Dy lirika nga mosha e rinisë

J L

Pashë një ëndërr…

 

Nuri i vdekjes të kish rënë,

në mes lulesh shtrirë,

ike ti dhe gjithë Bota,

u bë shkretëtirë.

 

Hidhërim’ i drithëruar,

o-ç’m’i mori mëntë,

derdhej lot i syrit tim,

përmbi syrin tënd.

 

Qerpik’ i syrit të zi,

s’lëvizte një fije,

eh-se ç’kohë të vështirë,

gjete që të flije.

 

Më le në botën e marrë,

vetëm-fillikat,

këtë lule të florinjtë,

mos ma merr-moj baltë!

 

Po papritur-ja-u zgjova,

kisha parë ëndërr,

ti-në gjirin tim të ngrohtë,

flije si një engjëll.

 

Zgjohu-jetën ta gëzojmë,

me mish e me zëmër,

se një ditë-e vërtetë,

do të jetë kjo ëndërr!

 

Nuk do rrojmë njëmijë vjet,

o njerëz të gjorë,

jeta vjen e shkon papritur,

si një meteor…

 

Mistra, Greqi -1994

 

Dritë-o dritë e xixëllonjës

 

Dritë-o dritë e xixëllonjës,

ndrit e ndrit hapat e zonjës,

që del vetëm nëpër netë,

si në vajzëri të shkretë.

 

Dritë-o dritë e xixëllonjës,

ndrit e ndrit gjirin e zonjës,

që me naze vajzërie,

digjet prush në një korie.

 

Dritë-o dritë e xixëllonjës,

ndrit e ndrit gjirin e zonjës,

nëpër gjinj e nëpër shalë,

si qiri tretet një djalë.

 

Dritë-o dritë e xixëllonjës,

ndrit e ndrit gjirin e zonjës,

aty sosi dalëngadalë,

shpirt’ i një të shkreti djalë.

5.12.1977

Botuar në Dita, 28 korrik 2016

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *