Gjergj Lezhja dhe Ylli Asllani dy këshilltarë të presidentit Bujar Nishani janë njëkohësisht edhe të deleguar të Partisë Demokratike në bazë për riorganzimin e saj? Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Gjergj Lezhja dhe këshilltari për Pushtetin lokal Ylli Asllani, janë caktuar nga kreu i PD Lulzim Basha të jenë të deleguar në degët e dy qyteteve. Kjo u bë publike gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të gazetarit Roland Qafoku të ditës së hënë dhe sipas të ftuarve në panel cilësohet një skandal. Ndërkohë deputetët e PD, Igli Cara dhe Gjergj Papa si dhe kandidati për deputet Loenard Olli, të pranishëm në studio nuk pranuan të jepnin komente për këtë përplasje, porse u shprehën se dy këshilltarët e presidentit nuk kanë qenë në mbledhjen e organizuar në PD me të 40 të deleguarit në degët e Partisë Demokratike. Pritet që në ditët në vazhdim si Lezhja dhe Asllani të sqarojnë pozitën e tyre politike duke ndarë njëherësh edhe faktin nëse do jenë apo jo definivisht edhe këshilltarë të presidentit të republikës por edhe të deleguar të PD.
PO PSE HABITENI O NJEREZ TE MIRE,SIKUR EDHE TE DELEGUAR TE MOS JENE CAKTUAR ATA JANE KONTIGJENTE UDHEHEQES TE PD BASHKE ME NISHANIN QE ME KETE RAST DUHET SHKULUR NGA PRESIDENCE QE ESHTE E SHQIPTAREVE ,JO E PD
Do ishte me e moraleshme ta kishin caktuar edhe ate te deleguar diku se ai detyrimisht i detyrohet Saliut dhe duhet te lehe per ate e P D e derrit e te doses doemos .