Dy pitbullët sulmojnë të zonjën, e moshuara vdes në shtëpinë e saj

Dita

Një e moshuar u sulmua nga dy qentë e saj Pitbull në Inveruni, Milano. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u deshën disa të shtëna, që qentë të largoheshin nga trupi i gruas, i shtrirë përtokë.

Pasi është transportuar me urgjencë në spital, mjekët nuk ia kanë dalë ta rikthejnë në jetë gruan 79-vjeçare, e cila kishte pësuar arrest kardiak.

Sipas policisë, gruaja është kafshuar disa herë dhe pasi është rrëzuar përtokë, qentë i kanë këputur edhe njërin vesh. Për shkak të tmerrit që ka përjetuar, zemra e saj ka ndaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *