Dy parametra për kriminelët e luftës në Botë!

Leda Hysa

Nuk e di akoma,

nëse është në dijeninë tuaj,

që Amerika dhe sot i pushkaton,

spiunët që i shërbejnë një shteti të huaj!

 

Ky fenomen ka ndodhur rëndom,

por ende aty s’ka dalë ndonjë horr,

që këto pushkatime,

t’i klasifikojë si krim shtetëror!

 

Kurse këtu këto pushkatime,

në kohën e regjimit të shkuar,

si “krime të komunizmit”,

paturpësisht janë klasifikuar!

 

Kemi një Nurenberg kryesor,

mbas shkatërrimit të fashizmit,

ku kriminelët e luftës u dënuan,

sipas niveleve të krimit!

 

Aty u dënuan kriminelët kryesorë,

besoj se këtë kushdo duhet ta dijë,

pastaj paralel çdo shtet më vete,

kish “Nurenbergun” e tij!

 

Më e ashpër nga të gjithë ishte Franca,

që vari dhe pushkatoi çdo bashkëpunëtor,

por askush aty s’ka guxuar,

ta quajë këtë një krim shtetëror!

 

Këtu-ata pak që u kapën,

mbas rënies me turp të fashizmit,

paturpësisht ca historianë të dhier,

i quajnë si krime të komunizmit!

 

Askund s’u falën kuislingët,

dhe kolaboracionistët,

më e prerë qe Europa Perëndimore,

ku në fuqi nuk ishin komunistët!

 

Një pjesë e kriminelëve të arratisur,

si diversantë këtu u kthyen,

pa diskutim-nga bijtë e popullit,

me plumbin ballit u shpërblyen!

 

Shumë nga ata përsëritën krimet,

krime që kurrë s’janë harruar,

po Nishani-një çiban i tokës sime,

si martirë kriminelët i ka dekoruar!

 

Dihet statusi i diversantëve,

në çdo periudhë të njerëzimit,

po eliminimin e tyre-tufa e intrigantëve,

e  quan si krim të komunizmit!

 

Asnjë shtet-me kriminelët,

nuk është treguar kurrë i butë,

po dhe Shqipëria ishte një vend Sovran,

me ligje-rend dhe Kushtetutë!

 

Askush s’e mohon dot vlerën e gjyqeve,

që në atë kohë u bënë,

po ende dhe sot Mërgatat  e Qyqeve,

akuzat dhe shpifjet s’i lënë!

 

Ka pasur tentativa pa fund,

për viktimizimin e ballistëve,

dhe tradhtitë e krimet e tyre,

u faturohen dhunës së komunistëve!

 

Te “Opinioni” i Blendi Fevziut,

mund të gjesh çdo debil e debile,

që s’e dinë se vetë Mit’hat Frashëri,

me urdhër-firmë e vulë ka shpallur luftën civile!

 

Kurrë s’kam parë ndonjëherë,

panel më të mjerë se kësaj here,

ku çështjen e mbronte një me shtatë vjeçare,

dhe historiane qe një pioniere!

 

Me termin “krimet e komunizmit”,

këtu çdo horr dhe horrlleshë abuzon,

kur në Shqipëri është përndjekur,

as një përqind e popullit tonë!

 

S’e di pse mbetjet balliste u gjallëruan,

tani që s’u gjenden as patkonjtë,

dhe gjer në Kuvendin e Shqipërisë guxuan,

kriminelë të shpallnin heronjtë!

 

Nëse ti ke dënuar e burgosur,

gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit,

as teorikisht nuk mund të flitet,

këtu për krimet e komunizmit!

 

Të njëjtat krime ka dënuar,

si kudo në Botë dhe Shqipëria ime,

po ato të Botës fare s’quhen,

vetëm këto tonat quhen krime!

 

Këtu nga pisat po hidhet ideja,

se vetëm burgje dhe kampe kanë ekzistuar,

po këtu triumfoi e reja,

në një shtet modern dhe të lulëzuar!

 

E kemi jetuar atë kohë,

në të katër anët dritë frymonte jeta,

për njerëzit e ndershëm dhe me dinjitet,

vetëm kjo dhe kjo është e vërteta!

 

Nuk më ngacmojnë fare epitetet,

nostalgjik-apo enverist,

një njeri që thotë açik të vërtetat,

quhet realist dhe vetëm realist!

 

Nëse situata do të ishte ndryshe,

siç thonë dhe shkruajnë djajtë,

nuk do kish mundësi që dhe sot e kësaj dite,

të kemi një popull krejt të majtë!

 

A.DUKA

Share This Article
9 Comments
  • Sistemi komunisto – diktatorial i ndrroi faqen Shqiperise. Nga nje vend i perhumbur, letargjik, analfabet, i prapambetur deri ne ekstrem, – u transformua ne nje shtet te perparuar europian. Kjo eshte njera ane e medaljes. Ana tjeter nuk eshte aq roze sa e pershkruan Duka. Ishte nje sistem mbytes, ku neperkembeshin te drejtat baze te njeriut. Ishte sundimi i gjysem opingave dhe druve me pré mbi pjesen me te civilizuar dhe intelektuale te vendit. Te cilet perndiqeshin dhe survejoheshin si te molepsur nga ideologjia borgjezo – revizioniste. Eshte e vertete se sot njerezit jane ne shumice te majte, por askush nuk e deshiron me kthimin e atij sistemi. Kjo deshmohet edhe nga votat e pakta qe marrin partite komuniste ne zgjedhje. Per te qene realist, siç thote edhe Duka.

  • Ketu fashizmi komunist sundoi nga 29 nentori dita e pushtimit
    Prandaj ke ngaterruar Parametrat.
    Mos te duken bashkepunetore te fashizmit Anastas Lulo,Sadik Premte,Pali Terova,Zai Fundo,Mustafa Gjinishi,Zef Mala,Shefqet Beja,Musine Kokalari,Sabiha Kasimati, dhe qindra antifashiste qe u pushkatuan dhe denuan nga Junta Pol-Potiste “SIPAS MODELIT FRANCEZ”,apo SIPAS MODELIT :NYREMBERG”?
    Po persekutimi 50 vjecar i femijve niperive dhe deri ne brezin e katert,ne cilin MODEL PERENDIMOR ka qene?
    Sepse une MODELIN e gjej vetem ne Ghetot cifute. dhe ne Aushvic.

  • demo ; ti sot mund te mos vrasesh asnjeri me gjyq, por i vret me asgjesimin e te drejtes per prone e punesim, qe e ke vulos me kushtetute; “kthimi i prones ish pronarit”; le pa prone e pa pune, c’do njeri, qe s’ka…pase prone . dhe ish “jo pronaret” kane qene 85% e popullit shqipetar . apo mos quan “ish pronare” ata qe kan pase nen 10-15 dn. toke ose nje…hale ? (dhe ketu hynin pikerisht 85% e popullit, qe “zoteronin” 15 % te fondit te tokes dhe 85 % e zoteronin, beleret e cifligaret) ? ( e ka thene me gojen e tij, vete ..kryeshpirteni i ketij kombi …sabri godo) .

  • Demo per te gjtheate liste me emera qe permende asnjeri prejtyre nuk beri histori por beri poshtersi mbi vendin e tij.Nje bravo per Duken

  • Une sot nuk kam marre asnje pellempe toke nga dymije hektare qe kishte me tapi stergjyshi im.
    As kompensim,asgje.
    E drejte e prones eshte themeli i sistemit ku pranuam te aderojme.
    Do te hysh ne Evrope,pa i kthyer pronen pronarit,harroje!
    Do te ma kthesh pronen aq sa kam ne tapi me ferra me driza ashtu si e pata.Cfare ke mbjelle e cfare ke ndertuar merri me vete nuk i dua.
    I jam mirenjohes Ramiz Alise qe ne ate situate presioni rrugaceror nga banditet e rruges dhe banditet enveriste nuk pranoi te bente pronare ne toke te huaj,fshataret e kooperativave.
    Nuk fajesoj Edi Ramen per krimin e Zaptimit te tokave dhe pyjeve,sepsew e mori pushtetin 23 vjet pas baterdise mbi pronat.
    Fajtori,Murtaja,Kolera,krimineli qe kreu krimin e TJETERSIMIT,GRABITJES,VJEDHJES,ZAPTIMIN E TOKAVE DHE PRONAVE NE SHQIPERI ESHTE NJE DHE VETEM NJE,.MALOKU I ZI SALI BERISHA.
    E vetmja hakmarrje qe mund te bej une eshte bashkoj voten me socialistet keto 30 vjet.
    Po keta jane stan me lepuj.
    Lus zotin qe Zylfije Haklaj te behet kryeministre.
    Kushedi.Kurre mos thuaj kurre!

  • Kjo poezi kaq e madhe perfunfimisht te ka rreshtuar ne nje piedestal me viganet e medhenj te kombit tone, pasi jeni duke punuar shume në sherbim te Shqiptarizmes.
    Po te ishin shqiptaret si ju ne do te ishim Israeli i Europes.
    Suksese ne veprimtarine tuaj te madhe krijuse dhe aktivitetin e pashoq kombtar!

    • Hera e pare qe jam dakort me Mark Ukun. Pronat dhe çifligjet i keni pasur nga Sulltani si shperblim per sherbimet qe i bete Portes se Larte. Kaq. Reforma agrare ishte me e drejta e mundshme. Per me shume toka kurre nuk mund te jete private. Ajo ka ekzistuar miiona vjet para se te binte ne dore te banditit te fundit me çitjane qe u dhuroi tokat e Arberise Verlacajve, Toptanasve, Vrionasve etj etj. Toka eshte prone publike. Ajo mund te jepet per tu shfrytezuar, por pronari i saj eshte gjithe populli. Eshte njesoj sikur te privatizosh ujin, ajrin apo edhe mineralet. Del nje i forte i katundit psh dhe thote qe kjo galeria e kromit ketu eshte e imja se kam pasur me pare nje kotec pulash siper! Vetem çfare eshte ndertuar nga dora e njeriut si shtepi, fabrike etj etj eshte private, pra mund te shitet dhe te blihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *