Ku i kini shkollat profesionale zoti Kryeministër?!
Sa herë që duhet të flasë,
për punën e punësimit,
të parin e qeverisë,
e kap dell’ i zemërimit!
Më kujtohet këngë e vjetër:
“Ore-ore lulebore,
këtu kemi punë plot,
po s’kemi fuqi punëtore!”
Nuk do ishin kafenetë,
plot të reja dhe të rinj,
shumë do ishin në punë,
po të ishin zanatçinj?!
Mirë e ka Rama që nxehet,
sa tund qytetin e fshatin,
po s’na thotë-si këta njerëz,
do të mësonin zanatin?!
Ndaj i them-o beu ynë,
merre pak më me ngadalë,
se këtu është fshirë nga lista,
arsimi profesional!
E dimë që s’kini fuqi,
dhe shkolla nuk ngrini dot,
po ca kurse gjashtë mujore,
kudo mund të ngrihen sot!
Për gjashtë muaj-një polic,
sot e nxjerr me kurs-or mik,
nuk ka pse merr më shumë kohë,
një kovaç-a mekanik!
Mijëra vende pune bosh,
mund të quhen një resurs,
por as shteti-as privati,
nuk kanë hapur asnjë kurs!
****
“Byroja Kombëtare”-një term i gabuar
(“Shqiptare ” ose “Shtetërore”)
Diskutimet-porsi zjarre,
në dy kampet kanë vërshuar,
por Byroja Kombëtare,
është emër i gabuar!
Shqipëria është një shtet,
që bën ligje veç për vete,
ndërsa Kombi është shtrirë,
të paktën në pesë shtete!
Kjo Byro që tash po ngrihet,
me inat e shpejtësi,
vetëm brenda do të njihet,
mbi gjithë Kombin s’ka fuqi!
Do të jetë-nuk ka dyshim,
një nga hallkat shqiptare,
dhe nuk ka asnjë kuptim,
që t’i themi kombëtare!
Thotë ndonjëri: “Ky poeti,
di t’i vërë pikat mbi “ë”,
sepse kombi edhe shteti,
tek ne s’janë e njëjta gjë!”
Po bëhet-na thotë reklama,
vërtetë një gjë e madhe,
ndaj ekipi që ka Rama,
futi termin: “Kombëtare!”
Që Kombi ynë s’është unik,
nuk e kanë menduar fare,
ndaj byroja në u bëftë,
mund të quhet thjeshtë: “Shqiptare!”
Tash që sugjerova unë,
ndryshime nuk bën Ai,
sepse sot fiksimi i tij,
quhet: “Megalo-mani!”

O enverist folklorist na qave bithen me keto pallavra……..
Po cfare faj ka Duka qe ti i afrohet bythen kushdo qe te ishte do te ta rafshonte sa te te dilnin syte si topa bilardo. Kur te ha ate do presesh pasaj ruaj emrin se po e moren vesh do te zene radhe per ate pune.