Dy eksperienca personale dhe një këshillë qeverisë së re

anazapta

[dropcap]K[/dropcap]ushdo qe ka patur te beje me administraten aktuale te Shqiperise natyrisht qe pas disa ec e jakeve ka qene i detyruar te kerkoje te beje paqe me raskapitjet e pa drejta e te panevojshme duke uluritur me vetvehten: “Po pse keshtu o debila…o maskarenj..!”

Une erdha ne memedhe nga kurbeti per te plotesuar dokumentat per pensionin e pleqerise. Pra edhe ligjerisht jam plak e duhet te jem shume i durueshem edhe kur me sorrollatin..edhe kur ndjehem keq se ne dhe te huaj administrata me trajton me me respekt se sa nepunesit e administrates se vendit tim, por jam i detyruar moralisht te mos hesht edhe per arsyen per te ndikuar sado pak ne ndjeshmerine e qeverise se re.

Me dy fjale:

Une sapo zbrita ne Rinas me daten 8 Korrik te ketij viti u paraqita ne Komanden e Aviacionit per te terhequr dokumentat te cilat do te dorezoja ne Drejtorine e Sigurimeve Shoqerore te qytetit tim ne Lezhe. Me thane se ate dite shefi i kuadrit nuk ndodhej ,ai gjendej ne Ministrine e Mbrojtjes. Te nesermen (pasi ne Komanden e Aviacionit nuk kishte asnje orar per pritje) mora ne telefon dhe shefi i kuadrit me tha se mund te paraqitesha çdo dite, keshtu qe me daten 10 Korrik u paraqita perseri atje. Me priten dhe brenda gjysem ore Shefi i kuadrit dhe Zyra e Finances i pergatiten dy dokumentat qe me duheshin mua, por…ate dite nuk ndodhej Komandanti i cili duhet te firmoste keto dokumenta! U ktheva perseri ne Lezhe dhe te nesermen pyeta ne se ishin gati dokumentat e mia… dikur mora pergjigje pozitive dhe me daten 15 Korrik u paraqita per ti terhequr dokumentat, por…perseri me nje “por”, Zyra e Finances nuk ja kishte derguar Komandantit te Aviacionit keshtu qe une nuk mund ti terhiqja te dy dokumentat… ishte e treta here….! Me keshilluan shoket qe jetojne ne Shqiperi se ketu gjerat jane ndryshe prandaj duhet te interesohesha mos njihja ndokend qe kishte influence ne Komande. Ne Aviacionin shqiptar tashme nuk kishte aeroplane e jo shoke te brezit tim, megjithate gjeta njerin qe nderhyri tek Komandanti i Aviacionit Shqiptar per te vene edhe nje firme ne dokumentat e mia dhe me te vertete ne darke me telefonojne e me thone se Komandanti i Aviacionit Shqiptar e ka firmosur edhe dokumentin e dyte qe me duhej per te dale ne pension pleqerie.

Atehere me daten 16 Korrik une perseri para deres se Komandes se Aviacionit…por perseri nje “por” tjeter;  Zyra e Finances ne dokumentin e dyte qe tashme ishte firmosur, emrin dhe mbiemrin tim i kishte shenuar me gabime ortografike…..Nuk e dij si e kam permbajtur vehten….Po edhe ç’fare mund te beja…!! Vetem te ulerija nga per brenda: “O debila…!Apo…O maskarenj…!”

Por historia ende vazhdon… Pas dhjete dite perpjekjesh une sigurova edhe dy dokumenta te tjera por perseri gjate muajit Korrik une nuk mund ti paraqitja keto dokumenta te zyrave te administrates se Saliut tek nje zyre tjeter po te administrates se Saliut pa ardhur mezi i muajit gusht kur une duhet te mbyllja periudhen e pensionit te parakohshem…

Dhe ja e kunderta:

Ne Itali,shtetin ku jam emigrant une gezoj nder te tjera edhe te drejten e asistences sociale qe eshte nje pagese mujore per qytetaret mbi 65 vjeç qe nuk kane te ardhura minimale per jetese. Per ti dorezuar dokumentat per kete pagese, qe natyrisht eshte me e madhe se pensioni i pleqerise ne memedhe, mua mu desh te harxhoj me pak se gjysem ore prane Zyres se Sindikates, pa paguar asgje dhe duhet te theksoj se keto dokumenta ishin vetem deklarata te mija (autoçertifikacione). Ketu,ne Itali eshte detyre e nepunsit te verifikoje deklarimet e qytetarit dhe jo qytetari te robtohet per te marre dokumenta nga njera zyre e Saliut dhe per ti çuar ne nje zyre tjeter e Saliut. Kur mora te shkruaja Odisene e paperfunduar me administarten perçmuese te memedheut tim kete pata parasysh:ti sugjeroja qeverise se re qe administraten mund ta vere ne pozita pune atehere kur te thjeshtoi ne maksimum kekesat per qytetaret duke ja u trasferuar ato nepunesve.

 

Marenglen Çano

Ish ushtarak ne Sherbimin Teknik te Aviacionit

Gjader

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *