Dy djem të rinj në Shkodër i kanë marrë me dhunë automjetin një djali të ri. Pasditen e djeshme Amarildo Pirani 21 vjeç në bashkëpunim me 26 vjeçarin E.M., me banim në Shkodër, i kanë marrë me forcë 20 vjeçarit J.V., mjetin tip Benz Mercedez, me Targa AA824BR, pranë lagjes “Vojo Kushi” Shkodër. Siç raporton Noa.al, pas marrjes së mjetit dy të rinjtë u larguan duke humbur gjurmët. 20 vjeçari të cilit iu mor makina bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e Amarildo Piranit. Aktualisht nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e 26 vjeçarit E.M.
