Meqë nuk jam shumë i lidhur me Facebook-un , sot lexova statutin e Bejkos nga Lazarati dhe reagimin korrekt të redaksisë. Unë do t’ia kursej epitetin shques “zoti” mbasi jo çdo emri mund t’i shkojë ky epitet.
Ndaj do ta quaj “Bejkua nga Lazarati” që më ka atakuar edhe mua në statusin e tij të çuditshëm. Duke e tejkaluar humorin e përditshëm që sjell përditë këtu, është e sigurtë që unë asnjëherë nuk kam përdorur gjuhën e urrejtjes për një komunitet të tërë si Lazarati, por sigurisht që e kam kursyer dhe gjuhën e dashurisë.
Nuk është faji i bejteve të mia që Lazarati i Bejkos e tërheq urrejtjen si me magnet dhe jo sot, por shumë më herët. Nuk është faji im që kanë një nam jo për t’u pasur zili në Gjirokastër, Lunxhëri, Dropull, Zagori e më gjerë. E saktë që janë vrarë policë të shtetit dhe në vende të tjera, por jo në prita pabesie të përgatitura për muaj të tërë.
Shumë e shumë vite më parë kam pasur simpati për djemtë e Lazaratit, për të cilët kam shkruar dhe një këngë që për fat të keq këndohet në çdo gëzim në Lazaratin e Bejkos. Por simpatia ime nuk mund të shkojë gjer tek këta vrasës profesionistë dhe aq më shumë gjer tek Bejkua i Lazaratit që ka marrë rolin e zëdhënësit të bandës vrasëse.
Mbase Bejkos dhe kjo mund t’i duket prapë gjuhë urrejtjeje, por shqipja nuk ka shumë eufemizma. Vrasësit i thotë vrasës, banditit i thotë bandit dhe Rolandit i thotë Bejkua i Lazaratit.
Nga që e njoh shumë herët, do të çuditesha nëse Bejkua i Lazaratit do të shkruante ndryshe. Për të ka më shumë vlerë “nami i fshatit”, se sa gjaku i derdhur i djemve të policisë së shtetit në gjithë këto vite.

Une mbaj mend kur Bejkon Berisha e zheshi nga pushteti! Dhe ja shperblimi per Berishen! Komunisti Berisha di ti zgjedhe larot e tij!
Une atij”mikut” tim I kam vene emrin Bejko Çakmaku…
Merr flake direkte.