janë fare në shesh!.

 

Marrin zemër alabakët,

dhe nga kjo i shtojnë flakët,

shtojnë gurët edhe shashkat,

tani shtuan edhe maskat!

 

Të dy kordonet e parë,

djem e vajza shqiptarë,

veç duart-gjë tjetër s’kanë,

në mëshirë të fatit janë!

 

Po Lulashi turfullon,

gjithë me burg i kërcënon,

unë i them-“O kec i shtirë,

merr një brisk të mprehur mirë!.”

 

Merr një brisk-trapin u rruaj,

s’bie kush në dorën tuaj,

dhe vetë e dini shumë mirë,

se jini duke u shkrirë!

 

Dhe Kryemadhi-për dreq,

flet si mashkull e më keq,

bërë si Dekuci i Laçit,

di veç gjuhën e kërbaçit!

 

Ç’mendoni ju-o legena,

që ndyni këto poema,

nga kushdo që shkelet Ligji,

vepron shteti edhe gjyqi!

 

Nuk është bandë policia,

por PD-ja LSI-ja,

janë dy bandat më të ndyra,

Luli dhe Mona dy zgjyra!

 

Me bomba-me flakë e dhunë,

veç vetes i prishni punë,

si s’kuponi-o çyrikë,

se Ramës i shtoni pikë!

 

Ju të cohur-të pakallur,

dy subjekte për t’u tallur,

ju “shumica absolute”,

përse i ikni çdo lufte!

 

E  vetmja luftë legale,

është lufta elektorale,

tani janë zgjedhjet lokale,

dy bandat s’do shkojnë fare!

 

Bythë e plasur-po mos shkoni,

dhe veten nuk e provoni,

kështu shfarosen partitë,

pak nga pak e ditë për ditë!

 

Mona dhe Luli kolosi,

cikli juaj ditët sosi,

sosi gjarpri me dy krena,

do dilni fare nga skena!

 

Unë vë bast gjithë ç’kam nga jeta,

po s’u dorëhoq Ilir Meta,

do kthehet të marrë partinë,

të shpëtoi LSI-në!

 

Po PD-ja s’ka më shpresë,

është e sigurt që do vdesë,

po Lulashi ndihet lis,

thotë:”Nuk pranoj kompromis!..”

ARBEN DUKA

Share This Article
18 Comments
    • Nuk ka 2 banda i nderuari Duka,por ka 3!
      Dhe kjo e treta eshte me e rrezikshmja se mbahet si atdhetare por eshte TRADHETARE!
      Kjo parti eshte PARTIA SOCIALISTE,qe ka per kryetar armikun e LANC-it Edi Ramen!
      Kesaj partie bande i besuam dhe ia dhame te gjitha votat,por na futi thiken pas shpine ne pabesi!

  • Nuk jane dy banda, jane tre dhe nuk te falet, ke harruar banden me te rrezikshme, ate te PS, qe duke patur qeverin ne dore po ben kerdine duke vjedhur. Madje po te mos ishte PS bande dy te tjerat s’do te paraqisnin as nje rrezik per vendin dhe popullin. Eshte banda PS qe ushqen dhe i ben me agresive dy bandat PD dhe LSI. Sa mire do te ishte ne qofte se PS s’do te ishte edhe ajo bande hajdutesh, por ……kjo eshte fatkeqesia jone! Poezia do te ishte aktuale dhe ne perputhje me gjendje tone reale po te kishte titullin “Tre banda ka sot Shqiperia, PS, PD dhe LSI-ja”

  • O, Arben ngele bythelepires gjithe jete a derezi.Po rilindja nuk eshte bande apo i ndan sipas interesit,po mjaft se po behesh i shpifur dhe per lexusin.

    • Po.por per lexues si puna jote,si puna e ketij tjetrit mark M… a qysh i flasin ndryshe,per infon,apo çenshurra,thenur ndryshe.tartufi po se po…

      • qipe vazhdo ha nga ai i gjyshes se nuk ke mend ti per kesisoj punesh. Te fala alter egos tend Netit.

  • Doli Luli me ca veta
    Kishte dhe “Poshte hajduti”-n
    “Do rrezojme Ramen!”,tha-
    Ne fakt,i hengren “tartufin”…

    Dhe u mbushen plot 3 here
    Qe “e rrezoi” Luli i ngrate,
    Por inatin s’e ka nxjerre…
    Ben plan ta rrezoje prape!… 🙂

    “Trim” te tille s’kishim pare,
    Trim qe meriton kapister!
    Thote “Ramen e rrezuam!” –
    Rama prape Kryeminister!… 🙂

  • Ky qe ben bejte pafund, eshte i semure mendor i fiksuar pas luftes kunder armikut te klases dhe te partise.
    Po kur PS hynte ne parlament me bilbila: po kur deputetet e PS shhtriheshin dhe zhgryheshin rrugeve te Shqiperise; po kur bllokuan parlamenntin dhe ndenjen ne protese aq sa nderkombetaret i ftuan ne ” krokodili” dhe keta te PS i ulen breket dhe kthyehn flete cfar ishin?
    He o bejtexhi, qe dhe bejtexhi nuk je, por je “ROMUZEXHI ” si na e shpjegon kete?

    • Eh mor”Popull” i ngrat
      Kë vrau Rama,o lugat
      vrau tëtem,apo të tat?
      Hidhu nje sy, i ke ne shtrat
      si dy zogj,flene rehat
      Se eshte Rama atje larte
      s’eshte salehi përgjëratë
      e kujtohet ajo date
      kur vrau ne bulevard?

      • shqipe shoqe c’fare me thua,
        ke vrau Rama me pyet mua?
        ka vrare rinine nuk e shikon?
        po degdiset ne emigracion,
        ka 6 vjet ky Ram ne pushtet,
        me fukarallek kudo komplet,
        ka vrare mbare ket Shqiperi,
        tuj e zhyt komplet ne varferi,
        s’ka me krim per nje pushtet,
        se kur varferon popullin e vet,
        ja oj shqipe ke Rama ka vrar,
        ka vrar mbar popullin shqiptar.

        • RAMA?!
          “Vrau pop.shqiptar?!”
          E c’ka thua o i marr!
          nje miljon qe e votuan
          Jane ketu edhe e duan…

          Edhe prap do e votojne
          më shume se heren e pare
          Se do jene dhe nga e djathta
          gjithe ata qe jane te mbare

          I sheh c’bejne ne kuvënd
          Mbledhur llum i Shqipris!
          Quaj llum per kete vënd
          Cilindo prapa salise…

          Qofte fshatar a qytetar
          qofte Dash Shehi,babaxhani…
          More, qofte edhe shkencëtar
          more qoft dhe vet hajn Shtajni

          Ama, jane pas sal murtajës?
          Të Sali,krye/hajdutit,?
          Vrasesi i 97=tës.?
          Pak t’i quash, M… stërr… mutit…

          Nese, edhe ty o “Popull”
          T’a është zënë kuka me derë!
          Doemos qe je ne vorbull
          je njesoj si shume te tjerë!…

          Dhe lum miku qe t’a dish
          nuk jam shoqe,por jam shok.
          Jam Shqipe,që s’bëhem pis
          Safi lab, me këmbë në tokë.

          Kaq dhe u pjekshim për mire
          ne qershorin,që afron
          Qe te dy do bejme sehir
          Mund t’më thuash,kush fiton?

          Fiton Ramë “Gjakatari,”
          Apo, sali “Paqësori?”
          Sepse lulush hokatari
          u bë cjap,por jo përçori…

  • Tamam,s’e luan topi.I madh si gjithmone Arben Duka.Dy banda,njera me e rrezikshme se tjetra.Banda e PD-se kaloi formalisht nga karta e djegur e UDB-istit vicidolas,ne duart e loqes se ckordhur,agjentit me te ri te UDB-se (Valle ku i coi informacionete masakres nda shqiptareve…Lyl idioti,kujt ja dorezoi ? dhe pse s’pipetiu gje per to? e me pas ngjiti me vrap shkallet e hierarkise se bandes se Berishovicit,deri sa dhe formalisht mori dhe freret?).Kurse banda tjeter edhe pse e vogel,nuk mund te akuzohet per ndonje firme tradhetie e spiunazh,por eshte nje gjenderr e rrezikshme kanceroze,sepse i ben veri bandes se madhe dhe cdo gjeje te ndyre qe ata bejne,pasurohet dhe per vete,duke shfrytezuar koniukturat dhe nxit korrupsionin me cdo gje qe prek me doren e saj te mallkuar.Kjo e dyta,po nuk iku nga duart e pises grua,karrieristes se terbuar dhe pa kufi ,me nje cizme,qe e ka marre peng,ne saje dhe te mbeshtetjes se floririt Like,sheikut nga Skrapari,do shkoje atomatikisht drejt zhdukjes dhe kjo do te jete nje clirim per sistemin tone politik.Pra ,eshte me shume vend thenia lapidar e Arbenit “Dy banda ka shqiperia,PD-ja dhe LSI-ja” dhe drejtohen nga “Shejtanet e Tirones…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *