Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Është shumë e vërtetë dhe të gjithë njerëzit, jo vetëm që e mendojnë, por po ju mbushet mendja çdo ditë se fjala e artë e popullit “dy kunguj nuk mund të mbahen nën një sqetull” është më se evidente. Prandaj duhet edhe të parashikohet në riparimin e ligjit. Nëse kryebashkiaku mund të bëhet kryetar partie, të zëvendësohet automatikisht nga partia e tij për pjesën e mbetur të mandatit. Për të mos folur ose të filozofojmë pse ai nuk mund ta ndjekë me rigorozitet detyrën, aq më keq kur ka një si Bozdo që në vend të bëjë detyrat e tij në Bashki, merret tërë ditën me “mustaqet e Çelos” duke bërë politikë, që nuk i takon fare atij, edhe pse e ka lënë atë detyrë.
