Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
E dashura Dita! Nuk mund të rri pa thënë dy fjalë për Lad Kostën të cilit shqiptarët po ja dëgjojnë emrin për herë të parë dhe të fundit për këto tre vjet që kaluan me qenien e tij si deputet i PS-së. Çfarë thotë në ankesën e tij për këtë qejfmbetje ndaj Ramës? Ah, po, mund të kuptojmë se në përzgjedhjen për deputet, Rama nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Në çdo parti pranohen shumë anëtarë dhe shumica e tyre anëtarësohen si bashkim grupesh shoqërore dhe quhen elektorat. Pjesa tjetër është elita që ka mundësi të drejtojë vendin në rast fitoreje dhe për interesa. Me sa duket ky Ladi hyn tek të parët, por për interesa fitimi. Ta dijë mirë Ladi se vetëm ka humbur dhe atë reputacion që mund të ketë patur ndër socialistët. Unë dhe shumë socialistë i bëjmë thirrje elitës intelektuale të mos ja kenë me hile PS-së, pasi është dhe duhet të jetë partia më e dashur e shqiptarëve, për një Shqipëri të zhvilluar e të integruar. Në të kundërtën “socialistë” si Ladi faqe të zezë paçin!
