Dy gjeneralë të rëndësishëm të ushtrisë turke dhanë dorëheqjen në prag të një takimi të Këshillit Ushtarak Suprem të Turqisë, që pritet të zhvillohet sot dhe që do të rishikojë çështjen e hierarkisë pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Dogan.
”Shefi i këmbësorisë, gjenerali Ihsan Uyar dhe shefi i trajnimit dhe doktrinës së komandimit, gjenerali Kamil Basoglu dhanë dorëheqjen”, tha kjo agjenci.
Dorëheqja e tyre vjen pak orë para takimit të Këshillit Ushtarak Suprem, që do të vendosë edhe zëvendësimin e ushtarakëve të larguar nga puna dhe të atyre që po përballen me drejtësinë.
Ankaraja akuzon predikuesin në ekzil në SHBA, Fetullah Gulen për orkestrimin e grushtit të shtetit, që ky i fundit e mohon
