Dy herë në javë nga porta e pasme

anazapta

 (Mbi vizitat ilegale të Berishës në Presidencë)

Bëri një përshtypje të veçantë prezenca e Berishës në ceremoninë zyrtare të Presidentit Nishani gjatë pritjes së Presidentit të KE-së Emanuel  Barroso në Tiranë. Berisha ishte i ftuar formalisht si një ish-President i këtij vendi në ceremoni. Në radhët e politikanëve të Partisë Demokratike, kjo ceremoni është komentuar gjatë. Duket se gjëja që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë pikërisht justifikimi formal i prezencës së Berishës si një ish-President.

“Kjo ishte e tepërt. Në PD tashmë ekziston një sekret i hapur,  në muajt e fundit Berisha komentohet me pseudonimin Presidenti-Deputet. Berisha është realisht Presidenti i vendit, funksionon çdo ditë si i tillë, përveç ditës së enjte kur i duhet të bëjë deputetin në Kuvend”, – u shpreh dje për DITA një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Vizitat e Berishës në Presidencë duket se më shumë se për raste qokash apo pritjesh janë vizita të një natyre të punës intensive. Në Partinë Demokratike dhe sidomos mes deputetëve të saj, dihet më së miri, se Nishani, kryen çdo javë takime ‘rekomanduese’ me Berishën, kokë më kokë, takimet kryhen në Presidencë, ndërsa Berisha përpiqet gjithnjë që të mos filmohet apo fotografohet nga mediet ndërsa viziton Presidencën.

“Nga muaji Dhjetor 2013 doktori vizitonte Presidencën të paktën një herë në javë. Zakonisht hynte atje ditëve të hëna ose të martave. Në javët e fundit këto vizita janë intensifikuar edhe më tej, mesatarisht dy herë në javë shkon Berisha. Takohet me Nishanin në zyrën e tij, qëndrojnë vetëm ata të dy rreth 1-2 orë në çdo takim. Doktori kujdeset që të shkojë në Presidencë jo me automjetin e tij zyrtar. Ai përdor një Mercedes “S Class” i cili dy germat e fundit identifikuese të targës i ka “HB”. Kjo makinë nuk hyn asnjëherë nga dera kryesore e Presidencës, por nga dera ku hyn stafi i Presidencës, që është nga pas, përballë me lulishten e ‘Internacional’. Sa herë vjen momenti i takimit, ka mobilizim në Presidencë. Doktorin shkon ta presë që tek shkallët vetë zoti Nuri, Shefi i Kabinetit, ndërsa të gjithë janë gati-tu për sa kohë Berisha është në institucion, pasi asnjëherë si dihet”, – komenton një deputet demokrat.

 

Sikletet e reja me Elvisin..

 Duket se një ‘sektor’ i posaçëm i bisedave mes Berishës dhe Nishanit, është sidomos sistemi i Drejtësisë. Emërimet apo transferimet e gjyqtarëve, nismat ligjore të KLD-së, por dhe hetimet e organit të akuzës duket se janë tema që Berisha këkron t’i ‘konsultojë’ vetëm kokë mëkokë me Nishanin. Telefonatat dhe email-et nuk pijnë ujë për këto tema.

“Unë jam i sigurt se zoti Nishani është shumë në siklet që është e mundon doktorin për t’i shkuar në Presidencë. Në fillim, Nishani edhe i’ a ka shprehur në prani të disa figurave të PD-së se shkonte me kënaqësi ai tek zyra e Berishës për ta takuar. Por ka qenë vetë Doktori që e ka përjashtuar një opsion të tillë duke i thënë se ‘nuk ishte problem ajo pjesë’. Sigurisht që Berisha e di mirë se çfarë skandali do shkaktonte një foto apo pamje filmike që tregon Presidentin e Republikës që paraqitet si llogaritar në zyrën e deputetit Berisha çdo javë. Ndaj dhe për hir të ruajtjes së figurës së Presidentit, për aq sa mund të ruhet, është vetë Berisha që merr mundimin të vizitojë Presidencën fshehurazi çdo javë”, – komentoi i njëjti burim.

Por duket se në muajin e fundit mes Berishës ddhe Nishanit është duke u biseduar intensivisht në lidhje me parandalimin e një skeme që ata të dy e kanë parashikuar dhe e presin shumë shpejt. Bëhet fjalë për të penguar sa më shumë të jetë e mundur, çdo reformë, apo inkursion në kupolën e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Në epiqendër të skemës duket se është numri 2 i KLD-së, Elvis Cefa.

Ndaj Cefës, strukturat hetimore qeveritare të socialistëve duket se janë duke bërë disa investigime. Zoti Cefa ka qenë më parë ish kreu i AKKP-së, ndaj dhe po hetohet administrativisht aktiviteti i tij. Duke pasur parasysh atë mish-mash që ka bërë Agjencia e Pronave në këto vite, me siguri që nuk do shumë mund për t’i gjetur zotit Cefa ndonjë ‘cen’. Berisha dhe Nishani janë në dijeni të kësaj situate dhe po përpiqen të krijojnë skemën e duhur që dhe nëse mund të ketë kallëzim penal ndaj Cefës, loja të bllokohet në prokurori ose dhe në ndonjë stad tjetër. Cefa ka qenë epiqendra e bisedave të tyre në javët e fundit. KLD-ja është një kështjellë e rëndësishme për Doktorin dhe Cefa është operatori i tij më besnik në këtë kupolë të drejtësisë, ka të drejtë që bëhet merak për mendimin tim”, – komentoi dje zyrtari demokrat.

 

Përpara jush… Presidenti

Duket se për Bujar Nishanin Presidenca përfaqëson një periudhë që nuk e mbingarkon shumë me përgjegjësi dhe presion në vendimmarrje, pasi këtë pjesë ai e kompenson me ndihmën intensive të Berishës. Por ama formalisht, Presidenti po vuan angazhimet në festa, pritje apo takime formale, për shkak të shëndetit të tij të rënduar.

Ju jeni gazetarë dhe duhet të bëheni të vëmendshëm. Sa herë ka pritje në Presidencë futja e medias bëhet shumë e kontrolluar. Media futet vetëm kur Presidenti ëhstë gati në tribunë ose është akomoduar më parë për takimin. Edhe kur mbarojnë takimet apo konferencat ndihmësit e Nishanit kujdesen që më parë të dalë media nga salla dhe asnjëherë media të mos ketë mundësi të fotografojë ose të filmojë Presidentin në ecje. E vërteta është se Presidenti ecën me shumë vështirësi. Njërën këmbë e tërheq zvarrë pasi nuk e ka nën kontroll. Ndërsa njërën dorë e komandon nëpërmjet dorës tjetër. Është ajo dora ku mban zakonisht dosjen e punës, ajo dorë nuk i funksionon. Kjo është pjesa vizive, e paraqitjes. Por në kuptimin e kontrollit mbi Presidentin, kjo pamundësi e tij është garanci. Përveç natyrës së nënshtruar të Nishanit ndaj Berishës, pamundësia e tij fizike është një garanci më tepër për bindjen e plotë të tij. Nishani me pak fjalë, ka qenë një zgjedhje e mirëmenduar dhe Doktori në këtë pikë ka goditur në shenjë. Ka zgjedh President jo vetëm një ‘demokrat të bindur” por edhe një ‘dordolec të bindur’. Praktikisht Nishani ka vetëm një detyrë, të rrijë sa më shum ë shtrirë ose ulur dhe dy herë në javë që ka takimin me Berishën, të mbajë shënime.”, – informoi i njëjti burim.

Edhe këshilltarët e Presidentit dhe stafi i tij duket se nuk janë aspak përzgjedhje e tij. “Ylli Asllani dhe Gjergj Lezhja janë të dy këshilltarë të Nishanit por dihet mirë që në fakt janë sensorë të besuar të Berishës. Së fundmi këshilltare pranë Nishanit ka nisur punë dhe bashkëshortja e Aldo Bumçit. E punësuar aty është dhe kunata e Frangajt, por edhe dy të afërm të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. E kanë bërë Presidencën pak a shumë siç kanë bërë me ujësjellësin e Tiranës. Një tip vendi ku i gjendet punë tarafit institucional apo mediatik. Praktikisht Berisha është President, Nishani ëhstë President në letra, ndërsa vetë Presidenca ka vetëm rolin që të ruajë kupolën e drejtësisë, KLD-në, nga çdo ofensivë e qeverisë dhe hera herës të punësojë ndonjë të besuar të Berishës. Kaq është e vërteta. “, – theksoi deputeti demokrat i kontaktuar nga DITA.

berisha makin presidenc

berisha nishani 4

Share This Article
16 Comments
  • …tu vije turp qe pergojoni presidentin tone te nderuar z Sali Berisha , ai me shum se kurre pas negociatash intensive me LSI dhe PS ishte hicmepak se presidenti konsensual i shqiptareve dhe misheron pikerisht kete fryme , ate te unitetit te kombit , rrofte presidenti Berisha

    • Ke te drejte o spanjolli shqipetar! Duhet t’ju vije turp qe pergjojne nje njeri te semure nga trute! Populli thote, injoroje te cmendurin dhe njeriun qe, i ndalohet te hyje nga dera kryesore, po ben cben e gjithsesi te futet ne shtepi nga dera e pasme.

      Te na rroje i cmenduri qe e kemi mbi kurriz prej 23 vjetesh, dhe ne shqipetaret e injoruam derisa ne beri edhe ne si veten…………!!!!!!!!!!!!

  • Sa per dieni eshte i vetmi njeri qe ka hyre per here te pare nga dera e pasme kur e futen ne politike pas provave qe kishte dhene per “burre shteti”!Nga ajo dere kane hyre ne fillim te viteve 90 Sali e “miku” qe takohej ç’do nate ne zyren e Ramiz (S)alise!Ka akoma deshmimtare okulare qe e kane jetuar kete tragjedi te pergatitur nga …..!Kete rruge ai e di shume mire ,a mos valle edhe Jarin e konsideron si Ramizin,po miku kush eshte?

  • A po pergtitet dorheqja e jarit”per aresye shendtesore ” e ky te zevendesohet nga nje figure PD-iste e me konkretisht nga Sali Brisha?Kush jane versionet e mundeshme e ç’fare ndryshimesh po pergatisin ne legjislacion?A po pergatitet ky teren dhe kush eshte iniciatori i tij?

  • zyrtaret e larte te shtetit duhet te kalojne ne komisione mjekesore per te shikuar gjendjen shendetesore

  • O Zot , sa gjera te shperlara e te paturpeshme po degjojme !! Po ky SALMUTSHPELLARI , ne cdo hale’ do te dhjese ?? Deri kur do te vazhdoje me ligesirat e tij pafund , ky perbindesh antishqiptar ?? Te ngrihemi te gjithe si popull kunder tij e t’i tregojme , qe vendin e ka ne burg , ky kriminel i lindur e i etur per gjak !! BURG E VDEKJE PER SALHITLERIN E KOHEVE TONA!!

  • UNE MENDOJ SE BEN SHUME MIRE QE E VIZITON SHPESH
    PRESIDENTIN TONE,KESHTU QE E KONTROLLON NGA
    AFER SE MOS DHIHET NE BREKE NGA FRIKA KUR I
    DEGJON EMRIN LUGATIT.

  • me lajm skandal se ky. cfare gazetari eshte ky , qe rri pas dyerve dhe shikon kush hyn e del. pse nuk tregon cili shkon tek kryeministri tek kryetari i kuvendit etj. nuk na u ndan spiunat e sigurimsat. e kujt i intereson se kush punon ne Presidence ? a i zgjedh vete ai? sic i zgjedh vete keshilltaret Rama , Meta etj. thashetheme , vetem gazetari nuk eshte kjo.

  • Nese kerkoni nje vend et ngjashem me sokakun e te marreve e gjeni ne komentuesit e kesaj gazete. Po kush mund ta ndaloje berishen dhe nishanin te takohen sa here t,ju doje qejfi. O te marre. Mashtroni disa militante mjerane

    • po mor mik, nuk ka te drejte njeri ti ndaloje te takohen, te tekohen ku te duan, por jo ne ndertesen nga ku eshte perjashtuar per 10. Por ai eshte kaq i semure nga trute sa nuk irrihet pa shkelur me kembe vendin nga eshte perjashtuar. Tamam malok( jo malesor, se malesoret jane fisnike, por malok i trashe) dhe ju idiotete e PD akoma e adhuroni.

      KJO TREGON SE EDHE JU JENI SI AI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Autori I ketij shkrimi , ky “PAPARAC ” dhe pergjues i paguar nga Edveri , qe me sa duket , paska mesuar te perdore aparatin e sofistikuar te intercepimit qe SHIU e bleu 1.5 million $ ne Izrael ,dhe qe MRIKA e Partise dhe Ministrise , ia paska lene ne perdorim , tabloidit satiriko – humoristik DITA , me kot rreket te genjeje kaq trashe shqiptaret , teksa fantazite masturbuese te tij NATEN , I shkruan DITEN per ” DITEN ” !!!

  • Te pranojme edhe fajin tone si popull. Te mos ia leme Ramis Alise te gjitha.
    Ketyre “qeveritareve” Ramizi u vuri picen perpara ne fillim te 90tes. Po ne 1997? Po ne 2000, 2005, 2009 kush na ikishte fajin vec vetes?
    Megjithate, nuk pranoj se populli yne meritonte qeveritare te ketille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *