Dy efektivë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, zbulohen si kokat e një rrjeti të organizuar të trafikut të armëve në linjën Shqipëri-Kosovë, duke vjedhur armatim nga depot për qëllime përfitimi. Bashkë me dy oficerët, njëri i Policisë Kufitare Kukës, që cilësohet edhe kreu i grupit, dhe tjetri magazinier i Repartit 100 në Mullet, u arrestuan edhe 4 ndihmësit që grumbullonin fishekë dhe armatim dhe i transportonin drejt kufirit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dispononte prej disa javësh informacion se oficeri i kufirit Fadil Sula, 53 vjeç, nga Kukësi dhe magazinieri i Repartit 100 të Ministrisë së Brendshme, Hamdi Matja, 52 vjeç, nga Tirana, kryenin trafik armësh. Pas hetimeve me metoda speciale, duke i futur në përgjim dhe ndjekje, është dokumentuar aktiviteti kriminal, kurse ditën e djeshme u bë goditja. Teksa udhëtonin me një makinë tip “Benz” drejt Kukësit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, u ngrit një postbllok. Brenda mjetit, të fshehura në kofano, u gjetën arka të shumta me fishekë dhe një automatik.
Operacioni
Burime zyrtare të policisë thanë se u arrestuan edhe Liman Gjici, 47 vjeç, banues në fshatin Bushtricë të Kukësit, i dyshuar si ndihmës i organizatorit kryesor të grupit, Lorenc Zyli, 34 vjeç, banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit, Erjon Zisko, 24 vjeç, banues në Gramsh e
Abedin Plaku, 53 vjeç, po nga Gramshi, në rolet e grumbulluesit dhe trafikuesit.
“Arrestim u mundësua pas një hetimi intensiv disa mujor, të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “trafikimi i armëve dhe municioneve. Operacioni për kapjen e tyre u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa ishin pjesëtarët e grupit kriminal ishin duke transportuar një sasi armësh dhe municionesh luftarake”, thanë burime zyrtare të policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12780 fishekë automatiku e pistolete, 4 armë automatike, një sasi e konsiderueshme pjesë armësh të çmontuara.
Hetimet
Nga hetimi i deritanishëm rezulton se vetëm magazinieri i Repartit 100 në Mullet, Hamdi Matja, ka furnizuar grupin me 100 mijë fishekë. Mësohet paraprakisht se një armë automatike shitej deri në 50 mijë lekë të reja dhe deri në 30 mijë lekë një armë pistoletë. Grupi hetimor po merr në pyetje të dyshuarit, për të mësuar destinacionin final të armëve në Kosovë dhe personat e përfshirë. Për këtë qëllim po bashkëpunohet edhe me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë.
Të arrestuarit e grupit të trafikut:
Fadil Sula, 53 vjeç, inspektor në Policinë Kufitare Kukës, organizator
Liman Gjici, 47 vjeç, Kukës, ndihmës i organizatorit
Hamdi Matja, 52 vjeç, magazinier armatimi në Repartin 100 të MB, furnizues
Lorenc Zyli, 34 vjeç, Gramsh, grumbullues dhe furnizues
Erjon Zisko, 24 vjeç, Gramsh, grumbullues dhe furnizues
Abedin Plaku, 53 vjeç, Gramsh, grumbullues dhe furnizues
Ja pra kelyshet e Mul Ndokes po pregaditeshin per 20 shkurtin…ptuuu rrace e keqe. P.D jashte ligjit.
Nje sukses i madh i policis se shtetit shqiptar. Ketu duket qe Ministri i Rendit e ka seriozishte berjen e shtetit, kjo po e acaron Berishen pasi me sa duken nje nga nje te gjith ata militante te PD po shkojne vete si lepuri ne qerre.
Berisha i trenditur thell nga keto suksese te qeveris shqiptare po perpiqet qe fain t`ua leje te tjerev.
Krimi i mbjellur dhe i rritur ne 8-vjecarin e Saliut nje e nga nje po u shkulen rrenjet.