Dy javë më parë i hoqën, tani rekomandohet që edhe të vaksinuarit të mbajnë maska. Varianti Delta i koronavirusit rrezik për njerëzit

Ermir Ermir

Në Kaliforni, zyrtarët e shëndetit të Los Anxhelesit kanë këshilluar banorët që të përdorin maskat në hapësirat e brendshme publike, ndërsa ai shtet përballet me shtimin e rasteve të variantit Delta të koronavirusit.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të atij varianti në Kaliforni, zyrtarët këshillojnë që edhe individët e vaksinuar duhet të mbajnë masaka në ambjentet e brendshme publike.

Këshilla shëndetësore vjen vetëm dy javë pasi autoritetet e Kalifornisë kishin hequr shumicën e kufizimeve të koronavirusit në atë shtet. Departamenti i Shëndetësisë në Los Angeles e dha rekomandimin për përdorimin e maskës në ambjentet e brendshme publike përmes një postimi në rrjetin Twitter me 28 qershor.

Lajmi habiti dhe zemëroi shumë banorë në Los Angeles. Kaylie është një prej tyre. Ajo i tha Zërit të Amerikës se kishte besim të plotë tek vaksinat.

“Jam vaksinuar. Besoj se nëse të gjithë njerëzit janë të vaksinuar nuk është i nevojshëm përdorimi i maskës. Vaksinimi më ka dhënë lirinë për të marrë frymë lirisht kur futem në dyqanin e ushqimeve.”

Megjithatë, shumë banorë janë duke ndjekur udhëzimet dhe ndjehen të shqetësuar nga variantet e reja të virusit.

“Ndoshta po nëse ata rekomandojnë. Nuk jam i vaksinuar, por nëse sugjerojnë unë do ta bëj atë”, thotë për Zërin e Amerikës Igori, banor i qytetit Los Angeles.

Në maj, rreth 4% e të infektuarve kishin variantin delta të koronavirusit, duke shkuar në 14.5% gjatë qershorit. Dr. Alexander Ljubimor i Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Ky variant është shumë më ngjitës, le të themi se gripi i zakonshëm. Varianti Delta ka tipare më të zakonshme me proteinat njerëzore ndaj është kaq ngjitës.”

Profesori i Epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles Timothy Brewer thotë për Zërin e Amerikës se të dhënat nënvizojnë rëndësinë e vaksinimit.

“Lajmi i mirë është se të dhënat e deri tanishme, përfshirë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë ende efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe sëmundjes serioze nga varianti Delta. Lajmi i keq është se varianti është më infektues dhe përhapet më lehtë.”

Ekspertët thonë se varianti Delta është kryesisht i rrezikshëm për ata që nuk janë vaksinuar apo kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës. Po ashtu të rrezikuar janë edhe ata që janë vaksinuar plotësisht por që vuajnë nga sëmundje kronike ose kan sistem imunitar të dobët. Kjo është arsyeja që zyrtarët këshillojnë përdorimin e maskës.

“Dihet që shumica e infektimeve me koronavirus ndodh në ambjentet e brendshme publike. Për ata që janë në natyrë dhe mbajnë distancë të madhe fizike, rreziku i infektimit është shumë i vogël. Por kur je brenda dhe ke përreth njerëz të tjerë për një kohë të gjatë, atëherë ka gjasa të ndodhin infektimet, ndaj përdorimi i maskës mund të ndihmojë parandalimin”, thotë profesori Brewer.

Ndryshe nga shtetet e tjera amerikane, banorët e Kalifornisë po vaksinohen. Pothuajse gjysma e popullsisë atje është vaksinuar plotësisht. Ekspertët besojnë se shkalla e lartë e vaksinimit do të bëjë që Kalifornia të mos mbyllet përsëri. Mbi 154 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara. / VOA

Share This Article
4 Comments
  • Domethene maskat dhe “vaksinat” jane kot, nuk vlejne, sepse virusi ndryshon lëkure çdo jave.

  • Ndersa Ramut kurva e hapi Shqiperine dere me dere per Delten. Ashtu beri dhe vjet kur korona pushtoi Evropen. Sa u futen tragetet me shumice, atehere u kujtuar qe i leverdiste te fuste tanket per te shembur Teatrin. Tani i duhet te fusi pucistet te Teatri i Vlores.
    Pis me te ndyre nuk gjen

  • Alpha Beta Gama delta epsilon zeta eta theta jota kappa lamda mi ni ksi omikron pi ro sigma tao ypsilon fi hi osi mega says:

    Apdejtohuni o pipell…ka dale varianti i ri Lambda qe po bo kerdine
    Kush ka bere fixerin, duhet ti fush edhe nji doze xhonson end xhonson per tu rujt,
    Kush ka bo astran duhet ti fush edhe nji sputnik + vitamin K ne doza te larta
    Kush ka bosinovaksin…duhet me mor Rakacollin ne tel se vec ajo e ka formulen..

    Ah po, se desh harrova, mesoni edhe alfabetin grek qe te jeni brenda, ta dini kush variant do injektohet ne te ardhmen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *