Përveç Ibrahim Bashës, që u vra, gjatë sulmit të djeshëm në Lazarat mbetën të plagosur edhe dy efeketivët e tjerë të RENEA-s, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamiti.
Këta të fundit kanë deklaruar në spital, se janë gjendur përballë një sulmi të papritur.
Hamitaj ka marrë një plagë në kokë, nga pjesa e përparme, por nuk rrezikon jetën.
Ndërsa Isaj është goditur në shpatull, por edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Por, kush janë dy oficerët e plagosur.
Jetmir Isaj është 37 vjeç.
Ai është nga Shkodra.
Më parë ai ka qenë pjesë e repartit të forcave special Brisku, që tani është pjesë e Policisë së Shtetit.
Isaj në vitin 2011, është caktuar që të jetë truproja personal i Arben Ristanit, atë kohë ish-kryetar I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka qenë boksier profesionist, madje është shpallur edhe kampion për moshta e reja.
Isaj është babai i një djali dhe një vajze.
Edhe Perlat Hamitaj është i apasionuar pas boksit.
Ai ka qenë sportiest dhe atlet.
Ka vite që është pjesë e RENEA-s.
