Dy oficerë policie të Los Anxhelosit u pushuan nga puna sepse po luanin lojën e Pokemonit në momentin arratisjes së dy grabitësve që po vidhnin një dyqan, tregojnë dokumentet e gjykatës.
Dyshja kishin parkuar makinën aty pranë kur erdhi një telefonatë në radio për oficerët për t’iu përgjigjur një grabitjeje dyqani.
Por, sipas një rishikimi të pamjeve të kamerave në makinë, ata kishin luajtur Pokémon Go dhe zgjodhën të ndiqnin një Snorlax në lojën virtuale, në vend të grabitësve.
Dyshja mohuan të luanin lojën, por u shkarkuan pas një hetimi. Pamjet e kamerës në makinë zbuluan se ata kishin diskutuar thirrjen dhe vendosën të mos përgjigjen.
a.m/dita