Dy poezi për dashurinë…

J L

1. Dashuria është abstrakte…

 

Dashurinë-dashurinë,

asnjeri s’e ka arritur,

nëpër misteret e saja,

hyn e del i pastërvitur.

 

S’e njohim në të vërtetë,

as në prill e as në maj,

po dhe pa e njohur fare,

ne jemi robër të saj!

 

Dashuria s’ka formula,

që përmendësh t’i mësosh,

po për të është vënë vula,

thjesht… duhet të dashurosh!

 

Dashuria s’njeh logjikë,

ndryshe dashuri s’do qe,

është abstrakte edhe pikë,

ndaj dot s’e kuptojmë ne!

 

Dashuria-dashuria,

jo-nuk ka formula fikse,

dhe në një zemër që digjet,

s’mund të futesh me zjarrfikëse!

 

Koha ikën si shigjetë,

si shigjetë e vetëtimë,

po ne s’e njohim gjithë jetën,

as veten-as dashurinë!

 

14.03.2008

 

2. Zjarr dashurie…

 

(Vargje për këngë)

Seç u dogj një flutur,

në flakë të qiririt,

ndaj më shkau loti,

në qerpik të syrit.

 

Seç u dogj e shkreta,

me vete thashë unë,

u dogj sepse dritën,

e donte aq shumë!

 

Po kështu-njëlloj,

ndodh mes njerëzisë,

se ç’i djeg të gjithë,

zjarr’ i dashurisë.

 

Eh-ky zjarr i shkretë,

tret gurë e zinxhirë,

i vetmi ku njerëzit,

digjen me dëshirë!

 

Digjen me dëshirë,

të mençur-të marrë,

dhe hidhen pa frikë,

nga zjarri në zjarr!

 

Nga zjarri në zjarr,

të plagosur mbetën,

me ca plagë zemre,

që dhëmbin gjithë jetën…

 

Tetor, 2005

A. DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Dhe Majakovski,ky dashnor deri ne vetvrasje,do te shkruante:
    Mama,mama
    Jam semurur nga nje semundje e mrekullueshme,dashuria.

  • Mirë e ke o Ben Duka për dashurinë, por je lodhur kot. Janë thjesht vargje në letër, ndoshta dashuri utopike. Sot e kësaj dite, dashuria varet nga paratë. Tashmë është hapur edhe “kutia e Pandorës”! Dolën në shesh pagat e shqiptarëve. Ato të shqiptarëve të thjeshtë dihet si janë. Puna është si janë pagat e të famshmëve të ekranit, “Vipave” që thuajse çdo ditë i sheh nëpër media duke bërë avokatin e politikanëve e pronarëve të mediave. E ç’të shohësh?!! Ndërkohë që rroga minimale në Shqipëri është 300mijë lekë të vjetra, Ben Blushi (masha e Ramës) merrte 240milion lek në janar. Ai thotë se ishte bonus dhe se në fakt rroga e i tij qe 10milion vjetra në muaj. Sidoqoftë, ç’janë këto të ardhura? Lavatriçe? Pse jo. Bën propagandën e rilindjes, dhe e bëjnë drejtor, pse jo dhe aksioner dikur tjetër, dhe për pak vite u bë bos Blushi “i ndershmi ndryshe” i ish partisë Libra. Arjan Çani dihej që në 2007 që ishte gazetari në i paguar në Shqipëri pas Fevzos. Çani e meriton sepse nuk është e lehtë të ftosh në emision lloj lloj llumi dhe qesharakësh, për ti promovuar si talente, si vipa apo të fortë, apo për t’i tallur si debila. Nuk është e lehtë të mbash dërrkucin osho në tavolinë, dhe njëkohësusht t’i bësh reklamë kanaçeve të kafesë apo pijeve të ndryshme si të jesh shitës ambulant. S’ke ça i thua, është mjeshtër! Gent Zenelajn nuk e morra vesh pse merrte 4.5milion lekë reja në muaj! Vetëm si prezantues i Stopit? Apo është edhe atje është e vështirë të mbash në tavolimë lloj lloj budallëqesh si aparat kodi mors, gomerë pellushi, kanaçe, ilaçe, pra si Çani! Me sa duket qënka punë e vështirë kukllaxhillëku! Eni Vesili e ka hak atë rrogë sepse është ekselente në propagandën e saj në shërbim të Ramës dhe rilindjes, së fundmi dhe Bashës. Baton Haxhiun nuk e kuptova pse merrte rreth 18 milion lekë? Batua mezi lidh 2 llafe i shkreti, duket si analfabet funksional, nuk nxjerr dot një ide të qartë në ligjëratën e tij, por është i qartë që bën propagandë për Ramën, dhe kjo patjetër që paguhet mirë. Andi Bejtja 18milion? Ç’bën ky mavria? Ky edhe kur flet duket sikur përton, sikur nuk e kanë paguar për punën që bën! Çudi!! “Gjigandi” Çim Peka 740mijë lek vjetra! Skandal! Të bësh emision live si drejtues dhe servil i Berishës, dhe merr aq?! S’ka shans! Aq deklaron, por paga me siguri është e majme. Alketa Vejsiu 800mijë lek vjetra? Fundi i botës! Kaq para alketës nuk i dalin as për të fshirë hundët që i ka bërë operacion plastik! E jo më për kremra, brekë, qerpikë fallco etj. Ermal Mamaqi 1milion e 200mijë? Çfarë zhgënjimi! Mamaqi sikur bënte ato kurset trajnuese sesi të bëhesh milioner! Ka vilë 500mijë euro+biznes dhe merr atë rrogë? Me kë tallen këta karagjozë?! Ami Toska 800mijë vjetra? Me biznes Ami Event? Arbana Osmani 9.86milion? Ç’dreqin bën kjo? Tërë këto miliona vetëm se thotë “mirëmbrëma yje”?! Luana Vjollca 5.4 milion? Sa pak! Luana veç për “gomisteri dhe mirëmbajtje” të operacioneve plastike që ka bërë do më shumë. E në fakt prandaj kur iku nga Topi filloi kërkonte 20milion në muaj! Por nuk gjeti dot ndonjë budalla që ti jepte atë rrogë. Me siguri do shkojë prapë te Topi. Pronarja Vjollca nuk e ka problem se vetë është kumarxhie e paparë kazinosh e prish milionat shpesh atje vetë. Salsano 4.4 milion? Hallall! Të paktën në këtë vend vlerësohen gagaçët dhe qerosët! Qershia mbi tortë (mqs edhe tema ishte mbi dashurinë), janë binjakët Romeo dhe Donald Veshaj, me rrogë të deklaruar 304mijë lekë të vjetra. Edhe një operator në call center merr më shumë. Donaldi ka hyrë në Big brother Vip. Ku është vipllëku këtu? Do thoni ju që edhe presidenti i SHBA është njeriu më me pushtet në botë por merr rrogë më pak ndoshta se Blushi. Dakord, por atij i ka peshë fjala dhe urdhëri, kurse Romeo edhe kur hyri te Bigu për të takuar të vëllanë kishte varëse e unazë të trashë flori por nuk dihet me çfarë parash i blejnë?! Këta bëjnë edhe si don zhuanë. Me 300mijë lekë rrogë nuk del as për të ngrënë, as për qera shtëpie, e jo më për makinë, veshje firmato apo dashnore si Jonida Maliqi apo Beatrix Ramosaj, apo qoftë edhe si Bora Zemani që merr 3.2 milion rrogë! Apo këta gjithmonë mbahen me para nga dashnoret? Çudi e madhe!! Sidoqoftë, në një vend si Shqipëria me një varfëri të madhe, gjithë këto të ardhura janë një tallje e madhe. Prandaj, dashuri nuk ka më, por vetëm interes, para. Edhe Marina, ishte shtatzanë dhe tërë kohës ngeli në punë me barkun te goja. Lindi dhe prapë në punë, sikur nuk bëri pushim fare, asnjë ditë, që mos t’ja zinte njeri vendin e punës, madje as e motra! Më thoni ndonjë nga këto vajzat e ekranit që është lidhur apo martuar me djalë të varfër? Dini ndonjë? Marina jo, Luana jo, Alketa Jo, Armina jo. Mos ndoshta F.Ponari? Edhe sikur të jetë, me siguri nëse do vazhdojë karrierën mediatike, do ndahen, ashtu si dikur Elvana Gjata&Co. E të mendosh që këta janë “Vipat” shqiptarë që na japin mend nëpër media për varfërinë, politikën, drejtësinë etj. Me xhepat plot edhe budallenjtë të mirëudhëzuar bëhen si të zgjuar! Qershia tjetër mbi tortë është pagesa që thuhet se marrin “Vipat” për të ndenjur e vërdallusur në Big Brother? Thuhet se çdo banor merr 1500 euro për çdo javë qëndrimi në shtëpi, pra i bie të paktën 6000 euro në muaj. Mjafton me kaq besoj për të kuptuar se çfarë popull delesh janë shqiptarët që kanë 30 vite që votojnë të njëjtën tufë hajdutësh që janë pasuruar dhe pasurojnë edhe një grusht njerëzish të ashtuquajtur “Vip”, ku një pjesë e mirë e këtyre janë thjesht zero me bisht, e jo rrallëherë janë analfabetë funksionalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *