Kur më në fund u rikthye në fushë me PSG dhe dukej se gjithcka po shkonte më në fund në rrugën e duhur, kanë ardhur të tjera probleme për Serge Aurier.
Gjykata e parisit e ka dënuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë me 2 muaj heqje lirire dhe një masë administrative prej 600 eurosh, pas sulmit fizik që ai kreu ndaj një agjenti policie, majin e shkuar në dalje të një klubi nate.
Megjithatë ky dënim mund të konvertohet në punë sociale, kështu që është e sigurt që Aurier nuk do ta shlyej dënimin e tij në qeli, madje nuk është në rrezik as prania e tij të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër Ludogoretzit.
Më 30 Maj Aurier sëbashku me disa miq të tij sapo ish larguar nga një klub nate në zonën e Champs-Elyse në Paris, kur u konfrontua verbalisht me disa oficerë policie , debate degjeneroi dhe mbrojtësi sëbashku me miqëtë e tij përfunduan në rajonin e policisë ku qëndruan për 24 orë.
Më parë gjatë muajit shkurt ai u pezullua nga drejteusit e klubit pas në një komunikim virtual me fansat ai ofendoi ish trajnerin Blanc, u shpreh totalisht kundër portierit Italian Sirigu dhe shpenzoi fjalë negative edhe për Ibrahimovic e Di Marian.
Gjatë kohës që ishte i pezulluar ndodhi edhe ngjarja në fjalë, megjithëse drejtuesit e falën duke e rintegruar në skuadër.
Tashmë pas 4 muajsh erdhi edhe vendimi i gjykatës, i cili megjithëse nuk do të ndikoj drejtpërdrejt në aktivizmin e 23 vjecar, mbetet një njollë e zezë nëjetën e tij dhe në dosjet e klubit parizien.
