Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Ne lexuesit e kishim pritur me kohe këtë gazetë dhe uroj të ketë jetë të gjatë. Marr shkas nga studenti i shkencave të komunikimit, të cilit i uroj suksese në punën e diplomës. Duke parë pyetjet mua më duket si pyetje të një studenti të vitit të dytë. Kryeredaktori i ishte përgjigjur si di vetë. Po të më lejojë redaksia do t’i flisja edhe unë disa mendime Ejupit.
Z.Lila. Gazeta Dita është shumë e kërkuar në treg dhe konkluzioni im për të gjitha moshat. Ajo po rrëzon koncepte gazetarësh dhe po kujton të reja që i kishim parë vetëm pas pavarësisë, deri në periudhën e monarkisë. Fakti që ju i dashur Lila i bëni pyetje gazetës tregon se jeni i befasuar me të dhe doni pse nuk ecën me hapin e gazetave të tjera. Gazeta Dita ecën me përvojën skoceze të veprimit, të shpejtë, me pak fotografi, me format të vogël e karikatura, bën atë që ju çudit, ajo përpihet.
Unë që ju shkruaj i dashur jam një lexues i saj dhe kam fansat e mi të gazetës, pa më thënë gjë redaksia. Unë kryeredaktorin nuk e kam takuar asnjëherë, por ja kuptoj qëllimin në shkrimin redaksional. Ja dhe sekreti, pa i renditur pyetjet tuaja. Një lexues nga Këlcyra i dashur student më lutej të flisja me redaksinë për të shtuar disa numra në atë qytet. Ja, e bëra se ma diktuat ju. Vazhdojmë më tej me këtë shembullin për të përmbledhur dhe më tej pyetjet e tua.
Në rrugë ‘Neki Libohova’ pasi lexoj gazetën e vendos në stendë 2-3 copë. Falas në pallat. Kush e mori gazetën, duam gazetën bërtasin gjumashët me bindje të ndryshme politike. Për ngjarjet historike ka nevojë vendi, rinia e të gjithë. Pa këto gazeta do kishte mangësi. Në një intervistë të gazetares Kazhani me një sportist ajo flet, o student i gazetarisë, se fjalët rrjedhin si qumështi. (Bogdani)
Unë do ta quaja qumështi dhe mjalti. Kështu do ta duam gazetën tonë. Por mos harro o student i universitetit të Beder për tradhtarët, vrasësit, hajdutët, të korruptuarit kjo gazetë i kritikon dhe të djathtët dhe të majtët.
