Dy lesbike myslimane vënë kurorë

anazapta

Dy lesbike nga Irani kanë lidhur kurorë në Stokholm, pas një lidhjeje 9-vjeçare. Sahar Mosleh dhe Maryam Irfanar janë njohur online disa vite më parë dhe vendosën t’i jepnin fund beqarisë në javën e “Krenarisë Gay”, që mbahet në Stokholm.

Një lidhje e tillë, dy grave myslimane mund t’u kushtonte jetën në vendin e tyre të lindjes, por në Suedi lidhja e tyre u bekua nga imani Ludovig Mohamed Zahed.

Ky i fundit është algjerian dhe jeton në Afrikën e Jugut. Ai është një emër i njohur për aktivistët LGBT të vendeve myslimane.

Por përtej kundërshtisë së fortë të parimeve të islamit me preferencat seksuale, dy gratë lidhja e dy grave ka edhe veçanti të tjera.

Maryam pret të sjellë në jetë fëmijën e parë të kësaj martese, ndërsa Sahar është invalide, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë e kockave.

Sipas ligjeve të Iranit, nëse dy gratë do të ishin kapur bashkë në momente intime, do të ishin dënuar me 50 fshikullime kamxhiku. Ligji parashikon përsëritjen e një ndëshkimi në tri raste, ndërsa nëse do të kishte ndodhur për herë të katërt, do të aplikohej dënimi me vdekje.

2

3

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *