Pranvera Kola
E ndërsa maturantët kanë nisur tashmë me përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore 2020, rezultatet e të cilave janë vendimtare për të vijuar konkurimin për studimet e larta, edhe institucionet e arsimit të lartë kanë nisur të shpallin kriteret, mbi të cilat do të bëhet përzgjedhja e fituesve të rinj që do vijojnë studimet në ciklin “Bachelor” për vitin akademik 2020-2021. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës që rezulton të jetë një ndër më të kërkuarit në radhët e maturantëve ka detajuar kriteret dhe sqarimet përkatëse për zgjedhjen e fituesve të rinj në programet e studimit të këtij institucioni. Në vendimin e miratuar nga dekanati, saktësohet se edhe për pranimet e reja të këtij viti, dy janë kriteret bazë mbi të cilat do të bëhet përzgjedhja e fituesve. Në këto kushte, është vlerësuar se shpallja e fituesve do të përcaktohet në të njëjtën masë nga vlerësimi i mesatares së studimeve të shkollës së mesme, si dhe nga mesatarja e lëndëve të përcaktuara si prioritet për degët e këtij fakulteti.
Dy kriteret për fituesit e rinj të 2020-s
“Këto kritere janë përzgjedhur bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara në Fakultetin e Ekonomisë, si dhe ato të shkollave jashtë vendit, si lëndë të rëndësishme në formimin e logjikës ekonomike dhe njohurive të nevojshme për vazhdimin e studimeve në Ekonomi dhe degët e profilet përkatëse. Kriteret e pranimit të studentëve të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë edhe për vitin akademik 2020 – 2021 do të jenë të njëjta me ato të viteve të shkuara. Konkretisht, përbëhen nga 50 për qind nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (e cila do të llogaritet si mesatare e thjeshtë) dhe 50 për qind nota mesatare e gruplëndëve specifike (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore)”, sqarohet në vendimin e kaluar nga dekanati. Për secilën prej këtyre lëndëve prioritet jepet edhe ndikimi që do ketë në rezultatin final që maturanti do të grumbullojë gjatë konkurimit për vijimin e studimeve të larta në këtë fakultet. Konkretisht bëhet fjalë për këto lëndë, Matematikë me një peshë 15 për qind, Ekonomi me një peshë 15 për qind, Fizikë me një peshë 10 për qind, si dhe Gjuhë e huaj me një peshë 10 për qind. Për pranimet e vitit të ri akademik, maturantët dhe kandidatët e tjerë do mund të garojnë për programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në Financë, Ekonomiks, Informatikë Ekonomike, Administrim Biznesi.
Provimet e Maturës 2020
Sikudnër është përcaktuar më herët me udhëzim të posaçëm nga MASR, provimet e Maturës Shtetërore 2020 do të nisin në datën 8 qershor. Në këtë datë maturantët do të zhvillojnë provimin e parë të detyruar në lëndën e gjuhës së huaj, sipas kushteve të përcaktuara për secilin nga profilet shkollore. Tre ditë më pas, përkatësisht në datën 11 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më tej provimet do të vijojnë me lëndën e matematikës në datën 15 qershor. Prova e fundit që maturantët duhet të kalojnë është provimi me zgjedhje, i cili do të zhvillohet në datën 18 qershor. Po në të njëjtat data do të zhvillohen edhe testimet për maturantët që ndjekin shkollat e mesme profesionale. Sipas kushteve të përcaktuara, testi i çdo lëndë që do të jepet si provim i Maturës Shtetërore 2020 do të vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. Gjithashtu është përcaktuar edhe pragu minimal i pikëve që duhet të grumbulloni për të qenë kalues. Maturanti do të konsiderohet mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25 për qind të totalit të pikëve, me të cilat vlerësohet testi.
Programet orientuese të provimeve
Për të orientuar maturantët në lidhje me përgatitjen për provimet e maturës, janë zbardhur edhe programet orientuese me temat që duhet të rishikoni me kujdes për zhvillimin e provimeve. Provimet e detyruara do të mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë. Programet orientuese të provimeve të detyruara (Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj) për të gjithë maturantët/kandidatët janë në përshtatje me programet ekzistuese të arsimit të mesëm të lartë. Ndërsa programet orientuese të lëndëve zgjedhje do jenë të njëjta për të gjithë maturantët që kanë plotësuar formularin A1 dhe A1Z. Programi orientues i lëndëve me zgjedhje përmban programin e lëndës bërthamë dhe atë me zgjedhje. Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2020 do të fillojnë në orën 10:00 dhe do zgjasin 2 ore e 30 minuta. Testet e provimeve të detyruara dhe të provimit me zgjedhje do të hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Testi për secilin nga provimet e detyruara dhe të provimit me zgjedhje vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2020 mund t’i rijapin provimet në sesionin e dytë që do të zhvillohet në muajin shtator.
Lista e lëndëve të përcaktuara si prioritet për degët e Ekonomikut
1) Matematikë vlerësohet me 15 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Nëse Maturanti ka zhvilluar edhe lëndë të tjera të gruplëndës “Matematikë”, si në listën më poshtë, do të merret mesatarja e thjeshtë e të gjitha notave të këtyre lëndëve, gjatë gjithë viteve të studimeve të shkollës së mesme, përfshirë dhe ato të maturës shtetërore.
- Matematikë
- Matematikë dhe elementet e statistikës
- Matematikë dhe të dhënat e statistikës
- Matematikë e avancuar
- Matematikë e thelluar
- Matematikë e zbatuar
- Matematikë I
- Matematikë II – MA
- Matematikë, Gjermane
- Matematikë, Gjimnaz
- Matematikë, Gjuhësore
- Matematikë, Italiane
- Matematikë, Profesionale
- Matematikë-profil
- Përforcim Matematikë
- Matematikë – Kompjuter
- Algjebër
- Algjebër II
- Algjebër Trigonometri
2) Ekonomia vlerësohet me 15 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. , me një peshë 15%. Nëse Maturanti ka zhvilluar edhe lëndë të tjera të gruplëndës “Ekonomi”, si në listën më poshtë, do të merret mesatarja e thjeshtë e të gjitha notave të këtyre lëndëve, gjatë gjithë viteve të studimeve të shkollës së mesme, përfshirë dhe ato të maturës shtetërore.
- Ekonomi
- Ekonomi Bërthamë
- Ekonomi e përgjithshme
- Ekonomi e thelluar
- Ekonomi e thelluar (Lëndë me zgjedhje)
- Ekonomi e turizmit
- Ekonomi e zbatuar
- Ekonomi kombëtare
- Ekonomi ndërmarrjeje
- Ekonomi shëndeti
- Ekonomi tatime
- Ekonomia dhe te drejtat
- Ekonomia e personelit
- Ekonomia e tatimeve
- Ekonomi-Hyrje në Biznes
- Ekonomik
- Ekonomiks
- Njohuri për ekonominë
- Parimet e ekonomisë
- Praktikë ekonomike
- Business and economics in english
- Ekonomi – Filozofi
3) Fizika vlerësohet me 10 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Nëse Maturanti ka zhvilluar edhe lëndë të tjera të gruplëndës “Fizikë”, si në listën më poshtë, do të merret mesatarja e thjeshtë e të gjitha notave të këtyre lëndëve, gjatë gjithë viteve të studimeve të shkollës së mesme, përfshirë dhe ato të maturës shtetërore.
- Fizikë
- Fizikë – 1
- Fizikë (Lëndë me zgjedhje të detyruar)
- Fizikë Bërthamë
- Fizikë e avancuar
- Fizikë e thelluar
- Fizikë e zbatuar
- Fizikë Gjuhë Italiane
- Shkenca natyrore (Kimi, Fizikë, Ekologji)
- Sisteme teknike (Fizikë, Elektronikë, Elektroteknikë)
- Shkenca natyrore
- Shkenca (që ka në përbërje lëndë fizike)
- Shkenca Modul.
4) Gjuha e Huaj vlerësohet me 10 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Në gruplëndën gjuhë e huaj përfshihen të gjitha lëndët e gjuhëve të huaja që maturanti ka zhvilluar gjatë procesit mësimor të studimeve në shkollën e mesme.

Pershendetje ,
Doja te dija nese penalizohem une nese zgjedh fakultetin e ekonomise?
Sepse tani ne vit te 3 , nuk kam bere fizike..
Ju lutem pres pergjigjen tuaj
Jo nuk penalizohesh
Pershendetje
Doja te dija se sa eshte mesatarja e pranimit ne fakultetin e ekonomis
Ju lutem
Pershendetje!
Do ja te dijasa eshte mesatarja për t’u pranuar ne fakultetin ekonomis
Ju lutem!
Pershendetje!A duhet patjeter matematika avance per te kapur ekonomikun?
Po ne rast se do qe te vazhdosh per information ekonomik por zgjedh te mos besh tik dhe teknologji por biologji ne gjimnaz do te ndikoj kjo per degen ?
Po ne rast se do qe te vazhdosh per information ekonomik por zgjedh te mos besh tik dhe teknologji por biologji ne gjimnaz do te ndikoj kjo per degen ?
A duhet me sesben matematika e avancuar per elonomikun?? Ju lutem kush ka nje pergjigje mese ben fizike,kimi dhe biologji te avancuar por matematiken ben vetem berthamen a te penalizon ne ekonomik?