Dy pyetje Bashës për Kukësin

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! Vizita e Bashës në familjen Haziri në Kukës më detyroj t’i bëj dy pyetje dhe një argument: Vizita juaj ishte për politikë apo për dhimbje njerëzore? Së dyti, në Kukës pushtetin e ka PD mbi 15 vjet, dhe e ëma e viktimës është me arsim të lartë e i ati një ndër shoferat më të kualifikuar e punëtorë. Tani u kujtuat për varfërinë e kësaj familjeje të respektuar me 7 pjesëtarë pa asnjë të ardhur në shtet që kur ju e keni marrë pushtetin në Kukës. Ju kërkuat që kjo familje e të tjera të ndihmohen, po Ju sa e ndihmuat? Ju e shfrytëzuat këtë fatkeqësi të mbesës sime 23 vjeçare për politikën tuaj më të pamoral e shkatërruese. Sinqerisht po të kisha ndodh aty nuk do ju kisha pranu, siç nuk ju pranuan 4 viktimat që vratë në bulevard. Plaku Daj Sami, nga Kukësi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *