Dy në spital, njëri u shpall në kërkim. Adoleshentët u konfliktuan për një biçikletë

Rovena Cerka

 

Adoleshentët janë konfirmuar me njëri tjetrin në zonën e Ish Kinostudios në kryeqytet.

Paraprakisht mësohet se sherri mes tyre ka nisur për një biçikletë.

Të plagosurit përkatësisht 12 dhe 14 vjeç janë dërguar në spital, ndërsa një tjetër adoleshent mësohet se është në kërkim si autori kyç i ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *