Dy ditë pasi u shkarkua nga Kuvendi, Meta paralajmëron sot konferencë për mediat

J L

Pas dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë veprimin e parë pas votimit të Kuvendit për ta shkarkuar nga detyra.

Ditën e sotme kreu i shtetit ka njoftuar një bashkëbisedim me gazetarët në ambientet e institucionit të presidentit, ku pritet të flasë edhe për shkarkimin.

“Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit”, ka njoftuar presidenca.

Meta u shkarkua nga Kuvendi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 36 abstenim, ndërsa fjalën e fundit do e thotë Gjykata Kushtetuese.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Do filloi ato karlliqet e zakonshme për demokracine, për kushtetuten,nuk njeh parlamentin, krimin zgjedhor etj. Këta fshatarë injorantë I duket se janë në enderr dhe se emrat e tyre do fshihen kur të zgjohen nga gjumi. Si ky, si berisha. Vetë sugjestionohen se janë shpëtimtarët e demokracisë dhe të papeekshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *