Letër e nënshkruar
Teki Koka
Historia nuk mundet të ndryshohet me arrogancë e sipas oreksit nga pushteti i radhës sikundër ka vepruar politika e tranzicionit. Çdo korigjim i historisë duhet të kryehet me prova e fakte konkrete përmes një procesi reflektimi nga të gjithë subjektet dhe vetëm pasi të krijohet distanca e nevojshme kohore nga ngjarjet.
Drejtuesit politikë të tranzicionit të vetshpallur si “liderë të demokracisë” Fatos Nano e Sali Berisha, për mendimin tim kanë vetëm kontribute minimale për zhvillimin normal të Shqipërisë. Përkundrazi me veprimet e mos veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme jo vetëm popullit, por me dashje e kanë deformuar e sabotuar dhe sistemin demokratik në Shqipëri.
Sidomos pasoja ka sjellë shkatërrimi i ekonomisë duke zhbërë dhe vjedhur të gjitha pasuritë e Shqipërisë vetëm për interesa të familjeve e klaneve të tyre të dyshimta. Kulmi që përsëri me papërgjegjshmëri totale vazhdojnë dhe mburren akoma se historia u vjen nga prapa dhe janë të pazvëndësushëm.
E kundërta është e vërteta: Këta individë janë drejtuesit më ordinerë që ka patur Shqipëria pas 1912-ës.
