Dy gazetarët e njohur zbërthejnë korrupsionin me inceneratorët, komentuesja: “Edhe ai TV ku po flisni është ngritur me para korrupsioni”

redaktor

 

Një nga aferat e dyshuara më të mëdha korruptive në Shqipëri, ajo e inceneratorëve, ka qenë tema e emisionit të moderatorit Adi Krasta në SYRI TV.

Për të folur rreth temës, Krasta ka ftuar drejtuesin e BIRN për Shqipërinë, gazetarin e njohur investigativ Besar Likmeta, – raporton DITA.

Krasta dhe Likmeta kanë vënë në dukje me të drejtë dëmin e rëndë financiar, vjedhjen e taksave të qytetarëve, peshën morale të korrupsionit në shoqëri, etj.

Por ka një problem dhe këtë e ka evidentuar një ndjekës i programit që në faqen e Krastës në Instagram, ku shkruan se ata kanë të drejtë, por…

“Problemi është o ti Besar dhe ti o Krastë që edhe ai TV ku flisni ju është gjithashtu i ngritur me taksa të vjedhura” – shkruan komentuesja.

Pas këtij postimi, komentet në profil janë limituar

Autorja e postimit, Migena Aleksi, njihet si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ish-gazetare, që tashmë jeton në Kanada.

Emisioni i Krastës transmetohet në Syri TV, televizion i familjes Berisha. Në përgjimet e aferës vrasëse të Gërdecit, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha identifikohej si “sy peshkaqeni”.

n.s. / dita

 

Share This Article
10 Comments
  • 1. Ketu kemi te bejme edhe me nje problem qe lidhet me demaskimin e veprimtarise korruptive:

    2. Adi Krasta dhe Besar Likmeta me te drejte jane perpjekur te zberthejne nje rast te nje “Korrupsioni te jashtezakoneshm” ku del ne pah nje pyetje:

    3. Si ka mundesi qe individed e perfshire ne kete skandal qe do ti dilte “boja e maskimit nje dite” te jene ndjere komfortabel, te pa friksuar, apo te sigurte se nuk do ti futet nje gjemb ne kembe?

    Pergjigja eshte e qarte:

    4. Korrupsioni eshte bere si te hashe “buk me djathe”
    Eshte bere nje fenomen “normal, i rendomte, i zakoneshem” per te gjithe pjesmaresit ne kete aktivitet.

    Zonja Migena Aleksi thote:

    5. Problemi eshte o Besar dhe ti o Kraste qe ai TV ku flisni eshte gjithashtu i ngritur me taksa te vjedhura.

    6. Pra, Ajo, e shpernguli vemendjen nga nje problem ne nje problem tjeter.

    Duket sikur do te thote:

    7. Ju nuk jeni ne rregull per vete. Pse mereni me kete problem kur ju “nuk luftoni te demaskoni nje akt korruptiv” qe ju lejon, te merni rroga fantastike.

    8. Po te jete se Ajo nuk eshte e konfuzuar, se kushdo mund te kete patur nje perfitim personal te “pa merituar” edhe kur “nuk eshte i ndergjegjshem per kete” duhet ta mbylle gojen.

    Konkluzioni qe nxjer lexusi eshte:

    9. Bej sikur “nuk shikon, nuk degjon” se, po sa ta hapesh gojen, do te sulen e te shqyejne.

    Pra kjo perkthehet:

    10. Leri hajdutet, mafjozet,….., te bejne si ja ka qefi, se ndryshe do keshe pasoja te renda. Shiko jeten tende, secili do mbaje pergjegjesi ne perputhje me ato qe ben.

    11. Deklarata e saj eshte shum e rrezikshme, por deklarata ime e me siperme “mund te jete nje hamendje”.

    12. Ajo mund te kete pasur ne koke dicka tjete, te cilen nuk e ka formuluar qarte per mungese kohe, apo sigurije te madhe ne aftesite e saja profesionale,te cilen ajo duhet te na e thote kur ta kete mundesine.

  • Edhe “Syri”,si “Agon”i Beketit paguanin Krastat Bejtet e Mecet me milionat qe u grabisnin popullit dhe buxhetit të shtetit nga paaftësia e qeveritareve ose korrupsioni i tyre qe Keta papagajtë Krasta_Peka_Bejtja& u thurnin lavde!?

  • Nuk keni turp ju gazetare qe jeni berishiste? Te jeshe berishist domethene te jeshe idiot. Edhe te jeshe me Bashen domethene te jeshe idiote. Pse jeni kaq te degjeneruar qe jeni me PD? Ata jane proserbe. Kete e kane kuptuar edhe me debilet. Berisha e Basha kane ndergjegje serbe. Pttttttttttttttttttuuuuuuuuuuuuuuuu.

    • Te kritikosh korrupsionin e Rames nuk do te thote te jesh berishist.
      Ne kete rast idioti je ti.
      Ose ben si i tille se ha ne ndonje nga çanaqet e mender politikes shqiptare

      • Kritiko me fakte.Ke fakte plot per korrupsionin e nongratave dhe nuk e hapin gojen.Ndersa hane mut pa fakte per korrupsionin imagjinar te Rames.Ne kete rast idioti je ti

    • Sa per dijebi o dibran, Rama po i ben temena serbit me open ballkan duke i dhene mundesine qe te perdori portin e duresit pa dogane, ndersa kosovaret paguajne leke per te kaluar kufirin shqiptare.

  • Komentet sot nuk kane asnje vlere ase denoncimet,jane deputetet qe vendosin per gjithshka ne ven,ndaje pini kafen rehat,dhe ndeshkoni fajtoret vetem me voten tuaj te lire,po qe se e mbrojme kete.Keshtu nuk stresoheni aspak dhe keshtu do mesoeni deri sa te mbyllni syt.Politikanet jane te zgjuar dhe dinak,hapin dy rruge njera eshte per ju populin dhe ajo duket…tjetra eshte per politikanet qe shkojne vet,e smeret veshe kure

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *