KRONOLOGJIA: Viti 2015, një vit i zi për aviacionin civil

redaktor

Një AirBus, A320 pjesë e kompanisë Germanwings (Lufthansa) është rrëzuar dje në Francën Jugore.

Aeroplani fluturonte nga Barcelona drejt Düsseldorfit. Avioni i rrëzuar ishte 24 vjeçar dhe fluturonte prej vitit 1991.

Viti 2015 ka qenë një vit i zi në aviacionin civil.

Kronologjia:

24 mars 2015– fluturimi i Germanwings i nisur nga Barcelona drejt Duseldorfit përfundoi me një përplasje në malet e Provenzës, një zonë e pabanuar në Alpet franceze. Në bord ishin 150 persona

4 shkurt 2015– avioni Atr72 i Transasia Airways humbi në mënyrë të papritur kuotë dhe përfundoi në lumin Keelung në Taipei, pasi gobiti një urë. Në total 43 të vdekur dhe 17 të plagosur.

28 dhjetor 2014– një avion i linjës AirAsia me 162 persona në bord i nisur nga Surabaya, në Indonezi dhe i drejtuar në Singapor ndërpreu kontaktet me qendrën e kontrollit rreth 50 minuta pas nisjes së fluturimit. Mbetjet e avionit u lokalizuan në 31 dhjetor dhe asnjë nga pasagjerët në bord nuk i mbijetoi incidentit.

10 gusht 2014– një avion pasagjerësh u përplas në Iran, afër aeroportit të Teheranit. Nga 48 persona në bord, 39 vdiqën, ndërsa 9 mbetën të plagosur.

24 korrik 2014– një avion me 116 pasagjerë në bord u përplas në veri të Mali. Asnjë i mbijetuar.

23 korrik 2014– një avion I Transasia Airëays u përplas gjatë një uljeje emergjence në Tajvan, duke shkaktuar kështu vdekjen e 47 personave dhe 11 të plagosurve.

19 korrik 2014- një Boeing 777 i Malaysia Airlines, fluturimi MH17 nga Amsterdami në Kuala Lumpur, shpërtheu gjatë fluturimit mbi Ukrainë. Viktimat janë 298. Sipas hetimeve ndërkombëtare avionic u godit nga një raketë e hedhur nga rebelët.

8 mars 2014– një Boeing i kompanisë Malaysia Airlines i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit “u zhduk” gjatë fluturimit, me shumë gjasa ka rënë në oqeanin Indian. Pavarësisht kërkimeve të shumta, avioni nuk u lokalizua / DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *