Dy deputetë shqiptarë në Beograd

anazapta

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë fituar dy deputetë në Kuvendin e Serbisë dhe përveç kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi në kuvendin serb do të ulet edhe ish-kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia për Veprim Demokratik ka fituar në nivel vendi mbi 24 mijë vota ose rreth 0.7 për qind. Halimi ka thënë për mediat serbe se do të pranonte ftesën që të flasë për mundësinë e përfshirjes në qeverinë e re serbe. Ndërkaq, është hera e parë pas shumë vitesh që shqiptarët, pavarësisht bojkotit të shumicës së partive, kanë arritur të marrin më shumë se sa ishte pritur. Shaip Kamberi, ka qenë gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut dhe njihet si përfaqësues pragmatik i shqiptarëve. KQZ-ja e Serbisë ka numëruar 99 për qind të votave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *