Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramush Haradinaj. Të dy ish-komandantët e UÇK-së, që luftuan në vitet 1990 kundër regjimit serb, kanë qenë në rotacion në pushtet në këto dy dekada pas luftës. Megjithatë asnjëri prej tyre deri tani nuk ia doli të ofrojë zgjidhje bindëse për problemet e mëdha të shtetit të vogël në Ballkan dhe as nuk mundën të realizojnë kthesën e madhe për një marrëveshje mbi normalizimin e raporteve me Serbinë, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zgjedhësit e zhgënjyer donin ndryshim: Partitë e opozitës Vetëvendosja dhe LDK-ja fituan secila pak më shumë se 25 përqind të votave.
Fitorja fare e ngushtë e lëvizjes së majtë që konsiderohet radikale, Vetëvendosja, kundrejt liberal-konservatores LDK tregon, se sa e përçarë është shoqëria kosovare lidhur me qendrimin në bisedimet me Serbinë. Ndërkohë që LDK tradicionalisht ka ndjekur linjën pacifiste-diplomatike të figurës ikonë, ish-kryetarit të saj Ibrahim Rugova, Vetëvendosja nën Albin Kurtin ka qenë gjithmonë kategorikisht kundër kompromiseve.
Albin Kurti – nga rebel në realist
Nëse qeveria e re do të krijohet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, priten bisdime të vështira me Beogradin. Mbetet të shihet, nëse Beogradi do të pranojë të ulet në një tyrezë me Albin Kurtin. Ky i fundit, një ndër figurat kyçe të lëvizjes studentore të viteve 1990, në mars 2000 u dënua me 15 vjet heqje lirie në Serbi nën akuzën për antarësim në një organizatë terroriste. Vetëm pas presionit ndërkombëtar dhe me ndryshimin e qeverisë në Beograd atë e liruan në vitin 2001. Me tezat radikale – kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë, për një politikë të vetëvendosjes së kosovarëve, kundër çdo kompromisi në dialog me Serbinë e madje deri tek kërkesa për një bashkim të trojeve shqiptare – partia e tij bënte gjithnjë e më shumë për vete zgjedhësit e zhgënjyer. Rëndom kjo parti ka tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë vendit me protestat kundër qeverisë, korrupsionit galopant dhe gjendjes së mjeruar në Kosovë.
44 vjeçari Albin Kurti konsiderohet rebel politik i pakompromentueshëm. Njëkohësisht ai ia ka dalë të preazantohet në botën e jashtme si një politikan intelektual, karizmatik dhe me përvojë. Fakti që “bashkimi i trojeve shqiptare” nuk është më temë për të, madje as në fushatën elektorale nuk u përmend me asnjë fjalë, flet për një linjë të re realiste të tij.
Kapërcimi i një hendeku të thellë
Albin Kurti gjendet përballë një detyre Herkuli: ai nuk duhet t’i zhgënjejë në asnjë mënyrë zgjedhësit e vet, por njëkohësisht janë të pashmangshme kompromiset e dhimbshme me politikanët drejtues nga Beogradi në bisedimet e ndërmjetësuara në nivel ndërkombëtar. Pikërisht një koalicion i mundshëm me LDK mund ta ndihmojë atë që ta përballojë këtë hendek të thellë. LDK-ja e moderuar i është përshtatur tashmë frymës së kohës, gjë që e dëshmoi edhe nxjerrja në garë si kandidate për kryeministre e Vjosa Osmanit. Me paraqitjen e saj të vetëdijshme dhe të sinqertë, juristja 38 vjeçare i bën për vete zgjedhësit dhe po ashtu ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në dialogun me Beogradin.
Përveç kësaj si LDK-ja, ashtu edhe Vetëvendosja e kanë refuzuar kategorikisht tezën e përfolur së fundi të ndryshimit të kufijve; edhe kjo me sa duket ka ndihmuar në suksesin e të dyja partive të opozitës në këto zgjedhje.
Të dy politikanët e rinj Kurti dhe Osmani kanë potencialin për t’u afruar me njëri tjetrin dhe për ta orientuar shoqërinë kosovare drejt kompromiseve të nevojshme. Me ose pa ideologji, tashmë ka ardhur koha e politikës reale në Kosovë: një marrëveshje jo vetëm me Serbinë, por edhe brenda vetë kosovarëve është urgjentisht e domosdoshme për një të ardhme të sigurtë dhe të paqtë edhe në sfondin e afrimit me BE.
Burimi: DW
e.ll./dita

Zgjedhjet kane vetem cities eshte populli
“Zgjedhësit e zhgënjyer donin ndryshim: Partitë e opozitës Vetëvendosja dhe LDK-ja fituan secila pak më shumë se 25 përqind të votave.”
nëse do ta quaja të drejtë votimin për VV si një kalim nga zhgënjimi në një shpresë,nuk mund ta quaj të tillë votimin për LDK!!është një kërmë politike që ka 30 vjet që po prish punë në politikën e shqiptarëve të kosovës!!një kërmë që ka nxjerrë një person të “pastër”(nëse mund të quhet e tillë,përkatësia në këtë parti),që do të ndjekë të njëjtat metoda si deri dje!!në LDK nuk kemi asnjë lloj rinovimi!kemi të njëjtat figura të pleksura në mënyrë të hapur me ishjugosllavinë ose me sërbinë më pas!!
Humbesja me e madhe e ketyre zgjedhjeve ne Kosove eshte politika e qelbur e BE. Per Haradinajn mbanin gadi ato flet-thirrjet per ne Hage, per ate servilin Thaci mbajten Kosoven 6 muaj pa qeveri vetem e vetem qe ta perfshinin ne pushtet. Por kosovaret diten te zgjedhin A.Kurtin, njeriun qe i ka thene te vertetat drejtperdrejt. Per te tille politike dhe politikane ka nevoje Kosova, qe te punojne per Kosoven jo per ti sherbyer pordheve te Brukselit si servili Thaci.
Kedo qe te zgjedhin, prape brenda e kane se ata qe zgjidhen apo emerohen jane te telekomanduar dhe thjesht bejne rolin e kllounit qe te argetohet bagetia qe i beson. Asgje nuk ndryshon, vetem shtrengo rripin Thanas.
Sa i zgjuar qe qenke o Genti?! Si i merrke vesh keto pune! Lum prinderit qe te kane bere koken!
Cka na duhet marreveshjameSerbine?! S’kemi cka diskutojme menje shtet qe nuk tenjeh!
Kur serbija te njhohe kosoven munden me filluar diskutimet permarreveshje. Perndryshe vetem reciprocitet s’me njeh , s’te njoh! Pike.
Stop diskutimeve shterp qe vetem na demtojnee nuk sjellin asgje.
Lili, një pyetje.
Çfarë universiteti ke mbaruar në perëndim? Francë në mos gabohem.
Gani .universitetin qendresa fiton gjithmone! Perndryshe kur te beheni aq i diplomuar sa une te tregoj ma gjate se pse studimet nuk sosen kur, edhe pse diplomohesh si une ne France , ne svicer ! …
Nëse Kurti e rikëthen në jetë politike një organizatë politike pro pro çdo gjëje por dhe jo pro forcimit dhe bashkimit të shqiptarëve kjo ma është e faktuar vetëm të rikujtoj sulmin shpifësh dhe frontal ndaj Ukshin Hotit ndaj UÇK ndaj PS në Tiranë …do ta bëjë gabimin dhe dëmin katastrofal për shqiptarët mu si ahmaku Haradinaj dhe oportunisti Thaqi
Gani .universitetin qendresa fiton gjithmone! Perndryshe kur te beheni aq i diplomuar sa une te tregoj ma gjate se pse studimet nuk sosen kur, edhe pse diplomohesh si une ne France , ne svicer ! …
Lili, fjalinë e parë se kuptova. Përse mendon se je më e “diplomuar” se unë? Apo thjesht se unë e shkruaj shqipen pak më keq se ty?
Aq më mirë, në Zvicër? Lozanë apo atë universitetin popullor të Gjenevës që ska mbet kush “pa e mbaruar”?
Lili, fjalinë e parë se kuptova. Përse mendon se je më e “diplomuar” se unë? Apo thjesht se unë e shkruaj shqipen pak më keq se ty?
Aq më mirë, në Zvicër? Lozanë apo atë universitetin popullor të Gjenevës që ska mbet kush “pa e mbaruar”?
Lili ma jep një përgjigje.
Hë tu bëfsha kurban, ma shuaj kureshtjen.