Dy fjalë shqipfolësit

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Ka disa kohë që dua të them dy fjale për shqipfolësin Lu. More, ky person që mësoi gjuhën shqipe, duket se nuk ka mësuar të kuptojë shqip. Me këto vajtje-ardhjet tek dy B-të na ka bërë të vjellim pasi pjesa dominante nuk do as t’i shikojë këto dy fytyra. Lu-ja me mos kuptimin e të folmes shqip duhet të kuptojë se fjalën “shqip” ne e kemi thënien troç. Këtë nuk e ka kuptuar, prandaj po na mban varur me ecejaket e tij dhe me ndonjë ambasador tjetër, gjë që po influencon vetëm për keq në jetën e shqiptarëve. Berisha me kompani do të bëjnë çmos që kjo reformë dhe çdo reformë tjetër nën drejtimin e Ramës vetëm të dështojë. Ndaj, i dashuri Lu, ju lutemi, përpiquni të kuptoni shqip duke i thënë gjërat troç. Nga Pjetër Bubaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *