Dy frymëzime nga ngjarjet e ditës

Ornela

Shumë vrasje s’i parandalon dot asnjë lloj policie në Botë!

Në malësi kish pabesi,
një fakt që ju e dini,
ndaj jo më kot bëri Kanunin,
i madhi Lekë Dukagjini!

Kanuni është Kushtetutë,
e pastër pa një mjegull,
Leka tentoi që dhe për vrasjet,
të vinte rend e rregull!

Nëse Kanuni do zbatohej,
aty nga ndonjë burrë,
në Velipojë të katër vrasjet,
s’do kishin ndodhur kurrë!

Vrasjet që ndodhën në mesnatë,
ku gjaku u derdh kot,
asnjë lloj policie,
s’i evitonte dot!

Se këto ndodhin vetëtimthi,
plumbat derdhen rrebesh,
se ç’ndodh në trurin e vrastarëve,
veç djalli e merr vesh!

Askush nuk mund t’i parandalonte,
ato çaste mortore,
kur triumfoi tahmaqarllëku,
dhe burokracia shtetërore!

Tani në bazë të Kanunit,
dy fise janë në gjak,
sa tre të vrarë pas dhjetëra vitesh,
do duken fare pak!

O Leli ja bëre fora!

O Leli ja bëre fora,
e ndoqe Ramën nga Vlora,
s’e kishim menduar kurrë,
se kish mbetur ndonjë burrë!

Dole burrë kaq i zoti,
se ke një damar kuçioti,
je nip tek Jaho Gjoliku,
ndaj s’u tute nga “armiku” !

Ti me forcë mbajte bashkinë,
Rama mori arratinë,
iku e u ngul në Durrës,
dhe s’vjen më kurrën e kurrës!

Të dinim një plënc shelegu,
po dole shufër dyfeku,
por po thonë ca trutharë,
se s’je trim-por je i marrë!

Ca të tjerë thonë je me fat,
se Rama nuk mban inat,
aq më shumë fare pa hatër,
Vlora doli tetë me katër!

Po aty si Kapedan,
Rama la shokun Damian,
la Gjiknurin nga Bregdeti,
me pseudonimin “Tërmeti!.”

Tërmeti të bën hatanë,
po ty pa ngarë të lanë,
o Leli e o Leli,
PS-ë ka demokraci!

Nuk e themi për shakara,
se je ku ishe përpara,
nuk t’u prek një fije floku,
se Rama s’është kokë maloku!

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • KUR SHTETI ËSHTË VETË SI MAFIE, MAFIET ORDINERE POSHTË LE TË HANË KOKAT, E RËNDËSISHME ËSHTË TË PAGUAJNË TAKSËN E KORRUPSIONIT TE MAFIA LART.

    Shumë vrasje nuk i parandalon dot policia, por që bregdetin mos ta marrin në zotërim mafia, bosët e drogës dhe kriminelët, këtë e ka në dorë shteti. Kur nuk ka shtet që zbaton ligjin, që nuk çon pronën te i zoti, atëherë mafia, kriminelët apo rrugeçërit, njohin vetëm ligjin e xhunglës dhe plaçkitja quhet tokë e xanun, bëhet luftë për zotërim territori, e kështu vriten të pafajshëm, por propaganda thotë se policia nuk i ndalon dot vrasjet. I është bërë ndonjë hetim pasurie, ndonjë vetting këtyre bosëve të bregdetit? Si i kanë vënë ato pasuri? A ble dot italiani në Itali pasuri imobiliare nëse të ardhurat i ka informale, nëse nuk i ka deklaruar dhe s’ka paguar taksat për atë kapital që zotëron?

  • O Arben, per zhdukjen e gjakmarrjes duhej te kujtoje Enverin dhe heqjen 25 vjet para kohe te Denimit me Vdekje.

  • PARODI

    SALI BERISHA- HUMBA VIZËN

    I izoluar jam, nga SHBA-ja larg.
    Ambasadën shikoj, vizën dua prapë.

    Dinjiteti im, shumë u lëndua,
    sot po e vuaj.
    Morra avokatin, ngrita padi,
    për shpifje në Francë.

    Sa shpresë kam, unë tani,
    të jem i lirë.
    Në Amerikë, të shkoj prapë,
    shumë kam dëshirë.

    Jam i pastër, s’jam hajdut,
    boronica kam.
    Zeni TV, jo nuk ekziston,
    pronar nuk jam.

    Refreni
    Me “Non Grata”, mos ma hiq vizën,
    Me Edvinin, mos bëni monizëm.
    Demokracinë e dua, nuk e minoj,
    Pushtetin e dashuroj.

    Luli Luli, çohu popullin mblidhe,
    Çohu Meta, dekoratën zgjidhe,
    Mona rosarion, në qafe vare,
    O çfarë estrade ooo
    Çfarë estrade ooo

    Zgjedhjet ikën, por Rama s’ra,
    Luli dështoi.
    Votat u blenë, ia futën prapë,
    LSI-ja firoi.

    Sa do të doja, por SHBA-ja,
    nuk reagoi.
    Pa u çertifikuar, rezultati,
    Ramën uroi.

    Refreni
    Me “Non Grata”, mos ma hiq vizën,
    Me Edvinin, mos bëni monizëm.
    Demokracinë e dua, nuk e minoj,
    Pushtetin e dashuroj.

    Luli Luli, çohu popullin mblidhe,
    Çohu Meta, dekoratën zgjidhe,
    Mona rosarion, në qafe vare,
    O çfarë estrade ooo
    Çfarë estrade ooo

  • “Ca të tjerë thonë je me fat,
    se Rama nuk mban inat,”
    o dukë,pyet një herë izet haxhinë dhe ke për të parë në mban apo smban inat palloshi yt!!
    ke shkuar për lesh o duk!!
    nuk ja vlen as për buk!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *