Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Me keqardhje se si qeveria nuk vlerëson sadopak ankesat e qytetarëve ndaj administratës në shërbimet publike. Është e pamundur, se kjo administratë është nomenklaturë e qeverisë. E pra, gjithmonë është vërtetuar se qeveritë janë rrëzuar nga administrata e saj. Korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e tatim taksave, në zyrat e ISSH-së në arsim e kudo. Qytetarët kanë bërë e po bëjnë përditë ankesa dhe kryeministri në vend që t’i kërkojë llogari qoftë ministrit të Shëndetësisë, qoftë drejtuesve të tatim taksave e kryesisht të Tiranës, merret me lëvdata e batutat e paraardhësit. Kam dy javë që kërkoj vërtetim për një fëmijë invalid tek tatim-taksat e 21 dhjetorit e as nuk bëhet fjalë e me lloj justifikimi se duhet vetëm kartë identiteti e asnjë dokument tjetër. Ju faleminderit Dita, nga Plaku.
