Qeveria nuk heq dorë nga PPP, shpallen dy të tjerë në gusht

J L

Megjithëse Shqipëria ka ende kufizime ligjore për lëvizjet e mjeteve detare dhe megjithëse qeveria premtoi se do t’i jepte fund praktikave koncesionare PPP, në fillim të muajit gusht janë shpallur sërish procedura për dhënien me koncesion të ndërtimit të dy porteve për jahte.

Sipas OpenDataAlbania bëhet fjalë për koncesionet: Porti i Jahteve Marina Rodon dhe Portin Marina Limon Sarandë.

Koncesioni për Partneritetin Publik Privat të Portit të Jahteve Marina Rodon është shpallur si procedurë në datën 6 gusht.

Afati për këtë kontratë 35 vite.

Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Koncesioni tjetër është ai për Marina Limon dhe është parashikuar si port turistik i shërbimeve. Ky Port do të jetë i vendosur në Qytetin e Sarandës. Aktualisht terreni i parashikuar është nën administrimin e Portit Detar Sarandë.

Edhe për këtë port, investimi është parashikuar PPP me afat kontrate prej 35 vitesh.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Shqiperine e shpeton vetem nje Enver Hoxha i dyte.Edhe sikur te dale ndonje politikan i guximshem 10 vitet e ardhshme, gje qe nuk ka gjasa te ndodhe duke pare se c´brume kemi, nuk ka shance t´i rrezoje keto kontrata. Taksapaguesi shqiptar e ha sa krahu, si me PPP apo pa to, duke marre me mend gjobat qe vine nga Strasburgu per kontratat e prishura.

  • porti i Limioni eshte percaktuar per tju dhene Artan Dulakut i cili e ka rrethua portin qe tani dhe nuk lejon njeri te futet

    eshte nje skandal i pa pare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *