Sipas Lefter Maliqit, LSI-ja merr mbi 50 deputetë!
Profesor Lefter Maliqi,
nxori kokën si iriqi,
ky Lefteri kokë qypi,
që bën deklarata shtypi!
Intelektual i shquar,
LSI-në s’e kish provuar,
ndaj me përulje Berati,
katër deputetë do japi!
Deputetë për LSI-në,
bén Maliqi llogarinë,
që plotëson në këtë stinë,
parametrat për çmendinë!
Parlamenti jetë e mot,
mbi Lefterin s’ngrihet dot,
gjeli-gjeli kacagjeli,
gjer tek ai është niveli!
Sipas rregullit të treshit,
kur merr Lefteri katër deputetë,
LSI-ja në gjithë Shqipërinë,
merr të paktën gjashtëdhjetë!
Lule o Lefter Maliqi,
sa bukur të punon zigji,
si intelektual i shquar,
Beratin ke gjunjëzuar!
O Lefter-“Rrofsh sa Tomori!.”,
nga ty na u ngrit humori,
LSI-në sa lart e ngrite,
na ndriçon me rreze drite!
Sondazhet që bëri Topi,
domosdo që kot ja ngopi,
LSI-së ju shkrua fati,
nga Lefteri tek Berati!
Me këtë opozitë do preferoja vazhdimësinë!
Ndryshim kërkojnë që të gjithë,
e sidomos Juri Kim,
po s’është problemi kaq i thjeshtë,
se duhen njerëz për ndryshim!
Ndryshim kërkon dhe shoku Meta,
që vendi ynë të bëhet lule,
këtë ndryshim duhet ta bëjë,
Idrizi-Shehi edhe Dule!
Ndryshimin që të gjithë e duan,
e njëjtë është muzika,
presim që vendin ta ndryshojnë,
Saliu-Luli dhe Monika!
Kështu dhe tjetri edhe tjetra,
i riu dhe e reja,
na duhet-me këpucë të vjetra,
të nisim rrugë të reja!
Ndryshimi është një fjalë në erë,
preket veç qeveria,
po me këta që thamë më lart,
më mirë vazhdimësia!
Po them më mirë vazhdimësia,
se s’mund të vijë ndryshimi,
nga Nardi dhe Petrit Vasili,
nga Mona-Lulëzimi!
A.DUKA

Lefter Maliqit koke qypi,
ti or Benko po i thua kot,
se do i mbetet hatri perjete,
Lefter Koke qypit te vertete!
NDRYSHIMI E KA NJË EMËR
Të dashur motra dhe vëllezër,
dhe ju qytetarë të nderuar,
në 25 prill ju ftoj të më votoni,
të marr pushtetin e bekuar.
Tashmë dhe Amerika foli,
zonja Kim e tha qartë pa ekuivok,
votoni ndryshimin ose kriminelët,
unë me banditët nuk jam shok.
Amerika nuk mban fare anë,
po këtë radhë qënka me mua,
krimineli është sigurisht Saliu,
popullin vetëm unë e dua.
Saliu bëri piramidat e 97-n,
dhe në bulevard 21 janarin,
por më thotë mua i çmendur,
se pi të bardhën apo barin!
Ç’të keqe i solla unë njerëzve,
i vura patronazhistë kujdestarë,
i dua se jam si baba i kombit,
a mund të quhet babai i marrë?!
Dua të di çdo gjë të popullit,
ëndrrat e tij dhe pakënaqësitë,
që deri për fushatë zgjedhjore,
të kem gati të gjitha strategjitë.
Po të mos ishin patronazhistët,
si ta di vallë se çfarë ju doni,
unë nuk i bëj llogaritë si Luli,
po sikur ju mos të më votoni?
Sigurisht përgjimet e BILD-it,
nuk tregojnë për vepra penale,
të gjitha fajet i ka Saliu dhe PD,
ata merren me video me babale.
Çunat problematikë ne na duhen,
nëse pala tjetër punon me banditë,
ata çuna nuk kërcënojnë popullin,
as nuk të intimidojnë duke zënë pritë.
Prandaj, ne jemi të ndershëm,
por bandës së PD i japim hakun,
turp t’i vijë Metës që e bëra president,
pale, më shan dhe baba Takun.
Baba Taku është i ri dhe energjik,
dhe nuk e bën çiçin në pantallona,
Meta ka ikur fare nga trutë,
e shkalloi fare Saliu dhe ajo Mona!
Ne s’jemi më të mirët absolutisht,
por më të mirë se ne s’ka,
Janullatosi tha votoni kanditatët e pastër,
por më dritë se ne ku ka?
Mos dëgjoni VOA-n dhe E.Biberajn,
se ata janë thjesht kazan,
ashtu si media dhe gazetarët,
që shiten e blihen këtu në Tiranë.
E dëgjuat se ç’tha miku Sandër Vuçiç,
se në PD Saliu akoma urdhëron,
opozita propagandon Shqipërinë e madhe,
me këtë projekt në BE kush të integron?
Ja pra që ndryshimi e ka një emër,
e shikoni si është e vërteta,
diferenca jam vetëm unë,
as Luli, as Mona, as Saliu e as Meta.
NDRYSHIMI E KA NJË EMËR
Të dashur motra dhe vëllezër,
dhe ju qytetarë të nderuar,
në 25 prill ju ftoj të më votoni,
të marr pushtetin e bekuar.
Tashmë dhe Amerika foli,
zonja Kim e tha qartë pa ekuivok,
votoni ndryshimin ose kriminelët,
unë me banditët nuk jam shok.
Amerika nuk mban fare anë,
po këtë radhë qënka me mua,
krimineli është sigurisht Saliu,
popullin vetëm unë e dua.
Saliu bëri piramidat e 97-n,
dhe në bulevard 21 janarin,
por më thotë mua i çmendur,
se pi të bardhën apo barin!
Ç’të keqe i solla unë njerëzve,
i vura patronazhistë kujdestarë,
i dua se jam si baba i kombit,
a mund të quhet babai i marrë?!
Dua të di çdo gjë të popullit,
ëndrrat e tij dhe pakënaqësitë,
që deri për fushatë zgjedhore,
të kem gati të gjitha strategjitë.
Po të mos ishin patronazhistët,
si ta di vallë se çfarë ju doni,
unë nuk i bëj llogaritë si Luli,
po sikur ju mos të më votoni?
Sigurisht përgjimet e BILD-it,
nuk tregojnë për vepra penale,
të gjitha fajet i ka Saliu dhe PD,
ata merren me video me babale.
Çunat problematikë ne na duhen,
nëse pala tjetër punon me banditë,
ata çuna nuk kërcënojnë popullin,
as nuk të intimidojnë duke zënë pritë.
Prandaj, ne jemi të ndershëm,
por bandës së PD i japim hakun,
turp t’i vijë Metës që e bëra president,
pale, më shan dhe baba Takun.
Baba Taku është i ri dhe energjik,
dhe nuk e bën çiçin në pantallona,
Meta ka ikur fare nga trutë,
e shkalloi fare Saliu dhe ajo Mona!
Ne s’jemi më të mirët absolutisht,
por më të mirë se ne s’ka,
Janullatosi tha votoni kanditatët e pastër,
por më dritë se ne ku ka?
Mos dëgjoni VOA-n dhe E.Biberajn,
se ata janë thjesht kazan,
ashtu si media dhe gazetarët,
që shiten e blihen këtu në Tiranë.
E dëgjuat se ç’tha miku Sandër Vuçiç,
se në PD Saliu akoma urdhëron,
opozita propagandon Shqipërinë e madhe,
me këtë projekt në BE kush të integron?
Ja pra që ndryshimi e ka një emër,
e shikoni si është e vërteta,
diferenca jam vetëm unë,
as Luli, as Mona, as Saliu e as Meta.