Antonio Candreva dhe Cesc Fabregas të dy janë të lënduar dhe nuk dihet se a do të paraqiten në ndeshjen Itali-Spanjë.
Euro 2016 ka rezervuar një përballje të frikshme që në fazën e 1/16.
Candreva kishte pushuar në humbjen e Italisë prej 1-0 kundër Irlandës për shkak të një lëndimi.
Anësori i Lazios, kishte probleme me muskujt, por pushimi siç duket nuk i ka mjaftuar.
Edhe Spanja është më probleme pasi Fabregas sot ka munguar në stërvitje pas një aksidenti në stërvitje me Alvaro Moratan.
