SMS në DITA
Në 0689073730
DITË, të gjithë duhet ta dinë
Që nga jugu në veri
Ata dy që shitën vendin
Quhen Zogu dhe Sali.
I pari ja shiti Duçes
Iku duke vjedhë florinë
Ky Saliu shiti detin
Na i la peshqesh Greqinë
Që të dy spiunë të serbit
Kurrë s’e deshën Shqipërinë
Nga armiq u vunë në krye
Për t’i vjedhur pasurinë.
Që të dy njësoj vepruan
Duke vjedhur, duke vrarë
Popullin e varfëruan
Si të ishin turq barbarë
Turp të shohësh sot hajdutin
Te ‘’Treni’’ në lapidar
Po më tmerr të dëgjosh Salën
Si rrugaçët duke sharë.
Të dy duhet që t’i flakim
Në koshat e historisë
Ahmet Zogun në harresë
Sali zgjyrën drejt qelisë
Me nderim e respekt! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Pse, atehere populli i Tiranes nuk ia shkul ”’bullonat” monumentit te A. Zogollit ne bulevard ?
Ju pergezoj Kapo Labi . Shume e bukur dhe me bereqet
Po nuk besoj qe ndryshon ne ate vend
Ne keshtu u krijuam si shtet dhe keshtu do vazhdojme
Shpresoj qe mos te zgjase shume kjo paturpesi
Neve dime te bejme vetem nje gje mire te shesim veten per kedo qe paguan me mire