Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Mendoj se në botë ka dy lloj gënjeshtrash. Një kur gënjejmë të tjerët e tjetra vehten. Në fakt ndryshimi është i madh. Një tjetër, sidomos kur të beson a kur ta ka nevojën, e gënjen lehtë dhe justifikohesh tek ai me një përgjigje të thurur bukur. Por unë them duke u nisur nga eksperiencat, qoftë edhe vetjake, që përgjigja që i jep vehtes është shumë më e vështirë pasi nuk ka viktimë përveç vehtes. E meqë kjo ndjesi është e mundimshme, për ngushëllim, gënjejmë sa të mundim e kë të mundim. Ky mentalitet, meqë këtu te ne është me fitim e nuk ka kush e dënon, është kthyer në modë ndërmjet nesh. Drejtësia pa asnjë lloj drejtësie i jep krahë. Dikur filozofi i lashtë grek kërkonte me qiri në dorë në mes të ditës njeriun e humbur. A thua edhe sot e kësaj dite nuk është gjendur akoma? Them se po. Profeti.