Ngjarje e rëndë në Komisariatin Nr.3 në Tiranë! Efektivi qëllon për vdekje kolegun e tij. Autori i ri në polici, viktima 20 vjet efektiv

Amelda Amelda

Një ngjarje të rëndë është raportuar nga mediat e ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Dy efektivë në Komisariatin 3 janë përplasur me armë dhe për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Është zbardhur identiteti i policit që qëllua nga kolegu i tij dhe emri i këtij të fundit. Autori është Ludian Zaimi, ndërkohë i plagosuri Çaush Saliasi, policë të patrullës së Përgjithshme.

Bëhet me dije se autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte futur në Policinë e Shtetit, ndërkohë që viktima ishte veteran, pasi kishte mbi 20 vite.

Të dy ishin policë të Patrullës së Përgjithshme. Po ashtu mësohet se sherri mes tyre nisi për motive banale në ambientet e komisariatit, ndërsa çoi deri në përgjakje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ja pra Krrutat e rinj qe fut Rilindje ne Policine e Shtetit, ca derdimene me te vetmin kontribut Patronazhimin e komshinjve e kolegeve.

  • Zot i madh…! Jane aty per te mbrojtur njerezit… vrasin njeri-tjetrin! A i kontrollon Kush per ekuilibrin mendor keta?

  • Pse kot tha Ilir Meta jam nga Skrapari un o budallej,jam Avi Rustem,nuk ka bere dicka tw madhe,justifikon origjinen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *