Në kuadrin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit
Eqrem Çabej
- Disa mendime mbi nazalizmin e shqipes
Nazalizmi i shqipes lidhet e ngërthehet me një varg çështjesh të vështira të fonetikës historike të gjuhës, sidomos me historinë e grupeve të lashta nt, nd dhe – gjer diku – të metafonisë a:e, dy dukuri kryesore të fonologjisë diakronike të shqipes.
Nazalizmi vështirë të jetë këtu një dukuri ruajtjeje, konservimi, dhe një proces i gjithëmbarshëm i gjuhës. Pas gjase është një risim, një inovacion, relativisht i ri, i gegërishtes, i kryer mbase aty nga mesjeta e hershme, sikundër e kam vënë në dukje dhe me raste të tjera.
Në trajtimin e këtij kapitulli të fonetikës historike të shqipes duhej nisur, mendoj, prej gjendjes paleo-e mbarëshqiptare dhe para- historike. Aty duhej gjurmuar pikësëpari zhvillimi i zanoreve (kryesisht a, e, po edhe i, u e y) përpara një n-je, një n-je velare (tq) edhe një m-je. Pas kësaj të ndiqet gjurmimi i zanoreve hundore të gegërishtes dhe i historisë së tyre në raport me zanoret gojore përkatëse të toskërishtes. Duhej pra të ndiqej përfundimi pikësëpari për mbarë gjuhën, pastaj për dialektet. Trajtimi duhej të ruhej në atë mes të kryente një hov kapërcimi prej gjendjes indoevropiane fill e pandërmjetësisht te dialektet e shqipes.
Më me rëndësi se karakteri i zanores që u nazalizua më vonë (qoftë a, e etj.) është mbase vendi i saj përbrenda rrokjes e përbrenda fjalës: a ndodhet kjo zanore para një konsonanti të së njëjtës rrokje (tautosilabik) apo të rrokjes ndjekëse (heterosilabik); para një konsonanti që mbyllte rrokjen apo para njëi që nuk mbyllte rrokjen; apo para një konsonanti që me rëniien më vonë të zanores fundore erdhi e u gjend në fund të fjalës; apo mos ka qenë zanorja para dv konsonanteve, para ncL, ng, ns, nz, mb, mp etj. epokash të ndryshme. Me këto pozita të shumëllojshme ka gjasë që gjejnë shpjegim zhvi- llimet e ndryshme të këtyre zanoreve në periodën postetnike të gjuhës.
Historia e nazalizmit do studiuar, mendoj, në disa vija kryesore, brenda sistemit të gjuhës, mbi të gjitha me një kundrim njëkohësisht të trajtave emërore e foljore, për të parë fijet e zhvillimit në një fushë më të hapët, në një pamje më tërësore. Dhe aty mundë- sisht të mbahen parasysh përherë e vazhdimisht huazimet latine të shqipes, të cilat edhe këtu janë të një rëndësie vendimtare, për të rrokur më qartë zhvillimet paralele të fakteve dhe kronologjinë e tyre.
Kështu p.sh. fjalët e tipit drë drë dhe gdhë gdhë në pikëpamje të fonetikës historike qëndrojnë në të njëjtën shkallë me frë frë prej lat. jrenum, e më anë tjetër me foljet flë jlë, vë vë etj.; kurse qen prej lat. canem shihet qartë përkundrazi se shpiie në një tjetër formë bazë e një tjetër zhvillim të kësaj baze.
Në një grup të dytë hyjnë fjalët e tipit gja gjë (në krye të he- rës mbase një asnjanës), mulla mullë mullëri, murra murrë murrëri, ma më, huazimi latin shulld shullë shullëri nga solanum, edhe foljet la lë, za zë, e cila për nga ana e fonologjisë diakronike shkon kështu baras me emrin za zë.
Në një grup të tretë, e në opozicion morfonologjik me grupin e dytë që sapo u përmend, hyjnë emrat e tipit gërshanë gërshërë, gjylpanë gjilpërë, llanë llërë, tërshanë tërshërë prej një lat. *tri- mensana, zanë zërë prej lat. Diana, ranë rërë prej lat. arena, mbiemri i gjanë i gjërë me pjesoren banë bërë. Ky opozicion është i shumanshëm, multilateral: ai shfaqet dhe në shkallë të tjera vokalikë. Khs. geg. hi, tosk. hi, mulli mulli prej lat. molinum përkundrejt çeltinë çeltirë, rrëpinë rrëpirë. Ashtu edhe gju gju (forma bazë *glun) për- kundrejt grunë grurë.
Në një grup të katërt hyjnë hanë hënë edhe pjesoret dhanë dhënë, lanë lënë, thanë thënë, zanë zënë etj.
Në një të pestë emri anë me format foljore të tashme janë prej një baze *enti, kanë edhe hanë, me aoriistet e vetes së tretë shumës dhanë, lanë, qanë, thanë, që janë të mbarë gjuhës.
Në një të gjashtë danë darë bashkë me emrin e rrjedhës së ujit Lanë të Tiranës: tosk. larë.
Mund të ketë edhe grupe fonologjike të tjera. Gjithashtu edhe opozicione të tjera, të shumëfishta.
Në këtë mes del detyra të sqarohet historia e gjithë këtyre formave gjuhësore dhe të shpjegohen opozicionet dhe ndryshimet e tyre të sotmet. Këto ndryshime kanë të bëjnë natyrisht me karakterin e zanores, në lidhje edhe me karakterin dhe me numrin e konsonanteve që ndjekin a që ndiqnin atë zanore. Edhe opozicionet kanë arsyet e tyre historike. Me këto rrethana të hershme lidhen dhe rrethanat e sotme me intensitetet e ndryshme të nazalitetit (hundorësisë) të zanores, si p.sh. në emrat za, jrë përkundrejt trajtave të shquara zani, freni me zanoret e tyre me nazalitet më të pakët. Ndryshime këto që natyrisht kanë lidhje me rregullat e rrokjes që u çekën më sipër. Ashtu gjejnë shpjegim dhe më një anë pjesoret dhdnë tosk. dhënë, thanë tosk. thënë, më anë tjetër aoristet e vetes së tretë shumës dhanë, thanë etj. të mbarë gjuhës, të cilat u përmendën më sipër.
Grupi i kryehershëm a + n nuk më duket se ka dhënë përherë & në gegërishten e ë në toskërishten. Khs. me një anë trajtën e shkurtër geg. d tosk. e „është” të foljes substantive dhe numërorin nja një, të cilat që të dyja paravendojnë (presupozojnë) më fort baza më -en- sesa baza më -an-; më anë tjetër khs. përemrin pyetës geg. ka kë tosk. kë prej një baze indoevropiane *kuom, dhe përemrin dëftor (e vetor) geg. ata atë tosk. atë prej një indoeur. *tom, shqipe e lashtë *tan, ku ndërrimi indoeur. o: shq. a në të dyja rasat në gegërishten paraqitet edhe me e hundore pranë a-së hundore. As ndërrimi i grupit e + n të lashtë në geg. ë tosk. ë (tiipi drë, drë) nuk është i përgjithshëm, sepse ai ka dhënë edhe geg. a tosk. ë: khs. indoevr. *enti: shq. janë, lat. arena-, ranë rërë, tenta: tandë tëndë, centrum: qandër qëndër pranë qendër-s letrare. Aty hyn dhe pa- rashq. *olena: llanë llërë, pa qenë nevoja të paravendohet për këtë fjalë të shqipes një formë bazë *olona kinse formë në apofoni me gr. e vejtër cbXzvrj „bërryl”.
Nuk mohohet që zhvillimet e kryera në grupet e përmendura më sipër janë krologjikisht të dalluara, janë kryer në perioda gjuhësore të ndryshme. Dihet gjithashtu që në këto procese mjaft komplekse vihen re zhvillime të veçanta dialektore si dhe interferenca fonologjike, si p.sh. tosk. qenë edhe qënë, gjerë edhe gjërë, dhe geg. kd edhe kë, atđ e atë; po ashtu edhe tosk. krahinore (Bregu i Debit) ro (pak hundore) për „re reja” pranë së zakonshmes re, geg. rë, gjë që sqaron edhe formën vranët vrërët që lidhet me atë emër. Emri rë është përsëri një shembull që tregon se një en e moçme, në po- zicion silabik të caktuar, ka dhënë gegërisht edhe a e toskërisht edhe ë (vranët vrërët), e krahasueshme kjo me ranë rërë, qandër qëndër, tandë tëndë etj. që u zunë ngoje më sipër. Që anasjelltas edhe an e moçme ka përfunduar ndonjëherë në geg. en, tosk. ën, na e dëfton emri i krahinës Bena (dikur Benda) në Shqipëri të Mesme, në shqipen e Greqisë bëndë „anë, jaqe”, të dyja pas gjase prej it. banda.[1]
Nuk është vendi këtu për të hyrë në përndarjen e intensitetit të nazalizmit në dialektet e ndryshme të gegërishtes. As në lidhjet fonologjike e historike të nazalizmit e të rotacizmit. As në marrëdhëniet e mundshme të shqipes me rumanishten në këto dy dukuri të fonologjisë historike. Në gjuhën shqipe ka pasur një periodë pa na- zalizëm e pa rotacizëm. Për të parën dëshmon ndonjë huazim ballkanik, si rum. craciun „kërshëndella” prej një të lashte kërcun të shqipes, parashkallë e së sotmes geg. kërcu, tosk. kërcu kërcuri; e ndonjë toponim, si kufin mbi xhaden që kalon përtej Ulqinit. Nuk është vendi gjithashtu të shtjellohet nazalizmi sekondar, shpeshherë analogjik, në rasa si bucë, dru, fruth, kalli, Parriz, tra, ullx, urith të gegërishtes. As për denazalizimin në kushte të caktuara, në rasa si bri; brisk, maz: mëzat, rë: errët, rra: rraskë; sy: sysk e synoj, uth: uthull, vend: shumës vëse e vise. Khs. edhe Gjin: Gjikë, Gjon Gjokë.
Në punë të metodës vlen parimi i kufizimit në trajtim të temës. Del çështja se ç’do të trajtohet brenda kapitullit të nazalizmit dhe ç’nuk do të trajtohet në të. Del pra detyra e përcaktimit të caqeve të kësaj fushe studimore, në pikëpamje sinkronike e diakronike. Jo pak dukuri e probleme të sistemit fonologjik të shqipes nuk kanë të bëjnë me nazalizmin. Prandaj duhet të mbeten jashtë gjatë studimit të tij.
- Gjerbës
Në veprën e tij Die Slaven in Griechenland (Sllavët në Greqi) të vitit 1941 (f. 88, 126, 132) Max Vasmeri shënon prej Greqie toponimin ncepjurebi si emër të katër katundeve, të banuara edhe sot prej shqiptarësh: një në rrethin e Kardhicës në Tesali, një në rreth të Nauplias në krahinën e Argolidës në Morë; dy katunde në kra- hinën Ahaia po të Moresë, një në rreth të Kalavritës e tjetri në të Patrës. K. N. Biris[2] jep dhe emërtimet zyrtare të këtyre katundeve. Shënon edhe emrat e krerëve stratiotë që kanë dalë dikur prej ka- tundevet në fjalë, të cilët si mbiemër (llagap) kanë mbajtur të gjithë emrin e katundit të vet: në pajtim me parimin e gjuhës shqipe që emrat e familjeve shpeshherë nuk janë veçse emra vendesh, pa ndonjë zgjerim me anë prapashtese.[3]
Vasmeri e rrjedhon këtë emër katundesh prej sllavishtes. Ai vë për bazë të këtij emri një sllav. * *G~brbeš’b të padëshmuar si të tillë e të ndërtuar prej tij, të cilën e lidh brenda sllavishtes me *gi>rb-b „kurriz”, duke sjellë për krahasim nga kjo familje gjuhësore emrin topik Grbeši afër Mostarit në Hercegovinë, si edhe, me tjetër formin, emrin Grbalj po prej fushës serbokroate. Ky rrjedhim etimologjik ka gjetur miratim të mëtejmë, si te J. Schropferi[4] edhe te E. P. Hampi.[5] J. Zaimovi në këtë grup emërtimesh edhe sipas tij të rrjedhës sllave përfshin bile dhe Gjerbës-in e anëve të Beratit.[6] Autorët në fjalë me këta emra katundesh kanë thurur dhe një varg kombinimesh fonetike në lidhje me reflektimin e materialit sllav në toponomastikën greke e shqiptare në perioda gjuhësore të ndryshme. Kështu për Vasmerin e për Schropferin rKeppjteëi nga *G’brbesv është një emër që tregon se r e sllavishtes së vjetër pasqyrohet në greqishten edhe me er. Për Zaimovin Gjerbës-i i Beratit, të cilin ai nuk ndruhet ta japë G-brbes, me shtrembërim të dukshëm të formës reale, hyn në një grup toponimesh që dëshmojnë sipas tij për një prani formash të shquara bullgare me nyjë të prapme, të tipit Grad’bs(‘b). Mendimin e tij e rimerr Hampi, duke e zbatuar dhe në H<ipii:jTe6i-n e Greqisë: Duke e zbërthyer këtë emër në rK£p|ijre-6i, ai gjen edhe aty të njëjtin ndërtim morfosintaktik të sllavishtes me nyjë shquese të prapme. Sipas tij nëpërmjet të këtij emri shtohet lënda që dëshmon për një zhvillim morfologjik me rëndësi në lëmin e sllavishtes jugore. Ndryshe nga këta dijetarë, Biris rKsppjrebt-n e bie të ardhur prej emrit personal grek Gervasios. Një përparim në këtë çështje shënon mendimi i P. Furikit.[7] Ky dijetar arbëror i shquar i Greqisë (1878—1936) e vendoi FK£ppjre6i-n me të drejtë në vargun e toponimeve shqiptare më -ës të asaj ane, si Lopësi, Shalësi etj., dhe mbi dëshminë e këtij formimi morfologji/k pa edhe në të një emër të burimit shqiptar, pa mundur ndërkaq të diktonte më saktë këtë burim. Vasmeri në veprën e cituar (f. 315) e kundër- shtoi këtë mendim të tij.
Këto shpjegime të emrit me mjete të huaja bien poshtë të gjitha, kur ne në hetimin e kuptimit e të gurrës së tij të nisemi nga të dhënat reale: kryesisht nga përhapja e tij dhe nga forma e tij e mirëfillta.
Për sa i përket pikësëpari përhapjes, katunde me emrin Gjer- bës na shfaqen edhe jashtë Greqisë. Në Shqipëri, nga sa dimë ne, ka dy katunde të tilla, një në në Skrapar dhe një në Mallakastër të Egër në rreth të Ballshit. Ai i Skraparit dikur bënte pjesë në kra- hinarinë e Tomoricës. Në Tomoricë e vendon edhe dëfteri turk i vitit 1431—1432, i cili përveç këtij Gjerbësi (shkruar Gerbes) jep dhe një Gerbes për rrethin e Beratit, që mendojmë se do të jetë ai i Mallakastrës; ky defter regjistron përveç këtyre dhe një katund Gjerbësori po në këto anë.[8] Sikundër shihet, ky emër topik ka pasur dikur një përhapje më të madhe. Ai na del edhe në të tjera dokumente të kohës. Kështu e shënon për Tomoricë dhe Gjon Muzaka në kronikën e tij të vitit 1510, „e piu’fu uno Condi Balguri, ch’ ebbe un casale nomine Guberbisi”.[9] Duke e gjurmuar këtë emër më tej, e ndeshim këtë edhe në anët veriore të vendit. Në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1416—17 na del një Petro Chierpsi de Samarisijs, me rrjedhë prej Samrishi në Breg të Bunës.[10] Mbiemri Chierpsi (Gjerpsi) ii këtij personi na çon te një emër i dikurshëm katundi të asaj ane, në pajtim me parimin – e çekur më lart. – të emërtimit të njerëzve pas vendit nga rrjedhin. Në krahun verilindor, në vitin 1485 ndeshim në emrin e katundit Gjerbçisha në nahije të Pejës.[11] Në trojet e diasporës shqiptare, ky emër, përveç se në Greqi, na del më në fund edhe tek elementi arbëresh i Italisë. Në krahinë të Kozencës në Kalabri, në regjistrat e „zjarreve”, d.m.th. të familjeve shqiptare të ngulura në ato vise, më 1543 ndër emra të tjerë gjejmë dy herë edhe emrin familjar (llagapin) Yerbes e Yerbissi,[12] ku shihet se shkruesi italian i vendit me shkronjën Y është përpjekur të ri- prodhonte grykoren prepalatale gj të shqipes, fonemë e huaj për gjuhën e tij amtare. Bartësiit e këtij emri në Kalabri do të kenë rrjedhur ose prej Shqipërie, dhe aty më fort nga anët e Beratit o të Shkodrës. ose — në pajtim me kohën për kur dëshmohen — mbase prej Moreje, nga një ndër katundet e përmendura më lart. Ky emër familjesh në Itali sot nuk na ka dalë, duket prandaj të jetë zhdukur me kohë. — Duke rrokur këto të dhëna me një vështrim përm- bledhës, shihet se toponimi Gjerbës, prej të cilit kanë dalë, si u pa, edhe emra familjesh, me degëzimet e tij të shumanshme, me praninë e tij në Veri edhe në Jug të vendit e më përtej dhe në diasporën shqiptare, është një element emërtimi i mbarë truallit gjuhësor të shqipes.
Kaq sa për përhapjen e emrit, e cila ndërkaq në këtë paraqitje është larg nga të qenët e plotë, sa kohë që nuk kemi në dorë të dhënat e mikrotoponimisë. Lidhur me formën e këtij emri do të themi se Gjebrës-it e sotëm të vendit flasin qartë për një gj-, për karakterin prepalatal të grykores nistore. Për një grykore të tillë dëshmon pikësëpari grafia Guçrbisi e kronikës së Gjon Muzakës të përmendur më sipër: ky autor (ose shkruesi i tij a një më i vonë) me këtë mënyrë shkruan edhe emrin e Dukagjinit, „il quale tutto ii sopra detto paese al presente se chiama il paese de Ducaguini, per il detto de loro signori Ducaguini”, te Hopfi f. 292. Po ashtu dëshmon për një gj grafia Yerbes Yerbissi e Italisë e vitit 1534: edhe më parë shkruesit italianë e kanë dhënë këtë tingull të shqipes ngandonjë- herë me Y, khs. „Cum isti nobiles Duchayni” në një dokument prej Venediku të vitit 1394, në Acta Albaniae II 517. Po për më gj dëshmon më anë tjetër dhe TKepp.xe6t e Greqisë. Dihet se në greqishten e re neksi yx para një zanoreje të parme shënon një gry- kore të zëshme palatale, yKeju „gjem” prej turq. gem, khs. edhe YKi6vr]Ç „lloj kukuvajke” prej shq. gjon, yKioacc „dhi e plakur” prej shq. gjosë. Me yx jep gj-në e shqipes para një e-je dhe T. Kavalioti në fjalorin e tij tri gjuhësh të vitit 1770 (f. 51, 118), Hcvë „gjen”, riceXq „gjellë”. Khs. edhe yid/a „gjizë” te sarakaçanët.[13]
Duke kaluar tashti te çështja e kuptimit të kryshershëm të këtij emri, edhe këtu do të nisemi prej dukurisë së përgjithshme që emrat vetjakë, si të njerëzve si të vendeve, kanë dalë prej apelativesh, prej emrash të përgjithshëm. Shtrohet pyetja se ç’apelativ qëndron në bazë të këtij toponimi, apelativ që në krye të herës si- gurisht ka shënuar një karakter të tij të veçantë. Lidhur me katundet rKŽppjrebi, të Greqisë nuk besoj që këtë pyetje t’ia kenë shtruar vetës autorët që kanë rrjedhuar emrin e tyre prej një sllav *g-brb-b „kurriz”: te kenë pyetur nëse konfiguracioni orografik i katundeve në fjalë përligj mendimin të një emërtimi të tillë. Po të nisemi nga Gjerbës-et e Shqipërisë, të cilat përbëjnë sigurisht një vatër në këtë fushë emërtimesh, puna paraqitet në këtë mënyrë: Gjerbësi i Skraparit (dikur i Tomoricës) është i pasur me kroje e me burime; ka edhe gropa që mbushen në dimër me borë e nga të cilat rrjedh a pikon pasandaj dhe ujë.[14] Edhe fshati kodrinor Gjerbës i Malla- kastrës ka kroje e burime edhe përrenj,[15] dhe aty afër rrjedh edhe Lumi Gjerbësit. Në këtë mënyrë, të dhënat materiale, realiet, „emrat edhe sendet”, dëshmojnë që në bazë të këtij emri qëndron elementi ujë. Në këto rrethana tama e këtij toponimi nuk do kërkuar në sllavishten, në një *g~brb~b „kurriz”, që nuk bind as nga ana gjuhë- sore: kjo fjalë sllave dihet që rron në shqipen, me të njëjtin kuptim, porse me g nistore velare (gërbë), në ndryshim të dukshëm nga Gjerbës e nga rKšpp.xe6i për palatalin nistor të të cilave u fol më sipër. Gjerbës është emër vendesh i shqipes, dhe rqeppjreëi, nuk është veçse një paraqitje grafike e tij. Lidhet përbrenda gjuhës me gjerb „pi nga pak, pi hurba-hurba, surb”, gjerbon (shtëpia, çatia) „pikon, çikon”, gjerbë i. „pikë strehe, pikat e shiut që bien nga pullazi, gjithë ai vend poshtë strehës së shtëpisë ku bien këto pika, shtreha e shtëpisë”, (në anët e Lushnjes) jutu nën gjerbë mos lagesh, (në Shpat) var mishin në gjerbë, (në Elbasan) bie shi gjerbë qiejsh „shi i madh, rruzgjerë”, në anët e Peqinit gjerbë „baltë që formohet prej pikave të shiut dhe pluhurit”, mjaft pive ujë të pijtë gjerba!, anët e Beratit. Për këtë fjalë të shqipes dhe afrinë e saj me lat. sorbeo „gjerb, surb, kapërdij”, sorbilo ndf. ,,hurba-hurba”, gr. e vjetër po;psa> „surb”, lituan. surbiu surbti „pi hurba-hurba, thith”, khs. Gustav Meyerin (Fjalori etimologjik 139, Alb. Studien III 43) e fjalorët krahasimtarë pas tij.
Sikundër shihet, kuptimi thelb i kësaj fjale është „pikë, cirkë, çikë”, „pikon, cirkon, çikon, rrjedh pika-pika”. Këtë kuptim ruajnë – përveç përdorimeve që sapo u përmendën — ndër të tjera dhe gjerbë „pikë ujë” e Bërzeshtës bashkë me gjerbos ,,krua i pakë” e Nivicës — Bubarit të Sarandës, që po më kumton miqësisht sh. Kole Luka bashkë me disa të dhëna të tjera. Në këtë sferë kuptimore hyjnë dhe Gjerbës-et e toponimisë. Janë, si u tha, vende me ujë e me burime, vise-vise mbase edhe me kroje me ujë të pakët, që verës rrjedhin gati pikë-pikë. Dihet rëndësia që ka pasur lashtërisht ujët e pijshëm në viset j ugore, shumëkund të thata e me pak ujë, dhe nderimi që i bëhej një burimi a kroi, e që shprehej shpeshherë dhe me ndonjë përmendore a tjetër shenjë që ngrihej aty pranë, Kështu kuptohet emërtimi i ngulimeve njerëzore prej ujërave e krojeve që kanë. Khs. emrat e katundeve formuar me ujë, si Ujanik në Skrapar e Ujmisht në Lumë, si dhe vendet Ujt e Dlirë në Mat, Ujmirë në Kosovë e plot të tjera, Aty edhe katundi Curilë në Çamëri, nga curri „një fill ujë që del çurg”, të cilën J. Zaimovi e rrjedhon gabim prej bullg. curila „tym”.[16] Me Gjerbës e rK£pp.Jte6t afrohet kuptimisht sidomos emri i një burimi MjtiKs/a në Atikë, në afërsi të ngu- limeve shqiptare të atjeshme, bashkë me riiKe/cc, emër vendi e mali, të cilat I. Sarris[17] i vendon te fjala pikë e shqipes: për mendi- min tonë me të drejtë, me gjithë kundërshtimin që i bën Furikis në vendin e cituar, f. 152. Veçanërisht lidhur me rKEppjrect-it e Greqisë, të cilat edhe me vetë emrin dhe me gjuhën e tyre dëftojnë që janë ngulime shqiptarësh, në parim ka dy mundësi në punë të emërtimit të tyre: ose banorët e parë u kanë vënë këtë emër prej gurrash që kanë gjetur në vend — gjë që donte konstatuar me një vëzhgim in situ; ose i kanë quajtur kështu në kujtim të vendlindjes së vet po me këtë emër që patën lënë në atdheun e tyre të vjetrin, në Shqi- përi. Sa i përket më në fund vendit të emrit Gjerbës TK^pp-jtebi brenda strukturës morfologjike të gjuhës, ky — sikundër e vuri re së pari P. Furikis — në çdo rasë është një formim më -ës, formant i shpeshtë edhe në toponimi, në emra vendesh, si Kudhës, Lëkurës, Lopës. Ashtu si mbledhës lidhet me mbledh, shkundës me shkund,[18] edhe Gjerbës mund të ketë dalë si emër vepruesi (agjenti) prej foljes gjerb, me kuptim të parë „gjithçka që gjerb, që pikon, që rrjedh pikë-pikë”. Ose ka rrjedhur drejtpërdrejt nga gjerbë „pikë, cirkë, çikë”, afërsisht si „vend ku pikon, vend me burime të vogla me ujë të pakët”.
Nuk është vendi këtu të hyhet në shqyrtimin e një vargu toponimesh të fushës shqiptare edhe greke të shpjeguara gjer sot pa të drejtë prej sllavishtes, e që i përkasin pjesërisht shqipes, pjesërisht greqishtes a turqishtes, e mbase dhe ndonjë tjetre gjuhë ball- kanike. Një punë e tillë do t’i kalonte caqet e këtij punimi të vogël të kushtuar jubilarit tonë të nderuar. Le të shërbejë ndërkaq ky trajtim i përmbledhur i toponimit Gjerbës si një shembull për të treguar që në lëmin e marrëdhënieva gjehësore shqiptare-sllave ka ende shumë punë për të kryer. Me rëndësi themelore na duket në këtë mes mbi të gjitha caktimi i disa parimeve që kanë të bëjnë kryesisht me metodën. Aty pikësëpari ekzistenca e një fjale të sllavishtes në një gjuhë ballkanike të caktuar, si huazim, si element përbërës i leksikut të kësaj, dhe njëkohësisht edhe si emër vendi, si toponim, e bën të mundshëm mendimin që emrin këtij toponimi t’ia kenë vënë bartësit vendës të kësaj gjuhe e jo sllavët — rrethanë kjo me rëndësi edhe për historinë. Këtë parim e kanë vënë në dukje me të drejtë për fushën e shqipes N. Jokli[19] e tashti rishmë A. Dhri[20]mo, për atë të greqishtes pas Vasmerit (f. 310 vv.) sidomos D. J. Georgakas.[21] Një tjetër kërkesë në punë të metodës është për ne njohja e rrethanave topografike të mjedisit ku gjendet një toponim, para se të jepet një etimologji e emrit të tij, pra nisja nga faktet për në tezat, jo anasjelltas. Me këtë lidhet edhe detyra që për ndonjë toponim do të duhet një trajtim monografik i veçantë. Krahas me njohjen e rrethanave topografike të vendit shkon kërkesa e një njohjeje të mirë të gjuhës brenda së cilës shfaqet një toponim i cak- tuar, e ngandonjëherë edhe të veçorive të saj dialektore. Po mbi të gjitha — mendojmë — në këtë fushë kaq komplekse kërkimesh studimtari duhet të udhëhiqet jo prej paragjykimesh subjektive, po prej frymës objektive shkencore për të kërkuar kurdoherë të vërtetën.
[1] F. Miklosich, G. Meyer, R. Helblg, tek autori. Studime etimo- logjike në jushë të shqipes II 153. 197 v., 605. Po bëndë e Greqisë pas P. Furikit ‘AoTjva 44 158) prej greq. së re pn’aviot „anë”, e čila dhe ajo rrjedh prej italishtes.
[2] ‘Ap0qv’.Te^ioT Acapter^tou vEoatepov EXXrjvihpou (1960) 129 u.
[3] Khs. për këtë parim N. J o k 1 i n, Zbornik A. Belić (1921) 56.
[4] Die Kultur Sildosteuropas. Ihre Geschichte und ihre Ausdrucksformen (1964) 279.
[5] Atti c memorie del VII Congresso Internazionale di Scienze Onomastiche (Firenze 1963) II 137 vv., 140, Linguistique balkanique XVI (1972) 39.
[6] Bitolski nadpis nc Ivan VIadislav samod’brtac btlffarski (1970) 74.
[7] ‘Aotjvoc 41 (1929) 126 shënim.
[8] Te H. I n a 1 ç i k, SQret-i defter-i Sancak-i Arvanid (1954) 207, 90, 185, 66.
[9] Te Ch. H o p f, Chroniques grëco-romanes (1873) 296.
[10] Catasto veneto di Scutari e Registrum Concessionum 1416—1417 11 (1942) 70.
[11] Te S. P u 1 a h a, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485 1 (1974) 162.
[12] Te D. Zangari, Le colonie italo-albanesi di Calabria. Storia e demografia Secoli XI—XIX (1941) 64, 65.
[13] Te K. H o e g, Les Saracatsans II (1926) 163.
[14] Kuptim i sh. Mojsi Zaloshnjës.
[15] Kuptim ish Fatmir Agalliut.
[16] Actes du Premier Congrës International des Etudes Balkaniques et Sud-est Europëenes VI (1968) 413
[17] ‘Auyiv« 40 (1928) 141.
[18] Khs. A. Xhuvani — E. Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe (1926) 42.
[19] Slavia XIII (1934—35) 616 vv.
[20] Konferenca e dytë e studimeve albanologjike III (1969) 298.
[21] Zeitschrift ftlr Balkanologie III (1965) 78, 84.
Sa madheshtopr eshte gjeniu i Gjuhes Shqipe..
Ka kapur nje fenomen qe edhe. une e kisha vene re me kohe.
NAZALIZIMIN E GEGERISHTES PAS BJERRJES SE GRUPEVE MB,ND,NG.Dhe qe ky fenomen ka ndodhur ne mesjeten e hershme,ka kaq shume te drejte.Ilirishtja nuk ka pasur nazalizim.
Scampis-Ptolemeu shek II pas krishtit.
Mansio Hiscampis-Peutinger shek IV pas krishtit,.
Schem(p)in-Skemin;Prokopi i Cezarese shek VI pas krishtit,
Scambinus-Barleti shek.XV mbas krishtit.
Shkumin-populli i elbasanit sot.Zanorja i pas grupit MB te Bjerre ne M,nazalizohet.FENOMENI KA FILLUAR QE NE SHEK.VI MBAS KRISHTIT.
Edhe unë e vlerësoj Çabein, veçanërisht në kontributin e tij për krijimin e Standartit, por gjeniu, ashtu si shprehesh ti Demo, duhej të bënte më shumë. Si fjala « Gjerbës », janë me mijëra. Tani po n’a dalin që të gjitha gjuhët mund të dekodohen më anë të shqipes, veçanërisht etruskja, sardja, etj. Vërejtjen e kam më shumë në drejtim të emrave që sllavët i ndryshuan dhe shqiptarët i përdorin me fanatizëm, duke u lënë këto probleme brezave që do të vijnë. Vetë Çabei është shprehur se: në krijimin e gjithë kësaj toponimie sllave, detyrimisht ka vepruar shteti sllav. Konstatim i drejtë, por përse nuk vendosen emrat parasllave kur i dimë se si kanë qenë?! Nga vendet fqinjë, të cilët nuk i mbajnë emrat e vjetër, pretendojnë për të ndryshuar etnicitetin e njerëzve, pikërisht duke u bazuar tek emrat e tyre. Një shëmbull i viteve të fundit, është ndrimi i emrit Liqenas në Pustec! Në këtë drejtim duhej që Akademia shqiptare të vepronte dhe të mos ua lëmë të njëjtin problem atyre që do të vijnë.
Cabeu nuk ishte SHTET.