Dy foto dhe pak koment

redaktor

Dje dëgjova një mendim nga Kultura Perëndimore: “Perëndimi të vlerëson, të mat me sakrificën sa ke punuar”.

Kjo nëna t’a mbyll gojën kur ti mundohesh t’i japësh vlera punës së saj, duke të thënë:

“Punova 50 vjet, marr 12,000 lekë pension, çfarë të bëj me 12,000 lekë pension!?”

Të paktën ishte e vetëdijshme, që fëmijët kishin hallet e tyre, se këtu vazhdon ende kultura anadolle, që fëmijët duhet të mbajnë edhe prindërit pensionistë.

Jo mo jo, nuk të mban njeri përveç krahëve dhe mendjes tënde.

Nejse, nëna këtu ka nevojë që të shesi Pupat e saj për vetëm 200 lekë, aq kërkonte.

 

 

 

 

Renaldo Bregu – FB

Share This Article
13 Comments
    • Ke plotesisht te drejte ti. Por me çfare parash?! Duke shtuar borxhin e pergjithshem kombetar?! Shqiptaret nuk duan te paguajne as taksa. As ujin dhe rrymen qe konsumojne! Atehere si i behet?! Pasurite kombetare qe i ke shitur me allishverishe nuk i rimerr dot. Per nje Tele si ajo e atij italianit, Bechettit, shteti rrezikon te paguaje 130 milione euro gjobe! Llogarit per te tjerat. Qeveria me duket se nuk ka nje plan te studiuar per rritjen e prodhimit te brendshem bruto dhe pakesimin e importeve. Arka e buxhetit eshte bosh. Aq me shume qe shteti ka nje borxh te brendshem dhe te jashtem prej 9 miliardesh! Duket si pa shprese.

  • NJE MESIM I MIRE PER ATA QE PAGUAJNE SOT

    SIGURIME, PARA QE I HEQIN NGA BUKA E

    FEMIJEVE TE TYRE DHE JA JAPIN EDROGES.

    NJE M….. TE MADH KENI PER TE MARRE NGA

    EDROGA, POR MBAJINI ATO PARA PER FAMILJET

    TUAJA.

  • Do vjedhi qeveria me buldozere qindra miliona euro te zhvatura per rruge e hece e aeroporte, dhe nuk ka leke per pensionet.
    Piktori pikturon pacavure abstraksioniste nga oxhaku 30 mije euro, nena mblidhet kerruc nga ngrica ne rruge.
    E mer popull i mjere.
    As per vete nuk mendon

  • Qe pensionet jane skandaloz kjo nuk ka dyshim..po qe te thuash qe femijet nuk duhet tu hedhin syte peinderve kjo eshte poshtersi, kafsheri, dhe ligesi nga ana e ketij “kalemxxhiut” se shkruan…SIC kane ndare kotheren e bukes prinderit per femijet edhe femijet duhet te bejne te njejten gje me prinderit…mos ua vieni veshin ketyre perverseve me demek “perendimor” ne kemi traditat tona qe te rinite kujdesen per te moshuarit…se ne fund te fundit “çte mbjellesh do korresh”

  • Marrsh xhevap,o bir!
    Në urën me beton të Lanës në Tiranë,një grua në moshë, me këmbë të prerë, rri ulur dimër verë dhe lyp me fjalinë dëshirore:Marrsh xhevap!
    Shumë nuk ja kuptojnë fjalën “xhevap”.Është turqizëm.Të ish anglisht a italisht ndryshe do qe puna! I lëshoj monedhën time në prehër dhe vras mendjen.Çfarë halli e bën që nuk ua dëshiron të tjerëve dhe u uron të marrin sa me shpejt përgjigje–xhevap?!
    Mos djali emigrant i ka rënë në burg në dhe të huaj dhe ajo e mbetur pa një kacidhe, me këmbë të prerë e fytyrë mbuluar pret me vite një fjalë nga djali që ka humbur cdo fjalë?!
    A ndoshta ka shkruar një letër se e kanë nxjerrë nga shtëpia kur nuk ka mundur te paguajë kredinë që e mori kur kish burrin gjallë dhe vetë, para se të humbte këmbën, punonte në fason me duar dhe këmbë.E tani?!
    A ndoshta nëna kur e la i tha se do kthehej shpejt dhe tani ka shumë vite që nuk i përgjigjet nga qielli?!
    Apo ndoshta…?!
    Nuk e di!
    Di që më dhemb ajo grua që edhe lypjen e ka urim!

  • Jeta asht e bukur edhe kur nuk ka bukuri,e te mos merzitet njeri.
    Erdhi papandehur askush nuk e kerkoj.Do ikim te turbulluar si te mos kishim ardhur fare mbi kete toke.
    Kur nji prind i kerkoi djalit ne bisede e siper ndermjet te tjerave,i tha:
    Ke detyrime ndaj meje si prinder.Djali alla prendimor dhe aspak alla anadollak.Iu pergjigj:
    Cfare detyrimit te kam une ty.Pse ke dasht te besh 5 minuta qefe te kem detyrim.As mos te shkoje mendja per detyrim.

    • O MH o kulmi i inteligjences se ceket, ke sjelle shembull fantastik. Ai djali i ka ra pak shkurt, se xhaja per ato 5 minuta qejf, e ka majt me buke ate mutin e vogel dhe per te pakten nja 18 vjet e ka sterpagauar ate 5 minutç qefi.

  • Te vjen keq jo vetem per kete Nene , por per mijra te tjera qe kane punuar dekada e per punen e bere shperblehen ne menyre qesharake. Pensionet jane vetem per ilaçet qe i duhen te moshuareve, Te tjerat i takon femijeve qe t’i ndihmojne . Femija ,s’lahet kurre me sakrificat qe kane bere prinderit qe i kane sjelle ne jete !. Do ta perfundoja me nje thenie kuptimplote ;”Duhen prinderit , ashtu si do te donit t’ju duan ju femijet tuaj .”

  • Nuk eshte e vertet ajo qe thuhet ne shkrim.
    Nuk eshte kultur anadollake por detyrim edhe ketu ne Gjermani qe femijet pergjigjen per prindeit kur i kane mundesite financiare,dhe prinderit nuk jane ne gjendje te perballojn jeten me pensionin e tyre.

  • Dielli mbi Korab
    Asht shume e verte.Po jo vetem ne Gjermani.Po kudo qe ekziston kultura njerezore,ekziston dhe pergjegjesia e femijes djal apo vajze ndaj prindit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *