Dy dëshmi / A ka dashur vërtet Mid’hati të prehej në Shqipëri? Për eshtrat e babait ka kundërshtuar ashpër

b.m.

Kronikat e ndryshme për sjelljen e eshtrave të Mid’hat Frashërit flasin për një amanet të Md’hatit për t’u prehur në Shqipëri.

Sipas ambasadores së Shqipërisë në SHBA, amanetin e ka përcjellë gruaja e një miku të ngushtë të Mid’hatit.

Ambasadorja i është shmangur pyetjeve mbi detajet në një intervistë të publikuar nga faqja zyrtare e Ballit Kombëtar.

Aty përmendet një mbesë e familjes, e cila është më e kujdesshme në këtë pikë. Ajo thotë se në të vërtetë Mid’hati ka dashur të prehej pranë një “instituti albanologjie, i cili ende nuk egziston”.

Duke ditur rrethanat e vdekjes së papritur të Mid’hatit, pa njeri mbi krye, dyshimet bëhen më të forta.

Dihet që Mid’hati ka lënë dy testamente, njërin shumë herët, para viteve ’30 dhe tjetrin pas 44’s. Tek i pari ka folur për një Institut ku dëshironte të prehej. I dyti, ai që vlen dhe ligjërisht është zhdukur.

Ndoshta nuk do ta dimë kurrë me siguri cila ka qenë dëshira e fundme e Mid’hatit, por ajo që dimë me siguri është që Mid’hati nuk ka dashur që eshtrat e babait të tij, Abdylit të vinin në Shqipëri.

Ai madje ka qenë një ndër pengesat kryesore në përpjekjen e parë qeveritare të Tiranës se 1937-s për të sjellë në Shqipëri eshtrat e rilindasit të njohur.

Këtë qëndrim të tij e kanë theksuar edhe vetë përfaqësuesit e Ballit në diasporë 40 vite më vonë, në 1978, kur u bë përpjekja e dytë qeveritare për eshtrat e Abdylit.

Njëherë Zogu e më pas Hoxha dështuan t’i merrnin ato eshtra pikërisht prej kundërshrive të të birit. Më poshtë, dy dëshmi:

Naimi në 1937 / Dëshmia e konsullit të Zogut

Më 1937, me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë qeveria e Zogut kërkoi në Stamboll eshtrat e të tre vëllezërve Frashëri, por u mundësuan të merren vetëm ato të Naimit.

U luptua shpejt se që të merreshin këto eshtra, në radhë të parë duhej të bihej në akord me familjarët (pasardhësit) dhe e dyta, të merrej pëlqimi i qeverisë turke.

Në janar 1937 nisën tratativat për bisedime në nivel konsullatash. Që pas përpjekjes së parë me qeverinë turke u mor përgjigje negative, e cila vërtetohet me njё relacion tё Asaf  Xhaxhulit, kryekonsulli shqiptar i Stambollit, dёrguar ministrit tё Jashtёm të asaj kohe, Ekrem Bej Libohova, mё 10 shkurt 1937.

Në relacion thuhet se pengesё serioze ishin bërë vetë pasardhësit e vëllezërve Frashëri, sidomos e bija e Sami Frashërit, Samia, dhe djali i Avdylit, Mid’hati.

Konsulli Xhahxhuli thotë se Samia, që ishte e shoqja e Rashid beut, ish-ministrit tё Financave turke, kishte përcjellë pranë konsullatës qëndrimin e saj dhe të Mid’hatit me ton të revoltuar:

“Jam informuar se Qeveria Shqiptare ka vendosur tё dёrgojё kёtu njё komision. Sipas lajmeve suplementare tё fundit, mё rezulton se, komisioni i lartёpёrmendur do tё ngarkohet pёr mbartjen e eshtrave. Ju bëj me dije se nuk e lejojmë për atin tonё, Sami bej. Gjithashtu nё bazё tё njё letre qё kam marrё nga kushёriri i ynё Mid’hat beu (Frashёri), ai dëshiron tё mos lejojmё që eshtrat e Abdyl beut tё merren. Sa pёr tё Naim beut, mund tё veprojё si tё dёshirojё mbesa e tij, zonja Naime Xhelal Rusi e cila ndodhet nё Tiranё”….

Relacioni vijon më pas me përshtypjet e kryekonsullit Xhaxhuli i cili shkruan se “bijat dhe djali i tё ndjerit Sami bej ndodhen kёtu nё pozita tё mira” duke patur parasysh lidhjet e tyre në qeveri.

Prandaj, sipas tij, eshtrat e Abdylit dhe Samiut ishte krejtёsisht e pamundur tё merreshin, ndaj sugjeronte që para ardhjes sё komisionit shqiptar në Stamboll, do tё ishte me vend qё tё ndёrhyhej me anё tё legatёs turke nё Tiranё. Gjithashtu, ky komision do tё ishte e mira qё tё pajisej dhe me njё prokurё, lёshuar nga mbesa e Naimit në Tiranë.

Si pasojë e kundërshtimeve të familjarëve, më 2 qershor 1937 vetëm eshtrat e Naimit mbёrritёn nё atdhe. Ato të babait të Mid’hatit, Avdylit u sollën vetëm 40 vjet më vonë, më 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndërsa varri i Sami Frashërit në Kodrat e Liqenit është kenotaf (pa eshtra), pasi, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të disa qeverive shqiptare, nuk janë marrë ende.

Shtëpia e vëllezërve Frashëri

Avdyli në 1978 / Dëshmia e kreut të delegacionit 

I ndjeri Xhoxhi Robo ka qenë kryetar i delegacionit shqiptar që tërhoqi nga Stambolli eshtrat e Abdyl Frashërit në 1978.

Në një intervistë për gazetarin Zylyftar Hoxha dhënë në 2010, dhe ribotuar në DITA 5 vite më vonë, Robo tegon se delegacioni është ndeshur me vështirësi dhe pengesa në misionin e tij, veçanërisht nga diaspora shqiptare në Stamboll e ndikuar pikërisht nga ballistët, të cilët sillnin si pretekst vendimin e Mid’hatit që babai të mos prehej në Shqipëri.

Robo ka rrëfyer:

“Eshtrat e Abdyl Frashërit që në shkurt 1978 me lejen e qeverise turke ishin nxjerrë nga varri, dhe arkivoli ndodhej në një dhomë në Konsullatë. Në orën 9 vajtëm tek Valiu. Na priti shumë ngrohtë, foli fjalë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët duke e quajtur miqësi shekullore.

Qeveria shqiptare kishte vite të tëra që interesohej për këtë problem. Ishin shkëmbyer shumë letra dhe mesazhe diplomatike me  qeverinë turke, por pa rezultat.  Qeveria turke kishte presionin e disa krerëve të Ballit Kombëtar që kishin ikur pas Luftës në Turqi, dhe veçanërisht të Tahir Kolgjinit dhe Qazim Prodanit.

Ata pretendonin se Abdyl Frashëri nuk duhej ekstraduar pasi Mit’hat Frashëri, djali i tij, që kishte qenë kryetar i Ballit Kombëtar nuk e kishte lejuar më herët një gjë të tillë.

Në vitin 1977 në Turqi fitoi partia që kishte si kryetar Eçevitin që ndiqte një rrugë më të butë dhe në kontakte me Eçevitin (i cili kishte edhe prejardhje shqiptare) qeveria jonë mundi të siguronte lejen që të merrte eshtrat e Abdyl Frashërit dhe t’i kthente në atdhe”.

Robo rrëfen më pas edhe vizitën në vendin ku prehej deri para tërheqjes së eshtrave Avdyli.

“Pas dreke, pasi bëmë vizitat nëpër Stamboll, shkuam në Hyskidor, pjesën aziatike të qytetit. Atje na pritën shumë shqiptarë, patriotë nga Shqipëria, Kosova dhe Çamëria dhe së bashku vizituam varrin e Abdylit. Ai ishte bosh, por ne hodhëm aty një tufë me lule. Bosh, pa eshtra, ishte edhe varri i Naimit në krahë, se ato ishin marrë që në vitin 1937.

Na kishte treguar konsulli ynë më parë, por e dëgjuam edhe nga goja e tyre se Avdyli vdiq i sëmurë dhe në varfëri. Varrin e tij e bëri teqeja bektashiane në Hyskidor në varrezat e saj dhe varri i tij ishte i thjeshtë.

 Ata na thanë që qeveria e Eçevitit dha lejen, por deri sa erdhi urdhri dhe u bënë formalitetet kaluan disa ditë. Patriotet shqiptare vendosen që ta ruajnë varrin se mos eshtrat i merrnin ballistet. Më i vendosur u tregua një patriot nga Tetova, tregtar i cili i armatosi të katër djemtë e tij dhe ju tha që të mos ktheheni në shtëpi po t’i ndodhi ndonjë gjë varrit të Abdylit.

 Për dijeni, ky patriot një djalë të tij na e lejoi që të na shoqëronte gjatë gjithë kohës. Ai na priti në kufi, na shoqëroi në Stamboll, na dha dhe një dreke dhe na përcolli në kufi. Vetë bashkë me babain, të ftuar nga ana jonë për gjestin që bënë, morën pjesë në festimin e 100 vjetorit në Tiranë”.

Pas mbërritjes së eshtrave të Avdylit në Tiranë, ato iu bashkuan atyre të Naimit të ardhura që në 1937. Për eshtrat e Samiut, situata u paraqit shumë e vështirë.

Tregon Robo për gazetarin Hoxha në intervistën e ribotuar në DITA:

“Në ceremoninë për Avdyl Frashërin kishte ardhur edhe zëvendës valiu i parë i Stambollit. Ai pyeti nëse Avdyli ishte vëllai i Samiut. Kur ne i thamë “po”, ai vazhdoi nëse janë të një nëne dhe babe. I thamë se jo vetëm janë të një nëne e një babe, por që kanë lindur në Shqipëri, në Frashër të Përmetit dhe ky (i treguam Duro Kapon) është valiu i Përmetit, ndaj para se ta çojmë në Tirane do e çojmë në Frashër. Ju – i thamë – bëni mirë të na ndihmoni edhe me eshtrat e Samiut.

Ai buzëqeshi dhe tha: “Shemshedin Samiu për ne është shkenca, kultura, arsimi dhe sa të jetë brezi i tanishëm, nuk guxon njeri të marrë vendime të tilla. Brezi që do vijë, brezi i ri kozmopolit që po largohet nga traditat, mund të marrë ndonjë hap në të ardhmen”.

b.m. / dita

Share This Article
29 Comments
    • Nuk te pelqen Mithat Frasheri ty dhe specieve te llojit tend? hahahahaha Vazhdo te pelqeni Ivo Andriçin dhe e mira eshte te shkoni te banoni ne Serbi e Rusi. Njerezit e Sheshelit aty jane. Nuk mjafton te dishe shqip per te qene shqiptar.

  • Veshtire te kete lene vertet amanet.
    Amaneti lihet kur je duke dhene shpirt
    Ai vdiq vetem ne nje dhome hoteli fare papritur.
    Vetem ne ia ka lene atij qe e hoqi qafe

  • PO mire, Mithati nuk paska dashur per eshtrat e babait dhe xhaxhallareve te prehen ne Shqiperi, si eshte e mundur qe per vete paska lene amanet te prehen ne Shqiperi. tallni bythen ùe Mithatin si ballist qe ishte.

      • Ta shpjegoj une si qendron puna, ambasadorja tone ne amerike e ka thene kete version, qe Mithati ia ka lene amanet nje mikut, qe nuk jeton me, po asaj i eshte thene nga gruaja e mikut te Mithatit, emer nuk ben, sepse e gjitha ljo eshte nje peralle e sajuar nga ambasadorja per t’iu thene deleve qe shefi i saj kreu amanetin e Mithatit, e jo se ja dha dallga e psikopatit.
        Persa i perket eshtrave te Abdylit, Mithati nuk ka dashur qe te ktheheshin ne shqiperi, sepse nuk duronte qe ta kishte prane madheshtine e te atit, mnbasi ai vete nuk kishte kollundrisur gje ne jete, ndersa i jati ishte figure e larte e patriotizmit shqiptar, pra Mithati nuk duronte qe i ati kishte qene me i zoti se ai.

  • Duhet te jeshe komunist Te jeshe flliqan e krejt i pist
    Ne vitin 1937 Mitehati nuk paska pase leju Eshtnat
    Babes ne shipni me ia pru Po pse Athu Sikur te ishte ashtu Mitehati ne vitin 1939 nuk do behej pjese e ballit kombetarA ty ku nuk e don varrin e babes nuk e don as te vetin dheTjetra pse me luftue per bashkim te trojeve shqiptare kur nuk ppaska pase dashte as vorre te kete
    Ketu shifet karakteristika e Komunistve qe edhe rrenen
    kur e sajojne nuk iau han as menja e gomarit Pra
    Intelegjence e pa mahi Komunistat faqezi Po nejse
    Hani kesi psheshi te PPSh -es Pshesh poshtesrsise se
    shipnise nuk krahasohet as me qenef te magjupmahalles

    • Or Mal Kari a din me lexue? E ka refuzu baben ne kohen e zogut, jane marre nga arkivat e stambollit, IDIOT, edhe Zogu ishte komunist?
      Tu komunistofte truni ty se ndoshta kthehesh ne rregull!

      • Juve qe argumentin e kini vorrose e sose !
        Juve qe gjuhen e kini qenef e yzyrhane !
        Juve qe fjalen shqip iau flase me me kajare e kanare
        Po shifet se jeni nerky ! Faqezi dilingji te pa dije e
        primitiva e tharkut te thineshave ! Ju mem vleresu mu
        He juve u dhjefsha ne tru e goje !

    • Molo, ti i Ukajve,
      Regjistrohu ne klase te pare fillore! Perqendrohu te abetarja dhe kendimi. Lere arithmetiken se eshte shume e ngaterruar per ty. He te keqen, se do ja dalesh.
      Do te presim 2 vjet sa ta mbarosh e te hidhesh ne te dyten. Deri atehere mos komento ketu te mesosh doren.

      • Ti qe emnin Mesuesi nuk din me e shkru
        Shifesh prej se largu sa shkolle ke mbaru
        Po more budalle ,Ti qe han talle, e je tuj palle
        Fjalet qe i kam shkru i paske kuptu !
        Rri ne thark me thi Se je rrite nshipni
        Me rrena e poshtersi me bythen parti
        Jam kosovar E sparit shiptar
        Qe te gjalle si due renca e tradhetar
        Partine e Enverit te vllaznuem me viqa
        Me stojniq e Mugosha e me kallabiqa
        Ali ua prezenton vellaun e tij Milladinin
        E nane e thret Rusine e bae iau ban stalinin
        JuSllavofilt qe sot jeni coftine
        Vajtoni e kukatni per partine stervine !

    • Ulu bre Uka nga mali. O mire me vone bithen ene n’koder, e me t’thirre Koder Uka. Shume perpjek e e ke mare. Ala flen me endrra kamunistesh bre Uke? S’ke c’ju thu bre Uke luftuan per atdhe dhe lane nje atdhe. Tani qe atdheu ka rane ne dore tuj e din se c’po hek. Ne vorr te moth e keni kthy per djaj dhe grek. Gezohu bre Uk se n’dore tuj ka ra.

  • Z. “pak durim” : Ben nje pyetje asgjesuese per kryetarin e
    Ballit Kombetar, Mid’hat Bej Frasherin: Ky nuk paskish
    dashur qe eshtrat e babait te tij ,Abdylit te vijne ne Shqi-
    peri, atehere si eshte e mundur qe na paskish lene ama-
    net qe eshtrat e tij te vijne ne Shqiperi. Keto jane perrallat
    dhe sajesat e alibite e ballisteve me ne krye ballisto-zogi-
    stin Edi Rama. Aferim !!!

  • shoke komuniste!Jeni baba dhe nana dhe kushurini i pare i rrenes dhe juve nuk ua hedh dot.Kjo krushka, shoqja e mikut te ngushte te Mithatit,eshte ambasadorja e Edi Rames ne Sh.B.A.Mithat beun deshem dhe e sollem.Kur ushtaret greke e paskan lene me goje te vijne e te varrosen ne Shqiperi,pse te mos e varrosim Mithat beun ne Shqiperi?

    • “pse te mos e varrosim Mithat beun ne Shqiperi?”
      dem o dem
      askush nuk është kundër varrosjes së mithatit e të gjithve që i shkuan pas!!të garantoj unë,përjashto ndonjë psikopat si puna tënde me kah të kundërt!njerzit normal nuk janë kundër,POR ka një problem të vockël!!
      nuk mund të varroset tradhëtia në krah të patriotizmit!!
      e di përse o dem,15 libër shkruesi??
      sepse vendosja në të njëjtin nivel të tradhëtisë e patriotizmit,të sjell janullën,si meze,të sjell varret,si pjatë e parë,të sjell greqizimin e jugut si pjatë e dytë dhe për ëmbëlsirë të mbetet vetëm gjysma e shqipërisë!!
      kjo është mynxyra që do të pësojë shqipëria me këto që po ndodhin!!gëzimi tënd për mit’hatin nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të vërë në krye të oxhakut tradhëtinë!!
      e gëzofshim o dem!!
      si TI edhe UNË!

  • Disa ketu si Mal Uka e Hmmmm janw komentuesa leshi.Dokumenta jane te kohes se Zogut,i cili per nam i donte frashellinjte te preheshin ne token shqiptare,por thjeshte amaneti i te afermeve dhe i vete Mitatit e kane penguar ardhjen e eshtrave. Sic duket vete Mitati e ka kuptuar se nuk ishte i denje per tu prehur ne token qe pati tradhetuar.

  • Komentatorë që e qortoni dhe brigoni Mal Ukën, këtu me lartë,në komentet tuaja:

    Mos u çuditni dhe çudituni, veç mos u çmendni nga çudia e nga çuditë që i dëgjoni por mbase edhe s’i kuptoni të Mal Ukës,o komentues të nderuar që me aq shumë arsye e qortoni, por jo sa duhet, Mal Ukën, sepse, ky, jo vetëm që me çdo fjalë e fjali e dëshmon veten se është në GJYMËSANALFABET dhe I METË sa s’mund të merret as me mend qoftë edhe në çdo aspekt !?!

    So, po t’ishte, madje, edhe sado pak n’rregull, Mal Uka, nuk do e kishte pasur edhe emrin dhe mbiemrin mbrapsht, po do i kishte pasur mbarë dhe do ishte quajtur: Ukë Mali; prandaj, meqë ky biçim qenje njerëzore, edhe fillimin e ka mbrapsht, edhe gjithçka tjetër të ky HAJVAN është E METË dhe SHUMË E METË dhe HAJVANE e shumë HAJVANÇE; dhe, prandaj, o ju komentatorë këtu më lartë të Mal Ukës së ultragjorë, qetësohuni dhe ngushëllohuni, të paktën, për faktin se, megjithatë, Mal Uka ec me dy këmbë, e jo n’duar e në këmbë -si SHTAZËT !?!

    • o nitiiiiiiiiiiiiii
      boll mo me këto emra leshi,jo topuz e jopo presh bythe!!
      shkruaj mor debil se kuptohesh që në dy shkronjat e para se kush je!!

  • Plasni o derra te tharkut shipni
    U ka cofe gerrgjani qe ndertoj flliqeni
    Partija u mesoj sllavofil me kane
    Stalinin babe e Rusine e patet nane
    Punuet me anmiq te kombit shiptar
    me serbet qetnik qe i bate kumare
    Instruktor Enveri e ka pase Dushanin
    Gjillasi e Rankoviqi ia kan shkrue programin
    Me i gjunezue Shiptart me ua coptu vatanin
    Stojniqi komandant ia bane mi ushtri
    Milladinin instruktor ia bane mi parti
    Shiptaret ajken e kombit me i vra e me i gri
    Me rusi me u lidhe drejt me Salinin
    Me e shkatrrue shipnine ma zi se Berlinin
    Shiptaret e kosoves ishin rrethue ne zjarre
    Mbrojtje e kishin veq ballin kombetar
    Ne Maqedoni ne lufte u hodh i pari
    Trimi me ballist vet Gjem Gostivari
    Lufte e rrept u ba anej kah pazari
    Tutinen e rozhajen ndor i kish shiptari
    Sa mujke kukatke neper drenice Ruzha
    Qetnikt ngul sja lejke Ai Shaban Poluzha
    Neper mal te zi krejt trevat shiptare
    Telidhne me kosoven qetnik bajne batare
    Ne fund Enver Hoxha me brigada te ti
    I ndihmoj qetnikt shqipetret me i gri
    Dokument e kini prej Enver Tradhtarit
    Vrasjen e Shiptarve npabesi te Tivatrit

  • “anticensurë”!

    -O mahmur-GOMARË, e më GOMER se GOMAR -se ti je aq H A J V A N sa nuk e kupton se për shumë kohë ti duhesh t’jesh AUTOCENSURË dhe vetëm pastaj të guxojsh të mëtojsh që ta quajsh veten “anticensurë”, ore KAFSHË-NJERI që dot s’e kupton se ke nevojë të domosdoshme që ta korigjojsh veten tënd më shumë se këdo qoftë tjetër se, vërtetë je -jo vetëm SHTAZË por që, çuditërisht dukësh si njeri dhe, kjo të bënë ty ore i gjorë që të hash MUT edhe kur je i ngimë me MUT dhe, edhe kur s’ke nevojë për MUT edhe më; porse, si po shifet dhe vërtetohet edhe nga çdo fjalë e fjali e jotja, ti je i lindur që të mos kuptojsh asgjë prej gjëje, prandaj dhe të hash MUT e MUTA -edhe me çdo fjalë që nxjarr prej goje !!!

    …Po, çka më drejtohësh mua TOPUZIT me atë HAJVANINË tënde, duke më quajtur “nitiiiii”, që unë nuk po di as çka je duke thënë dhe kujt po i drejtohësh me këtë hajvani e pallje tënden, o HAJVAN-HAJVANI-“anticensurë”, se siç po duket dhe sikurse po lë të kuptohet e të vetëkuptohet -ti nuk je vetëm HAJVAN-NJERI njëkohësisht, por JE NJERIHAJVAN e HAJVAN-NJERI i shumëfisht !!!???!!!

    • o nitiiii
      prapë me mutin në gojë??
      gëlltite dreqin se nuk është çamçakëz!
      dhe futi një të larë dhëmbëve pastaj!
      ps:kujdes se mos gëlltit dhe topuzin nga pas!
      ë,ëëëë??

      • Ore i nderuar Anticenzure A ndegjove qe ky topuzi
        tuj hanger mut i ka rreshqite proteza e i ka ngele ne fyt
        Fryme po merr po veq shurra nja qlirofte fytin se ky cofi
        Qiu tamen e vet !Pshurrni ngoje o kalimtar !

  • Kur nuk pranoj te ktheheshin te atit te tije nuk do te pranonte as te tijat .Keta kujdesen per te i fryre perçarjes ne vend qe te mirren me ngrijen e ekonomise e per ringritur industrine ne vend me investime nga firmat e fuqishme te botes Ne kemi duhanin me cilsor ne Evrope e kemi shembur fabrikat Ne kte vend nuk prodhohet me asgje .

    • ata pasurohen pavarsisht se “Ne kte vend nuk prodhohet me asgje”!
      pra kjo është loja e tyre preverse!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *