Në gjimnazin e Cërrikut janë infektuar me koronavirus dy mësues.
Sakaq, bëhet me dije se këta të fundit janë izoluar menjëherë në banesat e tyre dhe mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë u është bërë tamponi kolegëve, por edhe kontakteve të tjerë që kanë pasur të infektuarit para se të izolohen.
Ndërkohë, informohet se shkolla është dezinfektuar dhe nuk ka një njoftim për pezullimin e mësimit, por që do të vazhdojë normalisht duke respektuar masat dhe rregullat që janë vendosur në kuadër të COVID-19.
h.b/dita
