Je i lumtur që je dushk!
Diku në një anë pylli,
mbiu një dushk dhe një arrë,
tok u rritën pranë e pranë,
pesëmbëdhjet’ vjet me radhë.
Papritur një ditë vjeshte,
erdhën pesë çamarrokër,
arën me gurë e qëlluan,
nuk i lanë as gjeth-as kokérr.
Bo-bo- i tha dushku arrës,
trupi krejt m’u drithërua,
kisha frikë se fill mbas teje,
me gurë do më zinin mua!
Kot u trëmbe-more-dushk,
kot u trëmbe-kot u ngjethe,
çamarrokët deshën kokrrat,
s’i kish marrë malli për gjethe.
Mos mendo më të këqia,
kapardisu si një krushk,
tërë jetën s’të qëllojnë,
je i lumtur që je dushk!
1980
Më mirë syri se nami…
Miti i vogël dy vjeçar,
në lodrat e fëminisë,
një ditë të bukur vjeshte,
s’dalloi dot delen prej dhisë.
I thoshin babai dhe mëma,
kur i bënin përkëdhele:
“More-Miti budallai,
s’dallon dhinë nga një dele!”
Këtë punë pas disa kohësh,
e mori vesh gjithë mëhalla:
“S’dallon dot delen nga dhia,
o-Miti t’u bëftë halla!”
Më pas e ngacmonin Mitin,
ku mësonte në çdo shkollë:
“S’dallon dot delen nga dhia,
more Miti mendjehollë!”
Shkuan vitet pakuptuar,
vajti Miti në ushtri,
po dhe këtu prapë i thanë:
“S’di ç’është dele-e ç’është dhi!”
Dhe kur u martua Miti,
sapo pak u ndez rakia,
u ngritën e thanë për dhëndrin:
“S’dallon dot delen nga dhia!”
Shkuan dhe vite të tjerë,
shtatë fëmijë lindi plot,
porse prapë e prapë i thanë:
“Dhinë nga delja s’dallon dot!”
U thinj Miti-u plak Miti,
dhe një ditë jetën ndërroi,
e një bejtexhi nga fshati,
epitaf mbi varr i shkroi:
“Këtu prehet xhaxha Miti,
jetën s’e pat karamele,
që i vogël e goditi,
e mori dhinë për dele!”
1980

More arben. Pse nuk bene nje iliade qe te filloje nga 41 shi deri ne 91 shin.
Ilida thone eshte shqip. Haxhi sheqreti shkroi nje iliade per ali pashen. Shkruaje nje iliade. I ke te gjitha mundesite.
Oh harrova. Fishta shkroi lahutwn e malsise. Beje nje. Kam kohe qe e pres nga ju.