Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e së martës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku u përplasen dy automjete.
Sipas Policisë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
j.l./ dita

O gazetaruce qe nuk jeni gazetare!
Pse ndodhi perplasja? Pse humben jetet?
Zgjebja @…………Nuk eshte fai i gazetareve ,(nuk dua ti ndihmoj) Por eshte fai i policise qe gjithmone thuhet ,(grupi i te pa afteve) ,eshte ne vend ngjarje dhe po merret me shkakun e aksidentit .
Dua te te them , e kam lexuar vete ne gjuhe te huaj nga ing mekanike qe bejne konstruksionin e Benxit ne Studgard .( nuk jane ing te dulles te fabrika e bullonave kavaje )Por direkt te zanatit Gjermane .
Kur dy makina pelplasen balle per balle dhe te dyja te jene me 80 km ne ore secila , tronditja ,eshte e barabarte sigur te biesh nga nje lertesi prej 20 kate ,por jo ne dhe por ne cimento ,ose beton sic e perdorim ne .Qe kur e kam lexuar sinqerisht une kam frike kur hipi ne makine ,dhe e ha kur te tjeret parakalojne keq ,sidomos ne shqiperi . Me vjen keq per bebushin e vogel 5 vjecar .dhe me sa shikoj une ka qene perplasje ballore nga te dy atomjetet .duhet te jete parakalim i gabuar simbas fotografise ,balle per balle .Por habitem qe kane shpetuar te tjeret ,ndonese ska qene shpejtesia e kesaj norme qe ta thashe me siper .
Pershendetje .