Dy golat në Pavarësinë e Kosovës/ Gjimshiti shënon rekord, renditet mes më të mirëve të Europës

Amelda Amelda

Dy gola në portën e grekëve dhe i jep fitore me përmbysje Atalantës në Ligën e Europës. Berat Gjimshiti nuk mund ta festonte më bukur ditën e Pavarësisë së Kosovës, teksa dje në mbrëmje u bë heroi i bergamaskëve, duke shënuar pas dy goditjeve nga këndi, për të qenë njeriu i ndeshjes në triumfin 2-1 me përmbysje ndaj Olimpiakosit.

Djaloshi me origjinë nga Presheva (Kosova lindore), por i lindur në Zyrih të Zvicrës, tregoi edhe një herë se sa i rëndësishëm është për Atalantën.

Një përmbysje e çmendur dhe për më tepër me dopietën e lojtarit kuqezi, duke shtuar shanset e Atalantës për t’u kualifikuar në turin tjetër të Ligës së Europës. Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 shkurt në Athinë.

Paraqitja e lojtarit shqiptar ishte për t’u duartrokitur dhe vlerësimet nuk munguan. Gjimshiti është renditur përkrahë më të mirëve të javës në Ligën e Europës! “Sofascore“ e ka vlerësuar me notën 8.6, më e larta së bashku me Martinezin në majën e sulmit./PANORAMASPORT.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nje futbollist i mrekullueshem, une e ndjek me shume vemendje sa here qe ndeshet Atalanta. Me Brojen jane dy yje qe na gezojne zemren. Kubulla ka shume ulje ngritje.

  • Reja ka lidhur gomarin tek Uzuni dhe mbane ne stol Brojen dhe Gjymshitin.
    Kush do ja mesoje fabulen Kali dhe Gomari te Dritero Agollit.

  • Ca eshte ky gomarllek Gjimshiti i paska bo dy gola per pavavaresine e Kosoves. Atij nuk i ka ra ndermend per pavaresi te Kosoves. Ta kishte dashte Kosoven skiahte marre per gru shkinen. Po leni keto idiotizma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *