Nga Çapajev Gjokutaj
Përse duhen dy kombëtare shqiptare në futboll? Kjo pyetje m’u kujtua duke lexuar shkrimin “Football, Brexit and us” të profesorit të Harvardit, Ricardo Hausmann. Po e sjell përmbledhtaz.
Në europian gjermanët u përfaqësuan me një skuadër, britanikët me tre: Angli, Wells, Irlanda e Veriut.
Po të nisesh nga historia duhej të ndodhte e kundërta. Dy Gjermanitë u bashkuan në 1991, kurse unifikimi i parë i shtetit Gjerman daton vetëm më 1871. Bashkimi i mbretërisë britanike është ku e ku më i hershëm, ka nisur qysh më 1177.
Po të vinin me një përfaqësuese, britanikët do të nxirrnin një skuadër super të fortë. Zgjodhën të vinin me tre dhe, si për ironi Anglia u skualifikua nga përfaqësuesja e një futbolli modest, Islanda.
Profesori i Harvardit vëren se në këtë mes ka diçka të ngjashme me Brexit-in. Shumica e britanikëve votuan për dalje nga BE-ja. Me sa duket mentaliteti i shtyn drejt parimit: më mirë një vend ku polakët, rumunët etj. nuk lejohen të konkurojnë për një pozicion në ‘skuadrën’ e përbashkët ekonomike. “Në se do të lejoheshin mund të konstituohej një ‘skuadër’ ekonomike më e fortë, por s’do të ishte jona”.
Më mirë jona dhe e dobët se sa e përzier dhe e fortë. Për hir të disa lidhjeve emocionale, britanikët injoruan dukuri reale e racionale. Por emocionet, ka thënë i pari, i ngjajnë vajit të kandilit, kur janë me tepri e shuajnë e të lenë në errësirë.
Dhe zarari që sjell mbizotërimi i emocioneve, ka filluar të duket: Menjëherë paundi shënoi minimume historike, në pak ditë tregjet financiare zhvlerësuan nja dy trilionë dollarë nga pasuritë e britanikëve. A ia vlen që ta paguash kaq shtrenjtë emocionin që krijon ‘jona’?
Duke lexuar akademikun e Harvardit mendja të shkon tek futbolli shqiptar që, me pranimin e Kosovës në FIFA do të konkurojë me dy skuadra, përfaqësuse të dy shteteve shqiptare. Jemi shumë më pak se britanikët, kemi një futboll shumë më modest se i tyre. Eshtë thuajse e sigurt se kjo ndarje do ta dobësojë futbollin shqiptar.
Suksesi historik i kombëtares pati në themel strategjinë e Gianni De Biasit: Gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, ku janë, për ç’klub luajnë, mundësisht të mblidhen në një skuadër. Sa më shumë prej tyre të vijnë, aq më e fortë skuadra, aq më i sigurt suksesi.
Vendimi për të dalë me dy përfaqësuese mund të ketë shumë arsye e të kënaqë shumë dëshira, mbase edhe ego. Por një gjë është e sigurt si buka: minon strategjinë e De Biasit, tashmë të provuar si të suksesshme dhe, me gjasë, do ta dobësojë përfaqësimin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare.
Veç anës profesionale, edhe në rrafsh politikash ka diçka që vjen kundër logjikës. Përfaqësuesja jonë e futbollit luan një rol të çmuar: shtyn miliona shqiptarë të bashkohen rreth saj dhe simboleve të saj, që janë dhe simbolet e kombit. Nxitet e vitalizohet kështu ëndrra e bashkimit kombëtar. Duket se edhe në këtë rrafsh do të humbasim jo pak.
Humbje të tilla prekin gjithë kombin, ndaj zgjidhja e alternativës ‘me një apo dy kombëtare’ duhej të ishte bërë pas debatesh të gjera nga elitat intelektuale, profesionale e politike. Nuk janë çështje që u takojnë një grushti politikanësh dhe disa teknokratëve, aq më pak teknokratëve të sportit…
Ndryshe nga britanikët, propaganda jonë kombëtare nuk e vë theksin tek dallimi, por tek njësia e gjuhës, historisë, kulturës. A nuk ngjajmë pak të dyzuar dhe hipokritë: Me fjalë ekzaltojmë njësinë dhe bashkimin, kurse me vepra të kundërtën?
Nëse hipokrizia ju duket fjalë e rëndë, mund ta zëvendësoni me cilësorin ‘aguridhe’. Presim të piqemi. Deri atëherë, do prishim e do ndreqim si të na e thotë tepeleku. A nuk bëjnë kështu gjithë kalamajtë?

Ne nuk jemig Germani, aq me pak UK. Kosova ka nevoje te artikulohet nderkombetarisht per t’u shkeputur nga Serbia. Si me mire se permed sportive e vecanerisht futbollit mund ta beje kete? Bashkimi i skuadrave do te bete kur te bashkohet me Shqiperine, vetem athere ka kuptim.
E vertete. Tifozet shqiptare nga dy anet e kufirit humbin kohe kot me kundershtimin ndaj dy kombetareve. Me mire te punojme drejt nje kampionati te perbashket dhe nderkohe t’i perkrahim te dy “kombetaret” tona me te njejtin entuziazem.
Ne jemi shtet i dobet dhe kemi politiksne te dobet , ndaj nuk bsshkohemi dot
Keshtu qe Pavarsia e Kosoves te foircohet gjithmone e me shume , dhe qe te largohet gjithmone e me shume nga Serbia duhet te krijoje nje Kombetare te mire , sepse futbolli te jep shum emer pozitiv ne boten moderne
Ndaj te gjith Talentet kosovare te futbollit e kane per detyre patriotike qe te perfaqsojn Kosoven , ne menyre qe Kosova te paraqitet sa me mire , sepse vetem ne ket menyre i shetben forcimit te Psvarsise dhe forcimit te shtetit te Kosoves
Dhe ndoshta me vone pas 30 vjetesh kur te dalin politikane shqptare patriote e inteligjente ne mund te bejme Bashjimin tone
O Gjokutaj nuk jane rastet njesoj, te behemi njehere me dy shtete e dy kombetare pa le te jemi ne fund nuk eshte emocion eshte analize e situates krejt ndryshe qe kemi ne nga Britania.Gjithsesi Britania ka luftuar shume me pas gjithe skuadrat, jo Anglezet, por skocezet, uellsianet e irlandezet.Nuk eshte pune kalamanjash dhe aq e thjeshte edhe per ta, tjeter gje Brexit.