Për të realizuar një album, katër djemve nga Liverpuli u mjaftuan 12 orë dhe 400 stërlina. Por “Please please me” revolucionarizoi historinë e popit dhe atë të miliona njerëzve. Në 22 mars, albumi i parë i grupit “Beatles” mbush gjysmë shekulli ndaj dalja e tij. 13 këngë që lanë gjurmë të thella në historinë e muzikës botërore.
Ndërkohë, sot shënohet një tjetër datë me rëndësi për një nga djemtë e grupit legjendar të muzikës britanike. John Lenon dhe Yoko Ono u martuan 44 vjet më parë pikërisht në 21 mars. 80-vjeçarja Ono ka postuar në rrjetet sociale foton e syzeve që Lenon mbante në 8 dhjetor 1980, në momentin kur u qëllua për vdekje nga Mark Chapman.
Artistja me origjinë japoneze ka zgjedhur të kujtojë këtë ditë duke theksuar impenjimin e saj në aktivitetet pacifiste dhe humanitare.
“Më shumë se 1 057 000 janë vrarë nga armët e zjarrit në SHBA që kur John Lenon u qëllua në Nju Jork në vitin 1980. Ne po e kthejmë këtë vend të bukur në zonë lufte. Të përpiqemi ta bëjmë Amerikën tokë të paqes. Vdekja e njeriut të dashur është një përvojë që të boshatis shpirtin. Ende sot, pas 33 vjetësh, unë dhe djali ynë Sean e ndiejmë mungesën e tij”.
