Po ti je i imi…
Vendi im i dashur,
që rritesh mes lotëve,
po ti je i imi,
nuk je i idiotëve.
Vendi im i dashur,
shpirti i të parëve,
po ti je i imi,
nuk je i kusarëve.
Vendi i rubinëve,
dhe margaritarëve,
po ti je i imi,
nuk je i shpellarëve.
Vendi im i dashur,
nënë e të mëdhenjve,
po ti je i imi,
jo i maskarenjve.
Vendi im i dashur,
nënë e të mëdhenjve,
po ti je i imi,
dhe jo i çakejve.
Vendi im i dashur,
sofra e të mirëve,
po ti je i imi,
nuk je i vampirëve.
Vendi im i dashur,
thesar i florinjve,
po ti je i imi,
jo i gjarpërinjve.
Vendi im i dashur,
që më bëre burrë,
po ti je i imi,
ndaj s’do humbësh kurrë.
Jeho labërishte!
Këtu është Turqi,
dhe i thonë :”Saba”,
shkrepi labçja ime,
përmbi Ankara.
Me një gjuhë drite,
gjuhë Shqipërie,
që s’u tret pesë shekuj,
prej kësaj Turqie.
Jeho labërishte,
me magji të rrallë,
ti gjuhën e nënës,
na e mbajte gjallë.
Jeho labërishte,
të më ndizet gjaku,
jeho-le të shajë,
me zë turkoshaku.
Jeho labërishte,
gjym tek kraharori,
ti në të vërtetë,
je Ambasadori.
Je Ambasadori,
maleve të mia,
një Baba-Tomori,
tjetri-Lunxhëria.
Në majë të Tomorit,
rri Xhevo Spahiu,
në majën e Lunxhit,
unë…dhe frymë njeriu!
Ankara, Shkurt 2005
A. Duka

Popopopo sa te madhe e ben pordhen ky njeri mer aman. Dhe nuk ka nevoje te haje as fasule sepse eshte aq i sterfryre vete sa gazrat i dalin vetevetiu.
Shume respekt per ju z Duka
Jeni njeriu qe larteson shpirtin shqiptar
Ju uroj qe muza juauj te jete e perhershme