Festivali i filmit të shkurtër Shqipfilm fest ka dhënë çmimin Grand Prix për filmin kosovar dhe për aktorin Synaj Raça, kurse skenaristi nga Shqipëria Flori Balliu ka fituar çmimin e skenarit për filmin “Pas diellit”.
Aktorja më e mirë është vlerësuar Mengu Turk nga filmi britanik “Landscape”, e cila ishte e pranishme në festival , kurse filmi më i mirë i animuar është vlerësuar historia e njeriut pa kohë në filmin spanjoll “Tarantella” Unai Rosende dhe Aitor Auzmendi. Juria ndërkombëtare ka dhënë një çmim për filmin egjiptian “Varka prej letre”, kurse çmimi “Faruk Begolli” i është dhënë aktorit nga filmi gjerman “Brot”, Bruno Ganz, i nominuar edhe për çmimin Oskar
Të enjten në mbrëmje është përmbyllur edicioni i katërt i festivalit të filmit të shkurtër ShqipFilmfest. Juria ka shpallur fituesit në një eveniment të mbajtur në përmbyllje të festivalit në kinemanë “Jusuf Gërvalla”.
Aktori më i mirë i festivalit është shpallur për herë të parë një aktor kosovar, që është Synaj Raça për filmin “Kolonat”. Ky film 22 minutash i autorit Ujkan Hysaj që trajton temën nga lufta e kosovës dhe dilemën e një prindi për të shpëtuar fëmijën e vet apo të vëllait, këtë vit ka fituar çmimin edhe Grand prix të shpallur nga juria e festivalit. Edhe skenaristi nga Shqipëria Flori Balliu ka fituar çmimin e skenarit për filmin “Pas diellit” që flet për jetën e njerëzve në një të kaluar jo të largët në fshatin shqiptar. Aktorja më e mirë është vlerësuar Mengu Turk nga filmi britanik “Landskape”, e cila ishte e pranishme në festival , kurse çmimin për filmin më të mirë të animuar është vlerësuar historia e njeriut pa kohë në filmin spanjoll “Tarantella” Unai Rosende dhe Aitor Auzmendi.
Juria ka dhënë një çmim për filimin egjiptian “Varka prej letre”, kurse çmimi “Faruk Begolli” i është dhënë aktorit nga filmi gjerman “Brot”, Bruno Ganz, që për jurinë ka qenë i pakonkurëncë, pasi që ai ka qenë i nominuar edhe për çmimin Oskar.
Ashtu si në vjetët e kaluara festivali sjellë personalitete të njohur botërore nga bota e filmit, fitues çmimesh ndërkombëtare dhe sidomos filma, që kanë marrë pjesë në festivale dhe kanë fituar shpërblime në gara prestigjioze të filmit në botë. Festivali që mbahet për herë të katërt ka sjellë filma nga vende të ndryshme të botës, Evropa, Amerika dhe Afrika, të cilat janë shfaqur në kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Juria e këtij viti përbëhet nga regjisori azerbejxhano gjerman Elmar Imanov, fitues i çmimit Oscar producenti gjerman Thomas Kral, regjisori finlandez Tommi Sejtajoki dhe regjisori kosovar Ismet Sijarina.
Drejtori artistik i festivalit Naser Rafuna në përmbyllje të festivalit ka thënë se ky ka qenë një festival i suksesshëm në të cilin janë shfaqur filma të bukur që kanë marrë pjesë në shumë festivale dhe kanë fituar çmime dhe kanë marrë pjesë filmbërës që kanë punuar me suksese dhe njihen në botën e filmit evropian. Në festival janë shfaqur 34 filma nga 20 shtete,SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Kanada, Spanjë, Belgjikë, Meksiko, Turqi, Egjipt, etj përfshirë edhe dy filma kosovarë dhe tre nga Shqipëria. Gjatë netëve të festivalit janë mbajtur edhe punëtori me filmbërës të ftuar të huaj dhe të vendit, regjisorë, producentë dhe aktorë si dhe diskutime për mundësitë e koproduksioneve filmike. / Zëri.info
